Mesazh

I madhi Unë Jam

“Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: «Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju”, po të jetë se ata më thonë: “Cili është emri i tij”?, ç’përgjigje duhet t’u jap?». Perëndia i tha Moisiut: «UNË JAM AI QË JAM». Pastaj tha: «Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNË JAM-i më ka dërguar tek ju”». Perëndia i tha ende Moisiut: «Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im, me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë”.-Eksodi 3:13-15

Ne mund të flasim dhe të lutemi për shumë gjëra në lidhje me këtë pasazh. Por arsyeja pse doja të shkoja deri në vargun 15 është për shkak të gjësë së fundit që Perëndia i thotë Mosiut. Ai i thotë: “Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im, me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë”. Kjo na fut brenda historisë sepse ne jemi pjesë e të gjitha breznive që përmenden këtu. Ne jemi në Dhiatën e Re dhe Bibla thekson vazhdimisht ata që janë pjesë e trashëgimisë së besimit që filloi me Abrahamin dhe që ia kalua Jakobit. Perëndia ynë është Perëndia i Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, por është edhe Perëndia i Moisiut, Perëndia i Davidit, i Isaias dhe i Danielit. Pra, ndërsa i lexojmë vazhdimisht e vazhdimisht këto histori në Dhiatën e Vjetër, kjo është trashëgimia e besimit tonë. Specifikisht këtu Perëndia po thotë: “Ky është emri im. Në çdo brez, populli im duhet të më njohë si «UNË JAM AI QË JAM».”. Këtu mund të kalojmë shumë kohë duke diskutuar se çfarë shpalos ky emër i Perëndisë për Të. Është sikur na jepet një listë kur Perëndia thotë: «UNË JAM AI QË JAM». Ai thekson se është unik, i shenjtë, përsosmërish unik. Ai thekson mëshirën e Tij për të cilën do të flasim më vonë, diçka që na shpaloset më tej në Librin e Eksodit, specifikisht disa kapituj më poshtë, në kapitullin 6, ku na tregohet mëshira e Zotit për të çliruar popullin e Tij nga skllavëria. Kur thotë «UNË JAM AI QË JAM», Perëndia thekson gjithëpraninë e Tij, se si Ai është gjithmonë kudo. Thekson plotfuqinë e Tij, se si Ai është i gjithëfuqishmi. Thekson vetekzistencën e Tij, se si Ai nuk varet nga askush. Ne nuk jemi vetekzistues. Ne varemi nga Perëndia për çdo frymëmarrje. Varemi nga ushqimi që Perëndia siguron për ushqyerjen tonë. Ne varemi nga mushkëritë që funksionojnë, nga zemra që rreh. Ndërsa Perëndia nuk varet nga askush. Ai është Ai që është. Është vetekzistues, është i vetëmjaftueshëm, nuk ka asnjë nevojë dhe kështu do të jetë gjithmonë sepse është i përjetshëm. Gjithmonë ka qenë, gjithmonë është dhe gjithmonë do të jetë. Ai nuk ndryshon kurrë. Emri i Tij thekson pandryshueshmërinë e Tij, se si Perëndia nuk ndryshon. Emri i Tij thekson besnikërinë e Tij ndaj premtimeve të Tij. Thekson sovranitetin e Tij mbi të gjitha gjërat, drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Emri i Tij thekson realitetin që vetëm Ai është Zoti.

Ndaj sot ne lutemi, Zot, së bashku në këtë çast, shekuj pasi Ti ia the këto fjalë Moisiut. Së bashku ne themi: Ti je Zoti ynë dhe ne të njohim si Zot. Ne e mbajmë mend këtë emër në brezin tonë. Ne të lavdërojmë si “Unë Jam-i”. Ne të lavdërojmë për shenjtërinë Tënde, për mëshirën Tënde, për gjithëpraninë Tënde, për plotfuqinë Tënde, për vetekzistencë Tënde, për vetëmjaftueshmërinë Tënde. Ndërsa listojmë këto cilësi që Ti ke, Zot, ne mahnitemi prej Teje. Ne marrim në konsideratë madhështinë Tënde, lavdinë Tënde, sovranitetin Tënd. Ti je i përjetshëm. Gjithmonë ke qenë. Ti je i përjetshëm. Gjithmonë do të jesh. Ti je i pandryshueshëm. Nuk ndryshon kurrë. Ti je besnik ndaj premtimeve të Tua në çdo kohë. Ti je sovran mbi gjithçka. Ti je i drejtë, je i mëshirshëm. Ne të lavdërojmë. Ti je Zoti. Ne të lavdërojmë që të njohim. Ne të lavdërojmë që kemi privilegjin për të komunikuar me Ty, që kemi privilegjin për të qenë në marrëdhënie me Ty, me të madhin Unë Jam. Jezus, ne të lavdërojmë për zbulesën Tënde si Unë Jam-i në mish, se si Ti erdhe. Në mendje kam librin e Gjonit ku Ti përdor këto fjalë për t’iu referuar Vetes: “Para se të kishte lindur Abrahami, unë jam. Unë jam drita e botës. Unë jam Bariu i mirë. Unë jam udha, e vërteta dhe jeta. Unë jam ringjallja dhe jeta.” Ti je Zoti. Jezus, ne të ngremë Ty lart si Unë Jam-i. Ne të ngremë Ty lart si Zotin. Ne të lavdërojmë Ty, Zot, adhurojmë emrin Tënd dhe se si e ke bërë të njohur emrin Tënd te brezat e tjerë dhe do ta bësh te fëmijët tanë, te fëmijët e fëmijëve tanë dhe te fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë, që të të njohin Ty si Zotin. Ne të adhurojmë, të lavdërojmë, mahnitemi prej Teje. Ne të duam, Zot, i Madhi Unë Jam. Ne të lavdërojmë për privilegjin që të njohim Ty në këtë mënyrë. Në emrin e Jezusit lutemi, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    qëndroni në dashurinë e TijDhe ne kemi njohur (kuptuar, dalluar, të ndërgjegjshëm, nga vëzhgimi dhe përvoja) dhe kemi besuar dashurinë, që Perëndia ka ndaj nesh. Perëndia është dashuri; dhe ai, që qëndron në dashuri, qëndron në Perëndinë dhe Perëndia në të. – 1 Gjoni 4:16 Letra e Parë e Gjonit 4:16 thekson që kemi…
    Tags: të, në, që, dhe, perëndia, për, është, mesazh
  • 86
    natyra e dashurisë së PerëndisëPor Perëndia, që është i pasur në mëshirë…ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar më anë të hirit). – Efesianëve 2:4-5 Kur shkurajohemi nga jeta, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është t’i kujtojmë vetes për natyrën e…
    Tags: që, të, për, ne, është, dhe, në, perëndia, mesazh
  • 84
    plani i përsosur i Perëndisë për juDuke qënë i bindur për këtë, se ai që nisi një vepër të mirë në ju, do ta përfundojë (atë vepër të mirë) deri në ditën e Jezu Krishtit (deri në ditën e kthimit të Tij). – Filipianëve 1:6 “Perëndia ka një plan të përsosur për jetën tuaj!” Të gjithë…
    Tags: të, që, në, për, është, ne, dhe, perëndia, mesazh
  • 82
    Autoriteti i Fjalës“Atëherë fjala e Zotit iu drejtua…” ( Zanafilla 15:4) Autoriteti në botën tonë është po aq i rëndësishëm sa edhe ushqimi i shëndetshëm dhe ajri i pastër. Kur secili është “ligj për veten” nuk ekziston ligji; anarkia çon në kaos dhe kaosi në asgjësim. Kjo është arsyeja pse historia e njerëzimit është…
    Tags: të, që, për, në, është, dhe, mesazh
  • 82
    afrohuni tek Ai”Fryma që qëndron në ne a dëshiron deri në smirë?” – Jakobi 4:5 A doni të afroheni me Perëndinë? Ai do që të jetë afër nesh. Vargu më sipër thotë që Fryma qëndron në ne dhe dëshiron deri në smirë me një dashuri xheloze. Pra, sa afër mund të jeni?…
    Tags: të, në, që, ne, për, dhe, mesazh
Comments