Mesazh

I tunduar për egoizëm!

Isaia 39:8 –Ezekia i tha pastaj Isaias: «Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë». Pastaj shtoi: «Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime».

Me qëllim që të kuptojmë çfarë nuk shkon me atë që Ezekia i tha Isaia, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi përpara kësaj. Pra, Isaia i foli Ezekias për shkak se ai kishte qenë xheloz për favorin dhe emrin ndaj autoriteteve të huaja. Kur ata erdhën, ai donte që të mburrej për të gjitha ato që kishte, për tempullin dhe për gjithçka që ai kishte si drejtues… për shkak të kësaj, do të vinte dita kur të gjitha gjërat në shtëpinë e tij dhe ato që ishin mbledhur nga etërit do të çoheshin te një komb i huaj. Nuk do të mbetej asgjë. Isaia tha gjithashtu se disa nga bijtë e Ezekias nga linja e tij gjenealogjike do të largoheshin nga Jeruzalemi dhe do t’i jepeshin një kombi të huaj ku do të bëheshin eunukë në pallatin e atij mbreti të kombit të huaj.

Pra, ky ishte lajm shumë i keq për ata do të të vinin pas Ezekias. Por më pas, Ezekia përgjigjet duke thënë: “Fjala e Zotit që ti shqiptove është e mirë”, dhe pastaj mendoi me vete: “Do të ketë të paktën paqe dhe siguri gjatë jetës sime.”. Ai ishte shumë i fokusuar te vetja. Ishte shumë i fokusuar te vetja kur erdhën të huajt dhe donte të mburrej para tyre për atë që kishte, sikur të ishte ai vetë që i kishte siguruar të gjitha ato dhe jo Perëndia. Në krenarinë e tij, ai tha: “Më shikoni. Shikoni se çfarë kam unë.”. Kishte egoizëm këtu, dhe kur ai dëgjon profecinë e gjykimit që do të vijë dhe tmerrin për familjen e tij, ai gjen ngushëllim vetëm në faktin që të paktën do të ketë paqe dhe siguri gjatë ditëve të tij.

Te Ezekia shoh tundimin që shoh në zemrën time. Besoj se është kështu edhe për ju. Ky tundim për egoizëm duhet të na bëjë t’i shohim gjithnjë gjërat përmes lenteve se si ato ndikojnë te ne në vend që të mendojmë, të kujdesemi dhe të kemi prioritete faktin se si gjërat do të ndikojnë te të tjerët përreth. Për çdo ditë kemi nevojë që të çlirohemi nga ky lloj egoizmi që kërkon të marrë nga të tjerët dhe gjithnjë mendon: “Si mund ta përdor këtë në mënyrë që të jetë e mirë për mua?”.

Ndaj lutemi: “Perëndi, na ndihmo. Të lutemi të na çlirosh nga krenaria që shohim te Ezekia, krenari që priremi ta kemi në jetën tonë. Të lutemi, Perëndi, të na çlirosh nga konsumimi, nga ajo që të tjerët mendojnë për ne dhe nga konsumimi me mënyrën se si rrethanat do të ndikojnë te ne dhe se çfarë do të jetë e mirë për ne. Perëndi, na ndihmo të mendojmë për atë që është e mirë për të tjerët përreth. Së fundmi, Perëndi, na ndihmo të shqetësohemi për lavdinë Tënde, që të jetojmë për emrin Tënd, për hir të emrit Tënd mes njerëzve përreth. Perëndi, ne lutemi që të na shpëtosh nga egoizmi sot, si në gjërat e vogla edhe në gjërat e mëdha në jetë. Të lutemi të na shpëtosh nga egoizmi dhe na ndihmo të jetojmë për të mirën e të tjerëve dhe për lavdinë e emrit Tënd në gjithçka që do të bëjmë sot. Në emrin e Jezusit ne lutemi, amen.”.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Përditë unë po vdes!(Ju siguroj) Përditë unë po vdes (çdo ditë përballem me vdekjen) për shkak të mburrjes për ju (për bashkësinë dhe unitetin me Krishtin), që kam në Krishtin Jezus, Zotin tonë. – 1 Korintasve 15:31 Egoizmi nuk është një sjellje e mësuar, ne kemi lindur me të. Por kur pranojmë Jezusin…
    Tags: të, për, dhe, që, mesazh
  • 100
    Gëzimi i miqësive!Përpjekjet e qëllimshme për të kërkuar dhe mbajtur miqësi mund të sjellin shpërblim të madh. Fjalët e urta 18:24 Sa miq të vërtetë keni? Në fillim mund t’ju vijnë në mendje shumë emra, por sa më shumë ta shqyrtoni pyetjen, aq më shumë ka gjasa që numri të zvogëlohet. Realiteti…
    Tags: të, që, për, dhe, mesazh
  • 100
    Për çfarë po shpresoni?Kthehuni në fortesë (sigurie dhe bollëku), o ju robër të shpresës! Pikërisht sot unë deklaroj se do të të jap dyfishin. – Zakaria 9:12 Kam një pyetje për ju: Për çfarë po shpresoni? Për çfarë po prisni në jetë? A po kërkoni për diçka të mirë të ndodhë apo po prisni…
    Tags: të, për, që, dhe, mesazh
  • 98
    Rruga e JetësJeta është e pasigurt, por nëse dëgjojmë zërin e Zotit, Ai do të na udhëheqë dhe do të na japë forcë për të vazhduar të ecim përpara. Psalmi 25:1-22 E ardhmja është një shteg i panjohur me kthesa të ngatërruara. Aktivitetet tërheqëse mund të jenë rrugë të tërthorta që të…
    Tags: të, që, dhe, për, mesazh
  • 97
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, dhe, për, që, mesazh
Comments