Kulturë

Institucionet kulturore ndërpresin aktivitetet, kinematë vazhdojnë punën

Vendimi i Qeverisë së Kosovës që përcakton masat që duhen marrë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit kanë paralizuar jetën kulturore. Institucionet publike të kulturës i kanë pezulluar të gjitha aktivitetet. Por institucionet private janë duke e implementuar pjesërisht vendimin që Qeveria e ka marrë të mërkurën mbrëma.

“Aktivitetet publike dhe jopublike mund të zhvillohen të mbyllura, pa praninë e publikut si: ngjarje sportive, tubime, koncerte, konferenca, tryeza të rrumbullakëta deri në një vendim tjetër”, shkruhet në pikën e 5-të të vendimit të Qeverisë.

Menjëherë, të enjten, institucionet publike të kulturës kanë njoftuar për pezullimin e aktiviteteve.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se sipas vendimit të Qeverisë për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi janë pezulluar aktivitetet kulturore e sportive.

“Të gjitha aktivitetet kulturore, shfaqjet teatrale, koncertet, ekspozitat e artit dhe aktivitetet e tjera që ndodhin dhe realizohen nga institucionet qendrore të kulturës dhe të trashëgimisë, të cilat janë në varësi të Ministrisë, ku ka prezencë të publikut, pezullohen deri në njoftimin tjetër të radhës që do ta bëjë MKRS-ja”, shkruhet në njoftim. E institucionet qendrore të kulturës kanë njoftuar për të njëjtën masë. Teatri Kombëtar i Kosovës ka anuluar repertorin për këtë muaj. Njëjtë ka vepruar edhe Baleti Kombëtar e teatrot e qyteteve. Por provat për premierën e radhës TKK-ja s’i ka ndalur.

Me ushtrime ka vazhduar edhe Baleti Kombëtar i Kosovës, përderisa Biblioteka Kombëtare e Kosovës, “Pjetër Bogdani” e ka nisur ditën me dyer të mbyllura për lexuesit dhe shfrytëzuesit e saj.

Zëvendësministri i Kulturës, Yll Rugova, ka thënë se bëhet fjalë për një situatë që i prek të gjithë qytetarët.

Aktivitetet i ka pezulluar edhe “Kino Armata” në Prishtinë.

Njësoj ka vepruar edhe teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona” përderisa Filarmonia e Kosovës qysh të martën ka njoftuar se koncerti i radhës i Orkestrës i paraparë që të mbahej më 29 mars në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë është anuluar.

Por hapësirat tjera ku shfaqen filma nuk janë duke e respektuar vendimin e Qeverisë.© KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 87
    Punëtoria e filigranit, që synon ruajtjen e këtij artizanati në PrizrenGjenerata e dytë e Punëtorisë së filigranit në Prizren, prej të mërkurës, ka filluar të njihet me sekretet e këtij artizanati të moçëm. Rreth 30 pjesëmarrës, kryesisht të rinj, për 8 muaj do të trajnohen nga mjeshtërit me përvojë të filigranit, të cilët kanë ruajtur me fanatizëm vlerat e këtij…
    Tags: të, ka
  • 84
    “Prishtina”, pjesë e ekspozitës së Muzeut Vietnamez të Arteve të BukuraNjë pikturë me motive nga Prishtina e realizuar nga artisti Besnik Xhemaili është në mesin e 50 veprave të artit që janë ekspozuar në Muzeun Vietnamez të Arteve të Bukura. “Prishtina”, vepra e artistit kosovar, është ekspozuar në kuadër të ekspozitë “Da Dien (Polyhedra)” që sipas organizatorëve, shfaq anët e…
    Tags: të, ka
  • 82
    Monumenti i Pavarësisë bëhet me bazament pas 12 vjetëshRrethojat me rrjetë të hollë ende e mbajnë të pazbuluar pamjen e re të Monumentit të Pavarësisë, NEWBORN. Nga e hëna, të shtatë shkronjat e tij janë lartësuar për disa centimetra mbi bazamentin ngjyrë hiri. Në vendin e njëjtë ku ka qëndruar për dymbëdhjetë vjet, obelisku me themelin e ri…
    Tags: të, ka
  • 79
    Përvjetori i vizitës së Nënë Terezës në Shkup rikthen dokumentarin e harruarShtatë dekada moshë nuk e kishin mpakur gjallërinë e saj kur ajo po zbriste shkallët e një aeroplani që sapo kishte zbarkuar në aeroportin e Shkupit. Kur emri i saj veç kishte marrë dhénë, Gonxhe Anjezë Bojaxhiu atë ditë qershori u tregua plot mirësi e buzëqeshje ndaj nikoqirëve që kishin…
    Tags: të, ka
  • 78
    Lufta kundër piraterisë mbetet sfidë për institucionetMbi 10 milionë euro është vlera e mallrave që Dogana e Kosovës ka konfiskuar vetëm sa i përket shkeljes së të drejtës së autorit që nga viti 2010. Të dhënat e shpalosura nga ky institucion shpërfaqin se riprodhimi i markave të njohura botërore në mënyrë pirate është goxha i pranishëm…
    Tags: të, ka
Comments