Kulturë

“Java e Evropës” për diversitet me artin që thyen izolimin edhe virtualisht

Evropa, e gati krejt bota i kanë mbyllur kufijtë si pasojë e masave të marra për parandalimin e virusit COVID-19. Por muzika është ajo që s’i përfill rregullat. Edhe virtualisht bashkon artistët. Një “shkelje” e këtillë po bëhet edhe gjatë “Javës së Evropës”, e cila qëllim parësor ka manifestimin e diversitetit në Kontinentin e Vjetër. Grupi kosovar “Sytë” është në mesin e “shkelësve”, njëlloj si sopranoja kosovare Arta Jashari e tenori italian Piero Mazzocchetti.

Performancat e tyre janë dhënë online. Në këtë mënyrë do të mbahen të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij organizimi që nisi më 9 maj e zgjat deri më 15 maj.

“Sytë” ka interpretuar të dielën. Fillimisht instrumentisti i ri Granit Havolli është ulur në bateri dhe ka nisur të luajë. Nëpërmjet ndriçimit është krijuar një ambient goxha miqësor e pak edhe ëndërrues, i përshtatur mirë “dream pop” që luan grupi. Pas disa sekondash ekrani është ndarë në dy pjesë, e hapësira është mbushur nga Nita Kaja në vokal dhe Drin Tashi (kitarë, sint). Një ndarje e tretë ia ka lejuar inkuadrimin edhe bas-kitaristit Fatlind Ferati. Anëtarët e grupit – të cilit i është pamundësuar realizimi i turneut të parë zyrtar në Evropë që do të niste më 29 prill – nga shtëpitë e tyre kanë luajtur copëza nga albumi i tyre i ri “Divine Computer”, lansuar më 20 mars të këtij viti. Pos këngës që ia dha emrin albumit, grupi ka interpretuar edhe “Venus” dhe “Crystal Floor”, si një përzgjedhje për të bërë një prezantim sa më të mirë të realizimeve të reja.

“Nuk ka diçka që ne duam më shumë sesa të lëmë shtëpitë tona, të vizitojmë vende të ndryshme dhe ta lëmë veten tonë të eksplorojë kultura të ndryshme duke performuar këngët tona për publikun”, ka thënë vokalistja Nita Kaja pak para performancës. Ka shtuar se anëtarët e grupit besojnë se udhëtimet dhe shkëmbimet kulturore janë shumë të rëndësishme për artistët. Sipas saj, arti është ai që i bashkon të gjithë, raporton KOHA.

“Për shkak të pandemisë ne duhet që të gjejmë mënyra të reja për t’u lidhur me audiencën dhe me njëri – tjetrin, turneu jonë i parë zyrtar evropian është shtyrë për shkak të pandemisë, por jemi shumë të lumtur që mund të performojmë për publikun dhe të lidhemi me ta duke qëndruar të sigurt në shtëpitë tona”, ka thënë Kaja pak para se të niste performanca. Ajo dhe Drin Tashi janë themeluesit e grupit. Qenë takuar në Prishtinë gjatë verës së vitit 2016, nisën një lidhje romantike dhe kuptuan se mund t’i lidhte edhe muzika.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ekspozita e Petrit Halilajt në MadridNjë botë të re e ka pasqyruar artisti kosovar, Petrit Halilaj, nëpërmjet ekspozitës së hapur në Pallatin e Kristaltë në Madrid të Spanjës. “Një korb dhe uraganet që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar”, është titulli i ekspozitës që gërsheton privaten me publiken, raporton KOHA. Ekspozita…
    Tags: të, në, që, ka, dhe, për, është
  • 97
    Arta Dobroshi nderohet nga Franca si zë shprese e paqejeÇmimeve e dekoratave të nivelit botëror të aktores Arta Dobroshi i është shtuar edhe një tjetër. Nga e marta ajo është “Kalorëse e Arteve dhe Letrave”. Bëhet fjalë për një nga dekoratat më të larta që e ndan shteti francez për të shpërblyer individët që janë dalluar përmes krijimtarisë së…
    Tags: të, në, ka, për, që, dhe
  • 91
    Mesazh i festës së PashkësRINGJALLJA ËSHTË FUQI, TRIUMF DHE BESË PERËNDIE Të nderuar pastorë, pleq dhe shërbenjës të ungjillit nëpër kishat e vendit tonë,Të nderuar vëllezër dhe motra në Krishtin Jezus,Të nderuar qytetarë të Republikës së KosovësKjo Pashkë e gjen botën si asnjëherë më parë për shkak të virusit korona. Sipas mediave infektimet po…
    Tags: të, dhe, është, në, që, për
  • 90
    “Polip” akordohet për edicionin jubilarDashuria për letërsinë gjithmonë i ka bërë bashkë ndjekësit e festivalit ndërkombëtar të letërsisë “Polip”. Leximi i një poezie a proze e diskutimet për letërsinë shpeshherë duke prekur edhe politikën, padrejtësitë në shoqëri, ekzilin, rolin e shkrimtarit e të ngjashme, kanë qenë shtyllat e Festivalit ndër vite. Mirëpo situata e…
    Tags: të, në, për, që, dhe
  • 89
    “Mural Festi” në Ferizaj lë shenjë me art në kohë pandemieVajza me maskë në fytyrë është në qendër të muralit, i cili këto ditë po merr formë në qendër të Ferizajt. Në njërën dorë ka një arushë lodër, që po ashtu bart maskë, e në tjetrën fletoren. Fletorja zbërthen mesazhin kryesor të muralit. Shfaq emocionet e vajzës. Aty është vizatuar…
    Tags: të, në, që, për, është
Comments