Inkurajime

Jeta dhe paqja gjenden këtu!

Sepse ata që rrojnë sipas mishit e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që rrojnë sipas Frymës në gjërat e Frymës.Në fakt mendja e kontrolluar nga mishi prodhon vdekje, por mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.– Romakëve 8:5-6

Me mijëra e mijëra vjet, njerëzit fetarë janë përpjekur shumë që të arrijnë përsosmërinë dhe mirësinë. Janë shkruar rregulla të panumërta, vetëm e vëtëm që të zbulojnë papërsosmëritë e zemrave  tona.

Një person i devotshëm e kaloi jetën e tij duke studiuar librat e shenjtë të fesë së tij dhe përpjekjeve për të bërë vepra të mira. Por ai ndihej i frustruar kur pa se në jetën e tij nuk kishte ndodhur asnjë ndryshim; ende ndjente një lloj zbrazëtie dhe zemërim në zemrën e tij. Më pas, ai njohu Jezusin! Liria, gëzimi dhe transformimi që ai kishte kërkuar prej vitesh ti arrinte me forcën e tij, i gjeti kur pranoi dashurinë e Jezusit dhe Frymën e Shenjtë. Për herë të parë, ai përjetoi gëzimin e vërtetë dhe forcën për t’i dashur të tjerët në një mënyrë që ai kurrë nuk e kishte imagjinuar se ishte e mundur.

Ndoshta edhe ju ndiheni njësoj. Edhe kur bëjmë gjërat e duhura, shpesh mendimet tona janë mizore, i japin të drejtë vetes por janë egoiste dhe gjykuese ndaj të tjerëve! Ndaj, Jezusi tha se do të na dërgonte një Mësues, Ngushëllues, Ndihmës dhe Mbrojtës të quajtur Fryma e Shenjtë. Këto i gjejmë tek libri i Gjonit: ” Por kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im, ai do të dëshmojë për mua.” (Gjoni 15:26).

Fryma e Shenjtë na jep forcën për të cilën Jezusi e dinte se do na duhej për të jetuar një jetë të transformuar dhe të duam të tjerët. Si e marrim këtë forcë? Duke pranuar se rruga e Perëndisë është më e mirë se e jona dhe të lejojmë Jezusin që të drejtojë jetët tona. Dhe të pranojmë të bindemi edhe kur kjo bie ndesh me dëshirat tona egoiste. Ndërsa ecim në bindje dhe kalojmë kohë me Jezusin, kjo forcë që Bibla e quan “hir” ndryshon zemrat tona. Dhe ja se cili është rezultati përfundimtar: Shkrimi thotë se “Mendja e kontrolluar nga Fryma prodhon jetë dhe paqe.” (Romakëve 8:6b).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Nga persekutues në ndjekës!Veprat e Apostujve, kapitulli 22, vargu 4. Pali po bën një mbrojtje të jetës së tij dhe të kthimit të tij në besim, para një grupi njerëzish. Ai thotë në vargun 4: “unë kam përndjekur…” po flet për të krishterët… “unë kam përndjekur këtë Udhë deri në vdekje, duke lidhur…
    Tags: të, në, që, dhe, se, për, inkurajime
  • 97
    Si të lutemi për të tjerët?Filipianëve, kapitulli 1, vargjet 9 deri në 11, janë nga ato shkrime ku ne shohim Palin të lutet përmes letrave të tij drejtuar një kishe, për njerëzit në atë kishë.  Kështu, kemi një model lutjeje, le të themi, për mënyrën se si mund të lutemi për njerëzit që na rrethojnë.…
    Tags: të, që, për, në, dhe, inkurajime
  • 96
    Gëzim në qëllim!Shoqëria jonë është e mbushur me pakënaqësi. Pse? Sepse kultura jonë na ka mësuar se ne jemi epiqendra e jetës sonë – se gjithçka duhet të rregullohet rreth çfarëdo lloj teke apo kënqësi që buron nga zemrat tona. Por, miqtë e mi, zemrat tona janë mashtruese (lexoni Jeremia 17:9). E vërteta është…
    Tags: të, dhe, në, që, për, inkurajime
  • 96
    Përballë një dileme!Veprat e Apostujve kapitulli 26, vargjet 28 dhe 29. Pali po dëshmon para mbretit Agripa dhe Agripa i thotë Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë?” Dhe Pali tha, vargu 29: “Dhëntë Perëndia që në pak ose në shumë kohë jo vetëm ti, por edhe…
    Tags: të, në, që, dhe, për, inkurajime
  • 96
    Atij që i përkas…Në mes të Veprave të Apostujve 27, Pali dhe gjithë shoqëruesit e tij në anije, gjenden në mes të një stuhie dhe të gjithë kanë frikë për jetën e tyre. Ata nuk e dinë nëse do të arrijnë t’ia dalin, por Perëndia i shfaqet Palin në vegim, përmes një ëngjëlli…
    Tags: të, dhe, që, në, për, inkurajime
Comments