Inkurajime

Jeta Para Hirit

Pavarësisht nëse ndjekin mëkatin apo mirësinë, njerëzit janë pa shpresë, përveçse shpresës në Krishtin.

Efesianëve 2:1-3

Hiri është dashuria e pamerituar që Perëndia u tregon njerëzve mëkatarë. Ai e shprehu këtë dashuri nëpërmjet vdekjes sakrifikuese të Birit të Tij dhe ajo bëhet e jona kur e pranojmë Jezu Krishtin si Shpëtimtarin tonë. Për shkak të hirit, ne jemi të falur nga Perëndia dhe të adoptuar në familjen e Tij.

Pasazhi i sotëm përshkruan jetën tonë përpara hirit – kur ishim të vdekur në shkeljet dhe mëkatet tona. Kjo do të thotë se secili prej nesh ka lindur pa jetë shpirtërore, i mpirë ndaj gjërave të Perëndisë. Natyra jonëka tendencën të largohet nga Zoti dhe të ecë drejt vetvetes dhe rrugëve të botës.

Përpara se të takonte hirin, Sauli i Tarsit (i njohur më vonë si apostulli Pal) ishte shumë fetar, por i verbër ndaj perspektivës dhe planit të Perëndisë. Ai iu kundërvu në mënyrë aktive atyre që ndiqnin Krishtin (Veprat 26:9-11). Me synimin për të shkatërruar kishën, ai u përpoq të zhdukte besimin e krishterë, të cilin e konsideronte të rremë. Ai vazhdoi të persekutonte besimtarët derisa takoi Jezusin në rrugën për në Damask (Veprat e Apostujve 9:3-6). Atje ai ia dorëzoi vullnetin e tij Zotit dhe u bë një ndjekës i vërtetë i Krishtit.

Ashtu si Pali, disa njerëz janë fetarë dhe megjithatë nuk kanë një marrëdhënie personale me Jezu Krishtin. A e gjeni dhe ju veten? Perëndia i ofron secilit prej nesh hir dhe shpëtim sot nëpërmjet besimit në Të.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    “Besimtarët në kërkim së drejtës dhe drejtësisë”Në leximin e Torahut të kësaj jave, Bijtë e Izraelit marrin Dhjetë Urdhërimet. Në leximin nga profetët mësojmë për identitetin e Mesias. Këto dy tema në thelb janë të lidhura me njëra tjetrën. Dhjetë Urdhërimet përfaqësojnë Torën dhe një nga qëllimet kryesore të Torës është të zbulojë karakterin e Mesisë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 99
    Ku ndodhet Mbretëria e Qiellit?Që nga ajo kohë Jezusi filloi të predikojë dhe të thotë: “Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!“-Mateu 4 :17 Jezusi foli shpesh për “Mbretërinë e Qiellit” ndërsa ishte ende në Tokë, duke thënë se ishte këtu, pikërisht tani (Mateu 4:17). Pra, a është Mbretëria e Perëndisë e tashme apo e ardhme?…
    Tags: të, në, dhe, mesazh, inkurajime
  • 99
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, dhe, në, mesazh, inkurajime
  • 98
    Të Ruash ZemrënRuaje zemrën tënde me shumë kujdes dhe mbi çdo gjë tjetër, sepse nga ajodalin burimet e jetës. – Fjalët e Urta 4:23 Te Libri i Fjalëve të Urta 4:23 thuhet të ruash zemrën tënde me shumë kujdes sepse nga ajo dalin burimet e jetës. Mendoni pak. Çfarë është apo keni në zemrën…
    Tags: të, dhe, mesazh, inkurajime
Comments