Inkurajime

jetësore aq sa rrahjet e zemrës

Sepse ata, që jetojnë sipas mishit, e çojnë mendjen në gjërat e mishit, por ata që jetojnë sipas Frymës, në gjërat e Frymës. –Romakëve 8:5

Si besimtarë, ne nuk mund të jetojmë pa të menduarin drejtë. Njësoj si rrahjet e zemrës, është jetësore sepse shumë nga problemet me të cilët përballemi janë të rrënjosur në modelet e mendimit të gabuar, që nuk është i bazuar në të vërtetën.

Mendimi i drejtë është rezultat i marrëdhënies së vazhdueshme dhe personale me Perëndinë përmes lutjes dhe Fjalës. Është e rëndësishme për ne që të pranojmë faktin se jeta jonë nuk do të drejtohet mirë derisa edhe mendimi ynë të jetë i drejtë sepse mendimet prodhojnë fryt. Kur kemi mendime të mira, jeta jonë prodhon fryt të mirë. Kur kemi mendime të këqija, jeta jonë prodhon fryt të keq.

Sa më gjatë i shërbej Perëndisë dhe Fjalës së tij, aq më shumë kuptoj sa e rëndësishme është për mua të kem kujdes për gjërat që më vijnë në mendje. Njeriu ndjek aty ku mendja shkon. Të ruajmë mendimet tona vazhdimisht, është e vetmja mënyrë që do të jemi ndonjëherë në gjendje të jemi në linjë me Fjalën e Perëndisë dhe të fitojmë betejat tona kundër armikut.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Hiri është i çmuar!Edhe pse na është kërkuar të nderojmë Perëndinë, ne kurrë nuk duhet t’i frikësohemi Atij në të njëjtën mënyrë siç kemi frikë nga gjërat që na tmerrojnë. Zoti është dashuri dhe dashuria e Tij për ne është e pakushtëzuar. Edhe pse nuk e meritojmë, Zoti na jep  lirisht hirin e…
    Tags: të, në, që, është, inkurajime
  • 98
    Nuk je më kurrë vetëm.Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen”.–Mateu 28:20 Mund ta quani si eksperimentin përfundimtar në distancimin shoqëror. Në vitin 1934, admirali Richard Byrd qëndroi për pesë muaj vetëm në një kasolle me një dhomë të vetme në Antarktidë, e mbuluar nga dëbora, në…
    Tags: të, në, është, inkurajime
  • 98
    BuzëqeshNë të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve ( Mateu 18:3) Për vite me rradhë Nënë Tereza, ju dedikua tërësisht personave të dëshpëruar që jetonin në Kalkuta. Ajo punoi në mes…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 98
    Premtimet!Mateu 5:3-12 përfshin Lumturitë, që janë premtime nga Jezusi, për të bekuar të gjithë ata njerëz që kanë këto karakteristika.  Dhe, ndërsa lexojmë këto vargje, ne lutemi për këto gjëra në jetën tonë. Ndërsa unë po i lexoja, po lutesha: “Perëndi, le të jenë të gjitha këto, shenja të miat.”…
    Tags: të, që, në, inkurajime
  • 96
    Të ruash balancat kur je prind!Si shigjeta në duart e njė trimi, kështu janë bijtë e rinisë. Psalmi  127:4 Një nënë e re i bërtiti fëmijës, “Pusho tani!” . Ai  fëmijë nuk kishte mbushur ende një vjeç. Teksa e shihja, kuptova se ishte i sëmurë. Hundët e tij po kullonin dhe sytë i kishte të…
    Tags: të, që, inkurajime
Comments