Inkurajime

Jezusi, sakrifica e përsosur!

Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Parashat Tzav [në hebraisht është Levitiku 6:1-8:36, ka një fjalë të rëndësishme; fjala është thjesht “kjo”. Përdoret shpesh në Tevrat në lidhje me aspektin themelor të diçkaje. Për shembull, te Levitiku 6:13 (6:20 Bibla në shqip) lexohet: “Kjo është oferta e Aaronit dhe e bijve të tij...”. Me fjalë të tjera, në këtë pasazh mësohet aspekti parësor i Kohanimit (Priftërinjve). Në të njëjtin varg, kjo ofertë quhet e vazhdueshme. Kjo është e njëjta fjalë që përdoret për sakrificën e përditshme të Tempullit. Dikush do të supozonte se kjo sakrificë duhej të ofrohej çdo ditë nga çdo prift. Për shkak të vështirësisë që mbart kjo sakrificë bëhej vetëm një herë nga prifti me qëllim të inaugurimit të shërbimit të tij. Kohanim shërbente me rotacion dy herë në vit dhe gjatë festave; prandaj ata nuk mund ta ofronin këtë sakrificë çdo ditë.

Në të vërtetë, ishte Kohan HaGadol (Kryeprifti) që e ofroi këtë sakrificë çdo ditë në Tempull. Sipas traditës, Kohanimi i rregullt duhej të mendonte për këtë ofertë dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, kur e ofronte Kohan HaGadol. Ky pasazh i referohet Kohan HaGadol në një mënyrë shumë interesante. Në vargun 15 (22 në Biblën në  shqip) ai quhet fjalë për fjalë Kohan HaMashiach (Prifti, i vajosuri).

Mesazhi për ne sot është se duhet të kujtojmë atë që Mesia Yeshua (Jezusi) ka bërë për ne, duke ofruar Veten për ne. Kjo sakrificë është e mjaftueshme përjetësisht. Është shumë domethënëse kur përshkruhet sakrifica që kryeprifti bënte çdo ditë; quhet flijim për mëkatin. Kurse Tora thotë: “Ky është Ligji i flijimit për mëkatin”.

Edhe një herë, përdorimi i fjalës “kjo” është domethënës, pasi mëson se puna kryesore e Kohanim-ëve ( priftërinjëve) është shlyerja e mëkatit; dhe po ashtu kjo është ajo që Yeshua (Jezusi), Mesia ynë ka bërë për ne.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Ne duhet t’i bindemi Perëndisë dhe jo njeriutVeprat e Apostujve 5:29: “Por Pjetri dhe apostujt, duke u përgjigjur, thanë: “Duhet t’i bindemi Perëndisë më shumë sesa njerëzve.” Oh, unë dua që kjo lutje të jetë komenti i jetës sime. Do ta thosha si inkurajim: Le të jetë kjo lutje, komenti i jetës suaj, le të jetë ajo që na…
    Tags: të, që, për, në, mesazh, inkurajime
  • 91
    Nevoja jonë e përditshme për të adhuruar dhe shërbyer Zotit!Në pjesën e Torahut të kësaj jave mësojmë për punën dhe veshjet e priftërinjve (Kohanim). Çdo ditë, Kohanimët do të sakrifikonin “ofrimin e vazhdueshëm ose në hebraisht  תָמִיד ṯāmīḏ;”. “Kjo është ajo që do të ofrosh mbi altar: dy qengja motakë çdo ditë, për gjithnjë (ṯāmīḏ). Njërin prej qengjave do ta…
    Tags: të, në, për, që, mesazh, inkurajime
  • 91
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, është, në, që, mesazh, inkurajime
  • 90
    Komunikimi në marrëdhënien tënde me PerëndinëJini gjithmonë të gëzuar. Lutuni pa pushim. Për çdo gjë falenderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.-1 e Thesalonikasve 5 :16-18 Lutja është bisedë me Perëndinë dhe çdo marrëdhënie formësohet nga cilësia e komunikimit ndërmjet atyre që janë përfshirë në të. Ne përdorim fjalën…
    Tags: të, për, që, në, mesazh, inkurajime
  • 90
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, në, është, mesazh, inkurajime
Comments