Jezusi, Shkëmbi ynë
Shpëtimtari ynë i dashur dhe i dhembshur ofron strehim shpirtëror, fizik dhe emocional për të lënduarit.
Malakia 3:6
Karakteri i Perëndisë nuk ndryshon kurrë – Jezu Krishti mbetet gjithmonë i njëjtë. Çfarë ngushëllimi për besimtarët! Dhe sa më mirë ta njohim Atë, aq më e lehtë do të jetë t’i drejtohemi Atij për strehim. Pra, sot, le të mësojmë më shumë rreth natyrës së Tij. Jezusi…
• I fali të tjerët. Ai tregoi mëshirë, jo gjykim, ndaj atyre që e pranuan mëkatin e tyre.
• Ngushëlloi të lënduarit. Ai vizitoi Marinë dhe Martën, të cilat po mbanin zi për humbjen e vëllait të tyre Llazarit (Gjoni 11:1-45).
• Siguroi për nevojat. Pasi kaloi tre ditë duke shëruar, Ai ishte i shqetësuar sepse turma e madhe nuk kishte ngrënë. Ai mund t’i kishte kthyer të 4000 për të gjetur ushqimin e tyre, por Ai siguroi më shumë se sa të ngopeshin për një vakt (Marku 8:1-9).
• Ndërmjetësoi për dishepujt e Tij. Pak para se të kryqëzohej, Jezusi i kërkoi Atit që t’i mbronte dhe shenjtëronte ndjekësit e Tij, duke të përfshirë si ty ashtu edhe mua (Gjoni 17:15-20).
• I forcoi besimtarët dhe u dha atyre fuqi për të bërë punën e Perëndisë. Tek Veprat e Apostujve 1:8, Zoti i dërgoi dishepujt e Tij për të ndarë ungjillin, duke i siguruar ata: “Ju do të merrni fuqi kur Fryma e Shenjtë të vijë mbi ju”.
Jezusi ende fal, ende ngushëllon, ende siguron, ende ndërmjetëson dhe ende fuqizon. Çfarë bekimi që ne mund të gjejmë një strehë te Zoti ynë i mahnitshëm!
Related Posts
100
Shpëtimtari ynë i dashur dhe i dhembshur ofron strehim shpirtëror, fizik dhe emocional për të lënduarit. Malakia 3:6 Karakteri i Perëndisë nuk ndryshon kurrë – Jezu Krishti mbetet gjithmonë i njëjtë. Çfarë ngushëllimi për besimtarët! Dhe sa më mirë ta njohim Atë, aq më e lehtë do të jetë t’i… Tags: të, për, dhe, ende, ai, inkurajime
97
“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31 A e mbani mend gjumin e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për… Tags: të, për, dhe, inkurajime
97
Kur jeta duket sikur u ka mbyllur çdo derë, vazhdoni të ecni përpara, të punoni shumë dhe t’i besoni Perëndisë për një diçka të mirë. Hagai 2:4-9 Bujqësia kërkon punë të palodhur, nga lërimi tek mbjellja dhe deri te korrja. Por kur fermeri shikon një fushë të paploruar, puna fillon… Tags: të, për, dhe, inkurajime
97
Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri. MATEU 10:39 Jeta është si një labirint ndonjëherë, dhe është e lehtë të humbasësh. Të gjithë, me sa duket, presin diçka ndryshe nga ne. Ka… Tags: të, për, dhe, inkurajime
96
Kur Jezusi doli në breg pasi kaloi detin e Galilesë, u ndesh me një njeri të pushtuar nga demonët. Bibla na tregon se: ” Prej shumë kohe ishte pushtuar nga demonët, nuk vishte rroba, nuk banonte në shtëpi, por ndër varreza.” (Luka 8:27). Banorët vendas ishin përpjekur ta lidhnin me zinxhirë dhe… Tags: të, për, dhe, ai, inkurajime