Mesazh

jini adhurues të vërtetë

Por vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë (e sinqertë) do ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse Ati kërkon të tillë si adhurues të tij. – Gjoni 4:23

Adhurimi është më shumë se thjesht të këndosh. Është një gjendje e zemrës dhe e mendjes. Ne mund të adhurojmë Perëndinë me pasion pa kënduar asnjë notë. Adhurmi ynë për Perëndinë lind në zemrat tona, mbush mendimet tona dhe shprehet përmes fjalëve qe flasim dhe mënyrës si jetojmë.

Bota shpesh e shikon adhurimin si “fe” që nuk mund të dalë përtej konceptit biblik të adhurimit. Ka të bëjë me një marrëdhënie personale dhe shfaqje pasionante e devotshmërisë nga njerëz që e duan Perëndinë me gjithë zemrën e tyre. Ky është adhurimi i vërtetë.

Bibla thotë që Perëndia po kërkon ata që adhurojnë “në frymë dhe në të vërtetë.”

Është interesante që Ai nuk kërkon këdo për ta adhuruar. Ai kërkon adhurues të vërtetë që jetojnë të Vërtetën e Tij. Ai nuk do adhurim që vjen nga frika, detyrimi apo fetarizmi.

Adhurimi i vërtetë është rezultat i intimitetit me Perëndinë. Adhuroni Perëndinë me gjithë zemrën tuaj dhe jini adhurues në frymë dhe në të vërtetë!

Lutje

Zot, unë nuk dua të të ofroj një shërbesë buzësh. Përkundrazi, unë të jap jetën time për të qënë adhurues i vërtetë, i lidhur me Ty në intimitet. Ti je kaq i mirë me mua dhe unë dua të të adhuroj Ty “në frymë dhe në të vërtetë.”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    mbjellja dhe korrja…sepse ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. – Galatasve 6:7 Shkrimi na thotë qartë që do të korrim atë që mbjellim. Kjo zbatohet për fermerët dhe të mbjellat. Shumë njerëz e dinë që zbatohet edhe tek të dhënët e parave dhe të qënit bujarë. A e dini që…
    Tags: të, që, dhe, në, mesazh
  • 97
    3 udhëzime për t'u përballur efektivisht me stresin nga Dr. Harold SalaTensioni në vetvete, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kujtoni, violina ka bukurinë e tingullit, për shkak të tensionit të telave, ndërsa harku i përshkon butësisht ata; por tesioni i madh, do t’i këpusë telat. Në thelb, ka tre reagime ndaj stresit në jetën e sotme. I pari është…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 97
    të rritesh në aftësinë e dallimitFryma e Zotit do të pushojë mbi të; fryma e urtësisë dhe e zgjuarsisë…nuk do të gjykojë nga pamja, nuk do të japë vendime sipas fjalëve që thuhen. – Isaia 11:2-3 Jezusi jetoi një jetë me aftësi dalluese. Dallimi i Tij nuk bazohej në ndjeshmëritë sipërfaqësore të mishit, por ishte…
    Tags: të, në, dhe, që, mesazh
  • 95
    Çelësi për të kapërcyer çdo frikë që keniTë gjithë përjetojnë frikë në jetën e tyre. Ka frikëra të mëdha, për të cilat jemi të vetëdijshëm, por edhe të vogla, të cilat as që nuk e dimë se i kemi. Unë kam mësuar se është shumë e rëndësishme të kuptojmë se çfarë është frika dhe se si punon…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 95
    i flisni malit Fjalën e PerëndisëSepse ju them në të vërtetë, nëse dikush do t’i thotë këtij mali: “Luaj vendit e hidhu në det” dhe nuk do të ketë dyshime në zemër të vet, por do të besojë se ajo që po thotë do të ndodhë, çdo gjë që të thotë do t’i bëhet. –…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
Comments