Inkurajime

Jini bujarë dhe të gëzuar!

Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7

Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim, kohë, talente dhe falje.

Kjo do të thotë që nuk mund të lejojmë egoizmin të na presë rrugën. Shumë njerëz janë dorështrënguar, të ngjitur mbas asaj që kanë dhe të frikësuar për të dhënë. Të tjerët nuk janë dorështrënguar në veprimet e tyre, por janë dorështrënguar në zemrat e tyre, japin sepse ndihen të detyruar, jo sepse vërtet duan të japin.

Por nuk është kështu si Perëndia na thërret të dhurojmë. Letra e dytë drejtuar Korintasve 9:7 na thotë që Perëndia do (gjen kënaqësi, çmon mbi çdo gjë tjetër dhe asnjëherë nuk braktis) dhurues (zemra e të cilëve është tek të dhënit) të gëzuar (të gatshëm për të dhënë). Mendoni pak, kur i japim jetën tonë Perëndisë, gjtihçka që kemi i përket Atij, nuk është më e jona. Duhet të jemi dhënës, të përdorim burimet tona në mënyrën që Ai do.

Jepni me gëzim sot. E kënaq Perëndinë dhe ata që japin me gëzim janë të lumtur, të përmbushur dhe tejet efektivë.

Lutje

Perëndi, unë vendos dhe e bëj qëllim në zemrën time të jem një dhurues i gëzuar. Më trego se si të të jap bujarisht Ty dhe njerëzve në jetën time.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Qëllimi më i madh i BekimevePerëndia dëshiron të punojë nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Psalmi 67:1-7 Është natyra e Zotit të bekojë. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se qëllimi i Tij përfundimtar përfshin shumë më tepër sesa thjesht lumturinë, mbrojtjen dhe prosperitetin tonë. Në fakt, nuk është kurrë qëllimi i…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoje Frymën e Shenjtë të marrë drejtiminKështu thotë Zoti, Shpengimtari yt, i Shenjti i Izraelit: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.” (PSALMI 48:17) Shumica e njerëzve kanë frikë të mos jenë si gjithë të tjerët. Shumë njerëz janë më të qetë…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Ai lëviz dhe malet!Ndërsa përballemi me sfida të ndryshme në jetë, ka një sërë arsyesh që mund të na ndalojnë të lutemi. Mund t’i themi vetes se jemi shumë të zënë për t’u lutur. Mund të mendojmë se mund ta zgjidhim problemin vetë. Ose mund të mendojmë se Perëndia nuk u përgjigjet lutjeve…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Besojini Perëndisë dhe bëni të mirë!Ki besim (beso, mbështetu dhe gjej sigurinë) te Zoti dhe bëj të mirën; bano vendin dhe shto besnikërinë. –Psalmeve 37:3 Shumë prej nesh kalojnë shumë kohë duke u përpjekur të zbulojnë si të marrim bekime për veten. Njerëzit ndonjëherë e kalojnë gjithë jetën e tyre duke u përpjekur të arrijnë…
    Tags: të, inkurajime
Comments