Mesazh

Jini të vendosur!

Por, para së gjithash, vëllezër të mi, mos u betoni as për qiellin, as për dheun, as mos bëni ndonjë be tjetër; por le të jetë “po”-ja juaj “po” dhe “jo”-ja, “jo”, që të mos bini nën dënim. – Jakobi 5:12

Pavendosmëria është një gjendje e mjerueshme dhe pa dyshim nuk është fryt i një jete të thjeshtë. Apostulli Jakob tha që njeriu me shumë mendje është i paqëndrueshëm në gjithë rrugët e tij.

Paqëndrueshmëria vjen nga frika se mos vendimet e gabuara nuk na çojnë asgjëkundi. Sa kohë shpenzoni për të ndarë mendjen?

Shpesh ne mundohemi për zgjedhjet që shtrihen përpara nesh kur mund të bëjmë një vendim dhe t’i qëndrojmë atij vendimi. Mund të jetë një shembull i thjeshtë por mendoni pak: Kur qëndroni përpara garderobës tuaj në mëngjes duke parë gjithë rrobat tuaja, thjesht zgjidhni një dhe visheni. Mos shikoni mbrapa aq sa të vonoheni për në punë!

Më lejoni t’ju inkurajoj të filloni të merrni vendime pa u menduar dy herë, duke u shqetësuar për zgjedhjet që keni bërë. Mos jini ndërdyshas sepse, të dyshoni vendimet mbasi i keni marrë, do të vjedhë kënaqësinë në çdo gjë që bëni. Bëni vendimet më të mira që mundeni dhe besojini Perëndisë për rezultatin.

Lutje

Frymë e Shenjtë, faleminderit që më tregon se paqëndrueshmëria nuk më çon asgjëkundi. Më ndihmo që “po”-ja ime të jetë “po” dhe “jo”-ja ime “jo.” E di që nuk mund të gaboj kur bëj vendime në mënyrën më të mirë që mundem dhe të të besoj Ty për rezultatin.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 95
    I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë...“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke…
    Tags: të, për, në, që, dhe, mesazh
  • 94
    tre armët tuaja më të miraSepse, edhe pse ecim në mish, nuk luftojmë sipas mishit,… – 2 Korintasve 10:3 Përmes mashtrimit strategjik dhe dinak, Satani përpiqet të ngrejë luftë kundër jush dhe t’ju mbajë në një mendësi mposhtjeje. Por Perëndia ju ka dhënë armët frymërore që t’i përdorni kundër tij. Po listoj më poshtë tre…
    Tags: të, dhe, në, një, që, për, më, mesazh
  • 94
    Dhuro dashuri këtë KrishtlindjeNë periudhën e Krishtlindjes ndodh që jemi aq të përqendruar në presionet e blerjes së dhuratave dhe festimeve, saqë humbasim fokusin e vërtetë të Krishtlindjes: Jezusin. Por është e rëndësishme që të mos harrojmë të tregojmë dashurinë e Jezusit për të tjerët këtë Krishtlindje. Fto një mik, një fqinj ose…
    Tags: të, për, që, në, mesazh
  • 93
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për…
    Tags: të, për, që, dhe, mesazh
  • 93
    besojini Perëndisë gjatë sfidave emocionale…”O At’, po të duash largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti.” – Luka 22:42 Rritja si një i krishterë që ndjek Frymën e Shenjtë nuk ndodh brenda natës. Është një proces mësimi që kërkon kohë. Pak nga pak, një përvojë mbas një tjetre,…
    Tags: të, një, në, dhe, për, që, mesazh
Comments