Mesazh

Kampionët vërtetë luten në errësirë

Prova e vërtetë e karakterit tonë nuk matet nga veprimet që bëjmë dhe as nga qëndrimet që paraqesim kur jemi në “skenë” dhe dritat ndriçojnë mbi ne. Prova e vërtetë e karakterit tonë matet kur askush nuk po shikon, përveç Zotit.

Zotit nuk i bën përshtypje se sa vargje biblike njohim dhe as sa mësime në shkollë biblike japim. Në fakt, asgjë që bëjmë nuk mund t’i bëjë përshtypje Zotit.

Ajo që Zoti dëshiron nga ne më shumë se gjithçka është një marrëdhënie. Ai na projektoi për këtë. Ne funksionojmë më mirë kur kemi të tjerët rreth nesh që na mbështesin dhe na sfidojnë të rritemi në marrëdhëniet tona me Të. Dhe asnjë marrëdhënie nuk mund të lulëzojë pa komunikim.

Në 1 Samuel 22, ne e shohim Davidin të fshihet në një shpellë në male, nga mbreti Saul dhe ushtria e tij. Ditë pas dite, ai iku nëpër male për të shmangur shpatën e Saulit. Dhe pas disa ditësh vrapimi, Davidi zbuloi një të Vërtetë të rëndësishme: Vetëm Zoti mund ta shpëtonte atë.

Pavarësisht se sa i zgjuar ishte në shpëtimin e kthetrave të Saulit, ai filloi të kuptonte se shpëtimi i vërtetë vjen vetëm nga Perëndia. Si rezultat i kuptimit të Davidit për këtë parim, ai kaloi ato netë të errëta në shpellat e maleve duke iu lutur Zotit. Ai e kuptoi që për t’u përdorur nga Zoti në dritë, kampionët e vërtetë luten në errësirë.

Pikërisht në errësirë, Perëndia nxjerr në dritë premtimet e Tij. Gjithashtu është në errësirë që Ai na jep paqen dhe sigurinë që na duhet për të duruar vështirësitë dhe dhimbjet e zemrës. Nëse dëshirojmë të jemi kampionë të vërtetë, duhet t’i lutemi me guxim Zotit, pa marrë parasysh sa e vështirë paraqitet situata jonë. Ne duhet ta kalojmë kohën me Të në lutje, duke iu nënshtruar Atij dhe duke i besuar Atij. Kjo është ajo që Zoti dëshiron që ne të bëjmë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    jini adhurues të vërtetëPor vjen ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë (e sinqertë) do ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën, sepse Ati kërkon të tillë si adhurues të tij. – Gjoni 4:23 Adhurimi është më shumë se thjesht të këndosh. Është një gjendje e zemrës dhe e…
    Tags: të, dhe, në, vërtetë, që, mesazh
  • 91
    afrohuni tek Ai”Fryma që qëndron në ne a dëshiron deri në smirë?” – Jakobi 4:5 A doni të afroheni me Perëndinë? Ai do që të jetë afër nesh. Vargu më sipër thotë që Fryma qëndron në ne dhe dëshiron deri në smirë me një dashuri xheloze. Pra, sa afër mund të jeni?…
    Tags: të, në, ai, që, ne, për, dhe, mesazh
  • 91
    I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë...“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke…
    Tags: të, për, në, që, dhe, mesazh
  • 90
    3 udhëzime për t'u përballur efektivisht me stresin nga Dr. Harold SalaTensioni në vetvete, nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Kujtoni, violina ka bukurinë e tingullit, për shkak të tensionit të telave, ndërsa harku i përshkon butësisht ata; por tesioni i madh, do t’i këpusë telat. Në thelb, ka tre reagime ndaj stresit në jetën e sotme. I pari është…
    Tags: të, në, që, dhe, mesazh
  • 90
    Ai është i fortë në dobësi.Por Ai më tha: “Hiri im (favori, mirësia dhe mëshira ime) të mjafton (i mjaftueshëm kundër çdo rreziku dhe të aftëson të përballosh telashet burrërisht), sepse fuqia ime përsoset (përmbushet dhe plotësohet) në dobësi.”… – 2 Korintasve 12:9 I dobët apo i fortë? Nëse do të zgjidhnit një nga këto…
    Tags: të, në, dhe, që, nuk, mesazh
Comments