Informacione

Këshilla për ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave!

Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë  të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit.

Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie, faktorët dhe moshat më të prekura.

“Osteoartriti është sëmundja më e shpeshtë reumatizmale ose ajo që të paktën popullata i refererohet si reumatizma. Është një sëmundje degjenerative(procesi i artikulacioneve shkatërrues) që prek të gjitha artikulacionet e njeriut. Ka disa faktorë predispozues që çojnë në fillimin e sëmundjes. Një ndër to është mosha. Me kalimin e viteve, procesi degjenerativ avancon. Kjo çon në shkatërrimin e kartilagos(kërci) po në dëmtimin e kockës dhe strukturave të tjera të artikulacionit. Faktor tjetër është mbipesha. Kjo sepse shtimi i peshës së pacientit, shton presionin mbi artikulacionin dhe sidomos disa artikaclione si gjuri, këmba, shtylla kurrizore që mbajnë peshën kryesore të trupit të njeriut, ndikohën nga ky faktor. Faktor i rëndësishëm është edhe predispozita gjenetike por ka edhe faktorë ambientalë apo profesioni që ushtrohet”, thotë mjekja Kuçaj.

Sipas ekspertes, vetë procesi degjenerativ ka të bëjë me konsumimin. “Sa më shpejt të konsumohet artikulacioni, procesi degjenerativ shpejtohet. Ato profesione që e konsumojnë artikulacioninn padyshim janë personat më të riskuar. duke filluar nga sportistët, akrobatët etj dhe këtu kemi vënë re që kanë një dëmtim të shtyllës kurrizore. Në përgjithësi të gjitha llojet e sporteve. Duket si një lloj kontradite sepse ne i nxisim pacientët të bëjnë sport, por sportistët e kanë sportin profesion. Aktiviteti përsëritës tek një artikulacion gjuri, dora, shtylla kurrizore padayshim që do ta konsumojë dhe procesi degjenerativ do të ndodhë më shpejt dhe bën që sëmundja të shfaqet më shpejt në kohë dhe më agresive për pacientin”.

Lidhur me shpeshtësinë e sëmundjes, Kuçaj sqaron se ende nuk ka statistika të sakta. Megjithë, ajo që dihet me siguri është që prek më së shumti moshat mbi 40 vjeç. Shenjat klinike janë të ndryshme, kjo në varësi të artikulacionit ku është shfaqur procesi degjenerativ. Për atë pjesë, ankohen edhe pacientët. Ajo çka është e rëndësishme sipas mjekes, është që shenja e parë klinike mbetet dhimbja. “Dhimbjet janë të përditshme. Fillojnë të shfaqet deformimi i dorës. Deformimi mbetet në nivel estetik të dorës sepse në momentin që është deformuar nuk është se prek shumë lëvizshmërinë”, thotë ndër të tjera, mjekja për TV7 Albania.  Disa këshilla të vlefshme të cilat do ta lehtësojnë këtë sëmundje.

– Humbni peshë:Pesha e tepërt është një faktor i madh i rrezikut për zhvillimin e osteoartritit.

– Zvogëloni konsumimin e yndyrave të ngopura: Midis inflamacionit kronik të nyjave dhe yndyrave të ngopura që gjenden në mish të kuq, produktet e qumështit me yndyrë të plotë dhe gjalpi, ka një lidhje të drejtpërdrejtë.

– Pemët dhe perimet: Një ushqim i pasur me karotenoide, zvogëlon inflamacionin në organizëm.

– Kini kujdes me shtojcat e ushqimit: Është dëshmuar se vetëm kondroitina dhe sulfati glukosaminë, janë të dobishme për sëmundjen e osteoartritit.

Për të ndjekur intervistën e plotë, mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Ndikimi i anemisë tek gratë shtatzëna dhe foshnjaAnemia gjatë shtatzanisë është mjaft e shpeshtë. Gjinekologu Shkëlqim Balili thekson rëndësinë e kontrollit të gjakut që në fazën e prekoncepsionit, po ashtu edhe gjatë shtatzanisë. Në një intervistë dhënë për TV7 Albania, mjeku flet për dy aspekte të rëndësishme të ekzaminimit të anemisë. “Mjeku kryen ekzaminimin objektiv dhe subjektiv. Në…
    Tags: të, në, dhe, është, që, informacione
  • 95
    Shenjat që ju paralajmërojnë për kancerin në mushkëri!Kanceri i mushkërive renditet i dyti për nga shpeshtësia dhe i pari ndër sëmundjet kanceroze që shkaktojnë vdekshmëri. Alketa Pere,  mjeke onkologe pranë Qëndrës Onkologjike në QSUT në Tiranë shpjegon për TV7 Albania se si formohet kjo sëmundje, shkaqet dhe shenjat tek pacientët. Sipas mjekes Pere, kjo sëmundje përmbledh një grup sëmundjesh…
    Tags: të, në, që, dhe, është, informacione
  • 94
    Ushqimet ketogjenike-çfarë duhet dhe nuk duhet të hamëDieta ketogjenike është një regjim ushqimor me pak karbohidrate, me shumë yndyra të mira dhe me proteina të moderuara. Është një dietë efikase jo vetëm në rënien nga pesha por ndihmon dukshëm në sëmundjen e Epilepsisë, Alzheimerit, Parkinsonit, Migrenës, sëmundjet kardio-vaskulare, dislipidemitë dhe diabet. Në një intervistë për TV7 Albania, nutricionistja…
    Tags: të, në, dhe, që, informacione
  • 94
    Infeksionet e syrit, shenjat dhe trajtimi sipas mjekes BurdaKonjuktiviteti është një infeksion që prek indet rreth syrit ose kapakët e tij. Këto gjendje inflamatore janë mjaft të shpeshta dhe ngjitëse, ndaj duhet të trajtohen me shumë kujdes. Për të folur për konjuktivitet ose infeksionet e syrit, mjekja Nora Burda gjatë një intervistë për TV7 Albania, informon rreth llojeve të…
    Tags: të, në, që, informacione
  • 94
    Ndikimi i pajisjeve elektronike në shëndetin tonëShumica e njerëzve sot jetojnë në një  lumë radiofrekuencash të emetuara nga teknologjitë me valë të të gjitha llojeve,  nga telefonat inteligjentë tek tabletët, monitorët e bebeve, televizorët, pajisjet smart dhe shumë të tjera. Sipas  ekspertëve, ekspozimi  i vazhdueshëm  ndaj këyre  pajisjeve, mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin…
    Tags: të, dhe, në, që, informacione
Comments