Inkurajime

Koha

Ai e ka bërë të bukur çdo gjë në kohën vet; ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre, pa i dhënë mundësinë asnjë njeriu të zbulojë veprën që Perëndia ka bërë nga fillimi deri në fund. ( Predikuesi 3:11)

Me shumë mundësi asnjë brez tjetër në të gjithë historinë, nuk ka qenë kaq i angazhuar. Ajo që  e kontrollon axhendën dhe jetën tënde me një fuqi të jashtëzakonshme,  quhet kohë.  E megjithatë pak njerëz, e  kuptojnë se çfarë është.

Richard Feynman, i vlerësuar me çmimin Nobel kohët e fundit, ka thënë “  Më pyesni se çfarë është koha ? Ne fizikanët punojmë me të për çdo ditë, por mos më pyesni se çfarë është. Është shumë e vështirë të mendosh për këtë.”

John Bouslough shkruan, “ Pyet gjashtë vetë sot,  të të shpjegojnë kohën. Ata do t’i ngjajnë gjashtë njerëzve të verbër që do përshkruajnë një elefant. Do të marrësh 6 përgjigje të ndryshme.  Një fizikan mund të thotë se koha është një nga dy blloqet themelore të universit, tjetri bllok është hapësira.

Për dikë që bën orët, koha është tik-taku i akrepit që bën ora që ka ndërtuar. Për një fans të fanta-shkencës  koha është dimensioni i katërt. Një biolog e sheh kohën si orën e brendshme që mban bimët dhe kafshët në sintoni me natyrën.  Për një bankier koha është para.

Gernot Winkler, ish drejtori i observatorit detar të Shteteve të Bashkuara në Washington, ka thënë “ Ne i kemi dhënë më shumë vëmendje matjes së kohës, më shumë se gjithçkaje tjetër në natyrë, e sërish koha ngelet një abstraksion, një gjëzë që ekziston vetëm në mendjet tona.

Që nga fillimi i krijimit, burri dhe gruaja kanë menduar mbi kohën si një vijë e drejtë ose si një lumë i pafund. Çdo  person fillon udhëtimin e tij në atë lumë gjatë lindjes, e më pas vdes  pa e menduar shumë se ku fillon ky lumë, apo se ku shkon.

Më shumë se 300 vite më parë,në viti 1687, Isak Njutoni ka thënë se koha është absolute. Ajo  rrjedh vazhdimisht pa pasur asnjë marrëdhënie me faktorë të tjerë të jashtëm.  Pastaj në vitin 1905, Albert Einstein hodhi poshtë idetë tradicionale mbi kohën, duke thënë se ajo ndikohet prej lëvizjes së atij që vëzhgon dhe koncepti i tij i shtoi një dimension te ri edhe konceptit mbi vete hapësirën.

Disa shkencëtarë pyesin nëse koha, ashtu siç ne e njohim, ekziston në ndonjë planet tjetër ( ky është një mendim interesant), por ne e dimë se për ne që të jemi të vdekshëm në tokë, koha është thelbi i jetës.

Një nga arsyet se përse shkenca sfidohet kaq shumë me kohën, është sepse koha është e lidhur direkt me krijimin, e krijimi me veprën e Zotit. Bibla na tregon se koha filloi me krijimin, ku në ditën e parë, ishin  si mbrëmja ashtu edhe mëngjesi dhe na tregon se koha do të vazhdojë të ekzistojë deri kur përjetësia të zërë vend. Bibla na thotë se koha ekziston midis  poleve të përjetësisë, e ne e gjejmë veten duke nxituar, duke u shqetësuar, duke pritur me ankth çfarë shtrihet përpara nesh, e kërkojmë që të jemi gjithmonë në kohë. Koha nuk mund të ketë një rëndësi të veçantë nëse atë e ndajmë nga përjetësia, e këtu takojmë Zotin, Atë të cilin i jep kuptim përjetësisë.

Kur shkruesi i librit të predikuesit mendoi mbi kohën, ai shkroi, “ Çdo gjë ka stinën e vet, çdo situatë ka një kohë nën qiell;një kohë për të lindur dhe një kohë për të vdekur, një kohë për të mbjellë dhe një kohë për të shkulur atë që është mbjellë,një kohë për të vrarë dhe një kohë për të shëruar, një kohë për të shembur dhe një kohë për të ndërtuar,një kohë për të qarë dhe një kohë për të qeshur, një kohë për të mbajtur zi dhe një kohë për të hedhur valle,një kohë për të flakur gurët dhe një kohë për të mbledhur gurët, një kohë për të përqafuar dhe një kohë për të mos përqafuar,një kohë për të kërkuar dhe një kohë për të humbur, një kohë për të ruajtur dhe një kohë për të hedhur tutje,një kohë për të grisur dhe një kohë për të qepur, një kohë për të heshtur dhe një kohë për të folur,një kohë për të dashuruar dhe një kohë për të urryer, një kohë për luftën dhe një kohë për paqen. ( Predikuesi 3:1-8).  E duke e mbyllur me këto fjalë , është koha për mua që të ndaloj.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 79
    Dashuria Agape E PerëndisëSepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetën e përjetshme. – Gjoni 3:16 Bibla flet për disa lloje të dashurisë. Është fjala greke phileo, që do të thotë “miqësi ose ndjenjë e butë”.…
    Tags: të, është, për, dhe, inkurajime
  • 75
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, dhe, për, inkurajime
  • 73
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 69
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, dhe, një, inkurajime
  • 68
    Të ndihesh e pavlerëUnë mahnitem nga dashuria e madhe e Perëndisë. Në fakt, jam e mahnitur nga dashuria e madhe që Ai ka për mua, veçanërisht në ato ditë kur nuk duket se mund t’i bëj gjërat mirë dhe ndihem e padashur, në ato mëngjese kur mbaj veshur pizhamet deri në drekë, në…
    Tags: të, për, inkurajime
Comments