Kori nga Peja drejt Filharmonisë së Berlinit me thirrje për mbështetje
Dirigjenti dhe themeluesi i korit “Siparantum”, Memli Kelmendi, është i vetëdijshëm se sa e rëndësishme është ftesa që kanë marrë për të interpretuar në sallën e Filharmonisë së Berlinit.
Mundësinë e konsideron legjendare. Tregon edhe se ka kohë që orkestra e madhe edhe salla radhiten si më të mirat në botë. “Të koncertosh në shtëpinë e Filharmonisë së Berlinit është ëndërr e çdo muzikanti duke e marrë parasysh se në të kanë koncertuar artistët më të mëdhenj që njeh historia e muzikës”, ka thënë ai. Të jesh pjesë e agjendës koncertale të këtij institucioni, sipas tij, nuk është vetëm një sukses i jashtëzakonshëm.
“Është kapitull i ri për muzikën tonë korale në vend”, ka theksuar ai. Këtë e ka ndërmend ta potencojë edhe në takimin që do të ketë nesër me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku. Do t’i kërkojë edhe mbështetje financiare, në mënyrë që të realizohet udhëtimi drejt kësaj salle.
Related Posts
- 91
Para 23 vitesh në Prekaz ishin masakruar 59 anëtarët e familjes Jashari, kurse sot kullat e tyre gjenden në një gjendje të masakruar e në rrezik për shembje në mungesë të kujdesit institucional. Mungesa e implementimit të një projekti të konservimit dhe restaurimit të Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz…
- 90
Elektrikja, ujësjellësi, rrjeti i kanalizimit, sanitaria, disa punë demoluese dhe suvatimi janë ndërhyrjet që planifikohet të bëhen këtë vit në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Nëpërmjet një kontrate në vlerë prej 38 mijë e 600 eurosh, Ministria e Kulturës synon që të përmirësojë kushtet në objektin e institucionit më…
- 90
- 89
“Anima Rara” i sopranos Jaho është konfirmuar si vepër e jashtëzakonshme, duke triumfuar në kategorinë e muzikës vokale në International Classical Music Awards, që, siç shkruhet në ueb-faqen zyrtare të çmimeve, konsiderohet “Oscar” në fushën e incizimeve të muzikës klasike Në pesë muaj e fundit, sa herë që është diskutuar…
- 89