LAJMET E FUNDIT

Kornisti Bledar Bujupi kujtohet si mjeshtër e njeri fisnik

Në muzikë kishte qenë punëtor i veçantë dhe profesionist i një prej instrumenteve më të vështira sa i përket interpretimit, kornos. Mjeshtërinë e tij e nxirrte në pah më së miri fakti i të qenët kornisti i parë i Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës. Kishte vendosmëri për të arritur karrierë artistike, i pandalshëm drejt vizioneve të tij dhe me përkushtim maksimal. Të gjithë e përshkruajnë si person shumë të qetë. I rrethuar me heshtjen e tij, kishte qenë fjalëpakë e shumë i sjellshëm.

Kështu u kujtua Bledar Bujupi në mbledhjen komemorative të mbajtur mesditën e së mërkurës nga Filharmonia e Kosovës. Familjarë, miq e kolegë janë mbledhur në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, ambient ky ku Bujuka ka interpretuar shumë herë.

Ishte hera e parë në të gjithë rrugëtimin e Ansamblit të tunxhit që interpretonin pa prezencën e tij. Dhe këtë e bënin pikërisht duke ia dedikuar të gjithë programin atij. Suita “Peer Gynt” e kompozitorit Edvard Grieg, si një nga pjesët më të famshme skandinave, hapi kujtimin për anëtarin e kuintetit të tunxhit “Prishtina Brass”, pjesëtarin e Orkestrës së Forcave të sigurisë së Kosovës, të “Albanian Youth Orchestra” dhe “Kosovo Youth Orchestra”. Pas saj në skenë u bashkuan orkestra për interpretim të “Sentimental Sarabande” nga Benjamin Britten dhe krejt në fund edhe me bashkëngjitjen e korit për ta përmbyllur kujtimin me “Lacrimosa” të Wolfgang Amadeus Mozart.

Ish-studentin e arteve muzikore në Universitetin e Prishtinës, kolegët e kujtuan me fjalë të mira. E veçuan bashkëpunimin e tij me instrumentistë të njohur ndërkombëtarë, si me italianin Guido Curti, çekun Premysl Vojta e Gregory Jones nga SHBA-ja. Ndërkaq drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, për instrumentistin që e dha një dekadë jetë në këtë institucion, ka thënë se vdekja e tij do të jetë mungesë e skenës muzikore kosovare.

“Për ne që e njohëm për shumë vite me radhë, është tejet e vështirë ta pranojmë faktin se Bledarin nuk do ta kemi më në mesin tonë, i cili rrugëtoi për një dekadë të tërë me Orkestrën e Filharmonisë së Kosovës”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se Bujupi ishte instrumentist i angazhuar, i pandalshëm dhe me vendosmëri drejt ndërtimit të karrierës artistike.

“Qysh në fillimet e angazhimit të tij, ai u pozicionua shumë shpejt në vendin e parë të seksionit të kornove brenda Orkestrës Simfonike. Kjo arritje nuk ishte pasojë e ndonjë vendimi formal, por ishte pikërisht aftësia e tij interpretuese dhe përkushtimi i palëkundur për muzikimin profesional artistik”, vlerësoi Baki Jashari.

Sipas tij, Filharmonia e Kosovës ka arsye të ndihet e pikëlluar dhe e hidhëruar, për shkak se ka humbur një instrumentist të devotshëm. Si njeri e ka përshkruar si të kulturuar e të saktë në punë.

“Ai ishte shumë i qetë për nga natyra, i mirëkuptueshëm, fjalëpakë, por i hareshëm. I urtë, por i afërt me të gjithë dhe me një edukatë të lartë familjare”, përfundoi Jashari.

Me pjesëtarët e “Prishtina Brass”, kornisti i ndjerë kishin rrugëtuar bashkë plotë dhjetë vjet. Pikërisht trumpetisti Avni Krasniqi ka thënë Bujupi ka lënë pas bagazh veprash. E potencoi që ka pasur vend të veçantë në skenën muzikore kosovare.

“Bledari ka qenë në të gjitha ansamblet kornist i parë, në Filharmoni të Kosovës, në “Prishtina Brass” për 10 vjet kemi qenë si familje e dytë për shkak që kemi vepruar në shumë koncerte nga Prishtina e deri në Amerikë”, theksoi Krasniqi.

Vdekjen e tij e ka vlerësuar jo si “shok” veç për familjen, por edhe për gjithë komunitetin artistik.

“Bledari si person ka qenë shumë i qetë, djalë shumë i mirë, punëtor prej vetë faktit që ai ka qenë pjesë e rëndësishme si instrumentist nëpër krejt këto çka i përmenda”, ka thënë Krasniqi.

Shefi i zyrës së informimit të FSK-së, Vëllaznim Qerimi, ka thënë se vdekja e Bujupit është humbje për Orkestrën Frymore të këtij institucioni.

“I kanë dhënë një imazh mjaft të mirë FSK-së dhe Kosovës, për arsye se kjo Orkestër e ka përfaqësuar Kosovën në Shqipëri, Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai, duke shtuar se angazhimi i Bujupit ka qenë në nivel të lartë.

Rrugëtimin me këtë Orkestër, Bujupi e kishte filluar në vitin 2010, bashkë me kolegët e tjerë.

“Do të jetë vështirë i zëvendësueshëm në Orkestrën Frymore dhe Filharmoninë e Kosovës”, u shpreh ai.

Zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Bislim Bislimi, ka thënë se gjithmonë do ta kujtojnë me pietet shembullin që Bujupi ka lënë pas.

“Një koleg i yni, një njeri i afërt që kushdo që e ka njohur nga afër ka lënë mbresa të pashlyeshme si njeri, si artist dhe si profesionist me kulturë të lartë”, përfundoi Bislimi.

Bujupi ka vdekur në moshën 31-vjeçare. Për vdekjen e Bujupit kishte njoftuar të martën Filharmonia.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 92
    Osmani dekoron shtatë personalitete me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”Në një ceremoni solemne me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë, presidentja Vjosa Osamni ka dekoruar shtatë personalitete të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. Osmani tha se këto dekoratat po shpërndahen edhe me rastin e gjashtë vjetorit të shenjtërimit të Nënës Terezë nga Papa Françesku dhe…
    Tags: të, në, dhe, ka, për, lajmet, fundit
  • 89
    Kosovë/Institut për krimet e kryera gjatë luftësKosova do të ketë një institut për krimet e kryera gjatë luftës. Vendimi u morr në këshillin e ministrave. Kryeministri Albin Kurti theksoi se vetëm me respektimin e së kaluarës mund të ketë një të ardhme të ndritur. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se projektligji në fjalë përcakton kompetencat…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 89
    SHBA kërkojnë shtator “normal” në KosovëShtetet e Bashkuara të Amerikës nuk dëshirojnë në datën 1 shtator një përshkallëzim të situatës në Kosovë. Mesazhi është përcjell nga i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor pas takimit me krerët e institucioneve. Tani ne jemi këtu për tu siguruar që të gjitha urimet dhe i gjitha…
    Tags: të, në, dhe, lajmet, fundit
  • 88
    Kryeministri Albin Kurti takon pastorin Artur Krasniqi, flasin për Projektligjin e lirive fetareKryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan për Projektligjin e lirive fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën keqardhje që ky projektligj nuk po votohet në Kuvendin e Kosovës.…
    Tags: të, në, për, lajmet, fundit
  • 86
    Sa energji elektrike prodhon aktualisht Kosova?Sasia e prodhuar aktualisht nga termocentralet e vendit që bashkarisht është diku afro 800 megavatë-orë, dhe sasia nga kapacitetet ekzistuese te energjisë së rinovueshme (afro 200 MWh), deri sa të mbajë kohë e mirë dhe pa të ftohtë të theksuar, është më se e bollshme për të përmbushur nevojat e…
    Tags: të, në, lajmet, fundit
Comments