LAJMET E FUNDIT

Kosova, mbështetje nga Merkel për liberalizim të vizave

Kosova mori konfirmimin e kancelares, Merkel për mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Kryeministri Albin Kurti përmes rrjetit social Facebok bëri me dije se gjatë një takimi virtual me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel diskutuan për disa tema si: dialogu me Serbinë për të cilen Kurti tregoi se nuk do të preket integriteti i saj territorial e aq më pak të jenë temë diskutimi.

Gjithashtu u diskutua edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë për bashkëpunim dhe për liberalizimin e vizave duke ia bërë të ditur kancelares që Kosova ka përmbushur kriteret e saj.

Ata biseduan edhe për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e tij në nxitjen e bashkëpunimit rajonal. Në pritje të Samitit të Berlinit, që pritet të mbahet në fillim të korrikut, kryeministri Kurti theksoi se rajoni ka nevojë për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, por jo për projekte si zëvendësim i BE-së. Ai shtoi se bashkëpunimi ekonomik duhet të shkojë paralel me demokratizimin e rajonit.

Më tej, kryeministri kërkoi nga kancelarja gjermane angazhim për liberalizmin e vizave për popullin e Kosovës. Tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim dhe se Gjermania mund të ndihmojë ta shtyjë këtë çështje përpara.

Kancelarja Merkel rikonfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëmSi e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
  • 94
    Ministria e Jashtme e Izraelit falënderon KosovënDrejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas. Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare…
    Tags: të, për, dhe, lajmet, fundit
  • 93
    BE dhe UNDP ndihmojnë Kosovën në përballjen me Covid-19, ofrohet mbështetje për 7 mijë e 500 familje të varfraZyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me…
    Tags: të, dhe, për, lajmet, fundit
  • 90
    Banka Botërore zotohet ta ndihmojë Kosovën në luftën ndaj pandemisëKryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pritën dje në takim drejtoreshën rajonale për Ballkanin Perëndimor të Bankës Botërore, znj. Linda Van Gelder si dhe drejtorin për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, z. Massimiliano Paolucci. U bisedua për prioritetet…
    Tags: të, për, dhe, lajmet, fundit
  • 90
    Kriza në Jerusalem: Bota lutet për qetësi pas eskalimit të dhunësShtete në gjithë botën kanë bërë lutje për qetësi pasi sulmet mes Izraelit dhe palestinezëve janë përshkallëzuar ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezë të ulin tensionet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhuna ka…
    Tags: të, se, lajmet, fundit
Comments