Mesazh

Krenaria para rënies

Mohimi i Krishtit nga Pjetri ishte një dështim shumë I madh. Vetëm disa orë më parë, ai kishte rrëfyer se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Dhe më pas pretendoi se nuk e njihte Zotin.

Në një moment apo në një tjetër, secili prej nesh ka rënë në tundim. Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Pjetrit. Në krenari e sipër, ai tha: “Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem.” (Marku 14:29). Synimet e Pjetrit ishin të ndershme. Në fund të fundit, Jezusi ia kishte ndryshuar emrin Pjetrit për një qëllim—u quajt Kefa, që do të thotë «shkëmb».

Jezusi ishte i drejtpërdrejtë me Pjetrin: ““ Sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë.”” (Marku 14:30). Pjetri, megjithatë, ngulmoi, duke i thënë Jezusit se nuk do të largohej kurrë nga ana e Tij. Më vonë atë mbrëmje, ai u largua nga Zoti nga frika e arrestimit.

Pjetri nuk ishte i vetmi atë natë që e bëri këtë premtim. Marku shkruan: “Të njëjtën gjë thoshin edhe të tjerët” (Marku 14:31). Ne shpesh e lidhim mohimin e Krishtit vetëm me Pjetrin, por e vërteta është se secili prej nesh do të ishte tunduar të bënte të njëjtën gjë.

Më vonë, Pjetri u shkroi një letër besimtarëve të tjerë që po përballeshin me sprova, tundime dhe pikëllime të jashtëzakonshme. Ai u tha atyre:

Jini të përmbajtur, rrini zgjuar; sepse kundërshtari juaj, djalli, sillet rreth e qark si një luan vrumbullues, duke kërkuar cilin mund të përpijë.Kundërshtojeni, duke qëndruar të patundur në besim, sepse e dini se të njëjtat vuajtje po i heqin vëllezërit tuaj të shpërndarë nëpër botë.Dhe Perëndia i çdo hiri, që ju thirri në lavdinë e tij të përjetshme në Krishtin Jezus, mbasi të keni vuajtur për pak kohë, do t’ju bëjë të përsosur ai vetë, do t’ju bëjë të patundur, do t’ju forcojë dhe do t’ju vërë themel. (1 Pjetrit 5:8-10)

Me përulësi, bëjeni qëllimin tuaj për të jetuar një jetë të shenjtë. Kërkojini Perëndisë t’ju mbrojë dhe t’ju japë forcën dhe urtësinë që ju nevojitet për të nderuar Perëndinë dhe për të qëndruar kundër sulmeve të Satanit.

Lutje: Zot, dëshira ime është të jetoj një jetë të shenjtë. Të lutem më mbro nga armiku dhe më jep forcën dhe urtësinë për t’i bërë ballë tundimit. Kur dështoj, më ndihmo të mos dorëzohem, por ta lë dashurinë Tënde të më mbajë. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Duke i pasur këto premtime, o të dashur, le ta pastrojmë veten nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.” (2 Korintasve 7:1).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, mesazh
  • 100
    Lutu për vullnetin e Zotit!Jozefi kaloi vite i mbyllur në një birucë egjiptiane. Ndërsa ai nuk kishte bërë asgjë për të merituar burgimin, Perëndia e dinte se besimi i Jozefit duhej të vihej në provë. Perëndia do t’i përmbushte premtimet e Tij, por së pari Ai donte të rriste besimin e Jozefit—duke e forcuar…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Në heshtje përpara Perëndisë….Ndaluni dhe dhe pranoni (dalloni dhe kuptoni) që unë jam Perëndi; do tëlartësohem lart midis kombeve, do të lartësohem mbi tokë. – Psalmeve 46:10 Një nga gjërat më të rëndësishme që mund të mësojmë në botën tonë sot është të qëndrojmë në heshtje. Unë besoj që një nga arsyet më të mëdha…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Si të meditojmë mbi Shkrimin?Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.-Psalmi 1 : 2 Shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë. Ne jemi  të kushtëzuar të përvetësojmë informacionin sa më shpejt të jetë e mundur ndaj mund të jetë një luftë për…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, mesazh
Comments