Mesazh

Kripa e tokës

Në këtë botë të rënë, besimtarët duhet të jenë si kripa që ruan, i jep shije  dhe shëron  ata që jetojnë në errësirë.

 Lexoni Mateu 5:13-16

Kur Jezusi u foli ndjekësve të Tij, Ai i quajti ata “kripa e tokës” (Mat. 5:13). Në atë kohë, kripa ishte e vetmja mënyrë për të ruajtur ushqimin. Si të krishterë, edhe ne kemi një efekt ruajtës në tokë, sepse kemi të vetmin mesazh që mund t’i çlirojë njerëzit nga prishja e mëkatit dhe t’u japë atyre jetën e përjetshme.

Kjo do të thotë që ne duhet të jemi një ndikim shpirtëror në jetën e njerëzve përreth nesh. Ashtu si kripa ruan shijen e ushqimit, po ashtu një karakter si i Krishtit dhe një mënyrë jetese e perëndishme mund të jetë një shembull që i tërheq të tjerët te Shpëtimtari. Ata do të vërejnë gëzimin dhe lumturinë tonë dhe mund të dëshirojnë të kenë ato cilësi, të cilat janë të disponueshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënieje me Jezu Krishtin.

Kripa gjithashtu ka veti unike shëruese, ashtu si ungjilli. Nëse marrim pak kohë për të dëgjuar vuajtjet e njerëzve, do të kemi një derë të hapur për të ofruar të vërtetën që sjell shërim shpirtëror për ata që janë bllokuar në errësirën dhe dëshpërimin e mëkatit.

Por mbani mend se Jezusi gjithashtu na paralajmëroi të mos humbasim shijen tonë. Nëse e tolerojmë mëkatin në jetën tonë, do të jemi njësoj si bota. Për të sjellë një ndikim pozitiv për Krishtin, ne duhet të ruhemi që të mos biem pre e tundimit.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    KalebiEdhe pa besim është e pamundur t`i pëlqesh Atij, sepse ai që i afrohet Perëndisë duhet të besojë se Perëndia është, dhe se është shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë atë.-  Hebrenjtë  11:6 Janë  të shumtë ata persona që do të doja të ndiqja si shembull. Megjithatë është dikush që…
    Tags: të, që, një, mesazh
  • 98
    Si të merrni vendimet e duhura?Ne çdo ditë marrim vendime. Shumë prej tyre kanë pak rëndësi. Ndërkohë, ka të tjera që ndryshojnë jetën tonë përgjithnjë. Gjatë një interviste për TV7 Albania, Davida Pecaj, këshilluese pranë Qëndrës “Çelësi im” thotë se vendimmarrja shpeshherë duket si një përgjigje e lehtë për t”u dhënë. Në fakt, është krejt e…
    Tags: të, që, në, mesazh
  • 97
    Vetëbesimi i tepruarMos kini besim te princat dhe as te ndonjë bir njeriu, që nuk mund tė shpëtojë ( Psalmi 146:3) Edhe pse kjo ngjarje ka ndodhur thuajse një shekull më parë, duket se akoma njerëzit mahniten prej saj. Kjo dramë filloi në 10 Prill të vitit 1912, kur anija Titanik e kompanisë…
    Tags: të, që, në, një, mesazh
  • 97
    Sekreti i një jetë të transformuar.Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2 Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga…
    Tags: të, në, që, një, mesazh
  • 97
    Lavdia e Prezencës së Zotit!Moisiu filloi të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga…
    Tags: të, në, një, që, mesazh
Comments