Inkurajime

Krishti Në Ju, Shpresë Lavdie

Të cilëve Perëndia deshi t’ua bëjë të njohur cilat ishin pasuritë e lavdisë së këtij misteri ndër johebrenjtë, që është Krishti në ju, shpresë lavdie, – KOLOSIANËVE 1:27

Ti dhe unë mund ta kuptojmë dhe përjetojmë lavdinë e Perëndisë në jetët tona për shkak të Krishtit në ne. Ai është shpresa jonë për të parë gjëra më të mira.

Lavdia e Perëndisë është përsosmëria e Tij e shfaqur. Si fëmijë të Perëndisë, ne kemi një trashëgimi në Krishtin, një të drejtë për të përjetuar atë përsosmëri të shfaqur. Satani lufton me furi për të na mashtruar. Ai do që ne të besojmë se jemi të paaftë, të padenjë dhe të skualifikuar nga më të mirat e Perëndisë. Kjo është arsyeja pse shumë shikojnë veten dhe ndihen të mundur.

Por nëse do të mbani mend se për shkak të Krishtit në ju, ju mund të përjetoni lavdinë e Perëndisë – përsosmërinë e shfaqur të Perëndisë – do të jetoni plot shpresë. Do të vazhdoni drejt gjërave më të mira çdo ditë të jetës suaj. Shikoni përpara se çfarë mund të bëni dhe përqendrohuni në atë që Perëndia mund të bëjë nëpërmjet jush.
A jeni gati të besoni për një derdhje të mirësisë dhe përsosmërisë së Perëndisë në jetën tuaj? Zoti po kërkon dikë me të cilin të jetë i mirë, ndaj le të jesh ti!

Më e mira e Perëndisë për ty është duke ardhur, ndaj ngazëllehu dhe prit gjëra të mira!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Jini bujarë dhe të gëzuar!Secili të japë si ka menduar në zemër, as me keqardhje, as me detyrim, sepse Perëndia do dhurues të gëzuar. – 2 Korintasve 9:7 Si të krishterë, duhet të jemi bujarë, të japim gjithçka kemi, kurdo që mundemi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me paratë, mund të japim ndihmë, inkurajim,…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Si të ridrejtoheni kur keni dalë nga rruga e duhur?Hapat e njeriut i drejton Zoti, kur atij i pëlqejnë rrugët e tij. Por kur njeriu rrëzohet, nuk shtrihet për tokë, sepse Zoti e mban për dore.- Psalmi 37:23-24 A keni qenë ndonjëherë në makinë diku dhe keni marrë kthesën e gabuar? Ose ndoshta do merrnit  transportin publik dhe, të zhytur…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Lejoni paqen të mbizotërojë në jetën tuaj!Dhe paqja e Perëndisë, për të cilin ju u thirrët në një trup të vetëm, të mbretërojë në zemrat tuaja; dhe jini mirënjohës! – Kolosianëve 3:15 Ne të gjithë kemi emocione dhe janë vendosur aty për të qëndruar. Mendoj se një nga qëllimet kryesore të çdo besimtari duhet të jetë qëndrueshmëria emocionale.…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Zemra e matur!Fjalët e urta, kapitulli 18, vargu 15, thotë: “Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.” Më pëlqen fraza me të cilën fillon ky varg: “Zemra e njeriut të matur.” A nuk e duam të gjithë këtë, një zemër të matur. Askush nuk e…
    Tags: të, inkurajime
  • 100
    Qëllimi më i madh i BekimevePerëndia dëshiron të punojë nëpërmjet jush për të ndikuar në jetën e të tjerëve. Psalmi 67:1-7 Është natyra e Zotit të bekojë. Megjithatë, ne duhet të kuptojmë se qëllimi i Tij përfundimtar përfshin shumë më tepër sesa thjesht lumturinë, mbrojtjen dhe prosperitetin tonë. Në fakt, nuk është kurrë qëllimi i…
    Tags: të, inkurajime
Comments