Inkurajime

Ku është shtëpia jonë?

Filipianëve kapitulli 3, vargjet 20 dhe 21, na thonë: “Sepse qytetëria jonë është në qiejt, prej nga edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jezu Krisht, i cili do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm, sipas fuqisë së tij që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat.” C’kujtesë e mrekullueshme sot, që ne mund të jemi qytetarë të një vendi këtu, por qytetaria jonë e vërtetë, është në qiell. Emrat tanë janë shkruar në qiell. Me sa duket, kjo ka të bëjë me ata që janë në Krishtin, që e kanë vënë besimin e tyre në Krishtin.

Qytetaria jonë është në qiell. Aty është shtëpia jonë. Aty do të jetë shtëpia jonë për gjithë përjetësinë. Kështu, ne jemi thjesht kalimtarë këtu në tokë, jemi emigrantë këtu, le të themi. Edhe pse kemi nënshtetësi në këtë apo atë vend, ne jemi të përkohshëm këtu. Shtëpia jonë e përjetshme është atje. Ne presim prej andej, një Shpëtimtar, Zotin Jezus Krisht, që do të kthehet për ne.

C’realitet i lavdishëm! Jezusi do të kthehet për ne. Ai mund ta bëjë këtë sot. Thirrja tek Zbulesa është: “Eja, Zoti Jezus, eja shpejt!” Unë lutem, sa herë që lexoj këtë pasazh, duke pritur që shpëtimtari, Jezus Krishti, të kthehet dhe t’i japë fund mëkatit dhe vuajtjes, dhe të keqes, dhe padrejtësisë, dhe vdekjes në botë. Ai do të kthehet që t’u japë fund të gjitha këtyre, të fshijë cdo lot nga sytë tanë, të bëjë që një ditë, të mos ketë më mëkat dhe vuajtje, dhe pikëllim dhe vdekje. Ne po e presim atë ditë. Ne po presim që Shpëtimtari të vijë.

Vargu 21 këtu, thotë se atë ditë: “do ta transformojë trupin tonë të përunjur, që të bëhet i ngjashëm me trupin e tij të lavdishëm.” Sa bukur është të mendosh se ky trup, për të cilin flet testamenti i ri, nuk do të ketë më dhimbje dhe do të jetë i ngjashëm me trupin e Tij të lavdishëm, sipas fuqisë së Tij, që t’i nënshtrojë ndaj vetes të gjitha gjërat. Ai ka pushtetin për ta bërë këtë për të gjithë ne.

Kjo na jep shpresë. Pavarësisht se me çfarë po përballemi në këtë botë, pavarësisht se çfarë sfidash kalojmë, pavarësisht se çfarë dhimbjeje, apo pikëllimi durojmë, ne e dimë se qytetaria jonë është në qiejt dhe se Jezusi do të kthehet për ne, sië thuhet tek Filipianëve. Një ditë ne do të jemi me Të. Ai do të na transformojë në ngjashmëri me Të.

Perëndi, na ndihmo të jetojmë me këtë shpresë sot. Zot, edhe nëse nuk jemi duke kaluar vështirësi tani, e dimë se ndoshta do të kalojmë nesër. Kështu, ne të lavdërojmë Ty për këtë shpresë. Ne besojmë se qytetaria jonë është në qiejt dhe se këtu jemi banorë të përkohshëm. ne të themi Ty sot se e presim me padurim shtëpinë tonë të së ardhmes. Ne presim për ardhjen e Krishtit. Zot, ne presim që Ti të dërgosh Krishtin përsëri. Ardhtë mbretëria Jote me gjithë plotësinë e saj si në qiell, dhe këtu në tokë. Sill një tokë të re dhe një qiell të ri. Transformoji trupat tanë në ngjashmëri me trupin e Krishtit. Perëndi, ne të lavdërojmë për këtë shpresë dhe lutemi që Ti ta forcosh këtë shpresë sot.

Perëndi, ne lutemi që Ti të na ndihmosh ta përhapim këtë shpresë. Ne e dimë se qytetaria e të gjithëve është në qiell. Ne e dimë se ka sot rreth nesh, njerëz me të cilët punojmë dhe i duam, që nuk e kanë qytetarinë në qiell dhe nuk e kanë këtë shpresë. Ne e dimë se ka njerëz që nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë shpresë. Kështu, Perëndi, ne lutemi që, për sa kohë të jemi këtu, Ti të na ndihmosh të përhapim lajmin e mirë të kësaj shprese, këtu në tokë. Të lutemi, Perëndi, përdore jetën tonë, bekoje jetën tonë, drejtoje jetën tonë, në mënyrë që të tjerët të bëhen qytetarë të qiellit. Ne lutemi për këto në emër të Jezusit, amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Fitore Mbi StresinPor tani jemi zgjidhur nga ligji duke qenë të vdekur nga ç›ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. -Romakëve 7:6 Shumë herë gjatë jetës, na duhet të përballemi me stresin, por ne do të jemi mbi të dhe jo nën…
    Tags: të, dhe, në, që, ne, inkurajime
  • 97
    Pa u Shtirur!Ne në fakt jemi vepra e tij, e krijuar në Krishtin Jezus për veprat e mira që Perëndia përgatiti që më parë, që ne të ecim në to. –EFESIANËVE 2:10 Për shumë vite isha e mjerë dhe e pakënaqur. Megjithatë, si shumë njerëz, unë shtiresha se gjithçka ishte në rregull.…
    Tags: të, dhe, në, që, ne, inkurajime
  • 96
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, dhe, inkurajime
  • 96
    Të jetosh me anë të besimit!Galatasve kapitulli 2, vargu 20. Nuk di vargje të tjerë që mund ta përshkruajnë më mirë se, cfarë do të thotë të jesh i krishterë, cfarë do të thotë të jesh ndjekës i Krishtit. Pali shkruan: “Unë u kryqëzova bashkë me Krishtin dhe nuk rroj më unë, po Krishti rron…
    Tags: të, ne, në, që, dhe, inkurajime
  • 95
    Kurajo!Tek Veprat e Apostujve, kapitulli 23, Pali po gjykohet dhe ai po dëshmon për Ungjillin dhe, ndërsa e bën këtë, grindja rreth tij bëhet aq e dhunshme, sa që tribuni kishte frikë se mos Pali bëhej copa-copa nga kjo turmë dhe u dha urdhër ushtarëve që ta largonin Palin prej…
    Tags: të, dhe, në, që, inkurajime
Comments