Inkurajime

Kujdesi i mrekullueshëm i nënave

Të jesh nënë është punë e vështirë, e ndryshe nga punët e tjera që ofrojnë ditë pushimi, e benefite të ndryshme, në këtë punë nuk ka pushime dhe as pagesa monetare.Në një studim që është bërë me 2000 nëna në Amerikë, është gjetur se ato shpenzojnë 97 orë të javës për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe kjo është njësoj si të bësh dy punë me kohë të plotë . Në këtë studim , kërkuesit i pyetën nënat që kishin fëmijë nga 5-18 vjeç, se kush ishin disa nga rolet e tyre . Nga 15 punët që u raportuan më shumë ishin: pastruese,  rrobalarëse, infermiere, terapiste, nxitëse tifozësh dhe përqafuese profesioniste.

Studimi nxorri në pah se nënat janë kaq të zëna duke u kujdesur për fëmijët e tyre, saqë ato sakrifikojnë gjumin, nuk marrin ushqimin e duhur dhe humbasin kohën që më parë i dedikonin vetes.Është e vërtetë që nënat nuk kanë nevojë për një studim që t’i dinë  të gjitha këto.  Rreth 53 për qind e nënave raportuan se nuk flenë mjaftueshëm sepse janë të zëna me gjërat që duhet të bëjnë për fëmijët e tyre, 47 për qind thanë se mungonin në disa nga takimet me personat më të rëndësishëm për to, dhe i njëjti numër i nënave thanë se nuk kanë kohë që të ndjekin pasionet e tyre apo që të dalin me miq

Ushqyerja  po ashtu ngelet një sfidë për nënat. Studimi tregoi se  62 % e nënave nuk kanë kohë gjithmonë që të ulen dhe të hanë një vakt , ndërkohë që 53 % e tyre  nuk kanë kohë që të përgatisin ushqim që ka vlerat  të plota ushqimore për shkak se kanë një axhendë shumë të mbushur.Kur vjen puna tek vaktet e balancuara, duket se nënat fokusohen më shumë tek fëmijët e tyre sesa tek vetja. Studimi gjeti se fëmijët  se fëmijët kanë më shumë gjasa sesa nënat për të ngrënë ushqim të balancuar, të hanë tri vakte në ditë dhe sasinë e rekomanduar të frutave dhe perimeve.

Brenda një ditë, nënat kanë thënë se shpenzojnë mesatarisht 46 minuta për të përgatitur një vakt për fëmijët e tyre, 44 minuta për t’u marrë me larje-hekurosje rrobash dhe 29 minuta për të pikturuar dhe krijuar projekte artistike për fëmijët e tyre. Këto role i shtohen  kohës së shpenzuar për mbështetjen e fëmijëve në  sporte dhe lojëra, me detyrat e shtëpisë apo duke vepruar si psikologe për t’i ndihmuar ata nëpër disa sfida të jetës.

Mbi të gjitha 70 % e nënave , kanë po ashtu një punë me kohë të plotë ose të pjesshme.  E gjithë kjo ngarkesë vështirë se lë kohë për t’u kujdesur për veten. Thuajse 88 % e nënave pranojnë se kanë sakrifikuar gjumin, kanë qëndruar vonë zgjuar, ose janë ngritur herët, për të rezervuar pak kohë për veten e tyre.Dhe duke qenë se nënat vetëm dinë të duan, 69 për qind e tyre thanë se do të dëshironin të shpenzonin edhe më shumë kohë duke u kujdesur për fëmijët e tyre, pavarësisht të gjitha sakrificave.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Sakrifica e plotë dhe përfundimtare!“Dhe Moisiu mori gjysmën e gjakut dhe e vuri në legenë; dhe gjysmën tjetër të gjakut e shpërndau mbi altar. Pastaj mori librin e besëlidhjes dhe ia lexoi popullit, i cili tha: «Ne do të bëjmë tërë ato që ka thënë Zoti dhe do t’i bindemi». Pastaj Moisiu mori gjakun,…
    Tags: të, dhe, që, për, mesazh, inkurajime
  • 92
    Perëndia ka një plan madhështor për ju!Por secili të shqyrtojë veprën e tij dhe atëherë do të ketë të mburrurit vetëm për veten e tij dhe jo për tjetrin. – Galatasve 6:4 Duhet ta ndalojmë veten së krahasuari me të tjerët, sepse Perëndia nuk do që të jemi të irrituar dhe të ndihemi të pavlerë për bekimet…
    Tags: të, për, që, dhe, mesazh, inkurajime
  • 91
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, se, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 90
    Ndalni dhe shihini njerëzit ashtu siç janë në të vërtetë!Në Indinë jugore në vitin 1940 një djalosh nga fshati rreth dymbëdhjetë vjeç po ndihmonte Dr. Margaret Brand, okuliste misionare, teksa bënte operacionin e kataraktit. Rezultoi që një nga pacientët ishte vetë nëna e djalit, e cila ishte verbuar para se djali i saj të lindte. Ajo nuk e kishte…
    Tags: të, për, se, që, mesazh, inkurajime
  • 90
    Rruga për një jetë të lirë dhe të pastër!Po t`i rrëfejmë mëkatet tona, ai është besnik dhe i drejtë që të na falë mëkatet dhe të na pastrojë nga çdo paudhësi. – 1 e Gjonit 1:9 Para se Hollywoodi të xhirojë një film, ka shumë punë që duhen bërë përpara se kamerat të filmojnë. Duhet të ndizen dritat, të…
    Tags: të, për, dhe, që, mesazh, inkurajime
Comments