Inkurajime

Kur njerëzve që ju kanë lënduar u ndodhin gjëra të mira!

…sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët (njësoj). – Mateu 5:45

A keni parë dikë të marrë një bekim nga Perëndia dhe të ndiheni sikur nuk e meritonin? A keni parë që dikujt i cili ju ka lënduar t’i ndodhin gjëra të mira? Kur një person që ju ka ofenduar, merr një bekim, mund t’ju rëndojë…ose të paktën mua më rëndonte derisa mësova të fal.

Bibla thotë që gjëra të mira dhe të këqija i ndodhin të drejtit dhe të padrejtit. Kur dikush që ju ka lënduar merr një bekim, e bën edhe më të vështirë për ta falur, por përsëri ju jeni thirrur për tu lutur për ta.

Dua t’ju inkurajoj të bekoni njerëzit që ju kanë lënduar duke u lutur për ta, edhe pse mund të ndiheni të lënduar dhe të acaruar prej tyre. Kur luteni për njerëzit që ju kanë lënduar, është një zgjidhje që e bëni ju. Dhe falja është e bazuar në vendimin tuaj, jo një ndjenjë. Por ka vend për shërimin tuaj aty.

Një stil jetese me falje, ju ndihmon të bëheni më shumë si Krishti. Ndërsa mësoni rëndësinë e faljes dhe të filloni të luteni për bekime mbi ata që ju kanë lënduar, zemra juaj do të shërohet nga zemërimi, dhe rritja juaj personale do t’ju drejtojë tek bekimet që Perëndia ka planifikuar për ju.

Lutje

Perëndi, mund të jetë e vështirë, por unë e di që kam nevojë të lutem për këtë dhe të bekoj ata që më kanë lënduar. E kuptoj që falja është një zgjidhje, prandaj të kërkoj të më ndihmosh të fal.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 96
    12 Arsye për të qenë FALENDERUESKy artikull u shkrua si një guidë për lutje, bashkëbisedim dhe reflektim, për të falenderuar Perëndinë dhe për tu rritur në mirënjohje. Hap pas hapi ndajmë me ju 12 fusha të jetës për të cilat duhet të jemi falenderues, duke përfshirë dhe një varg biblik dhe bashkëbisedim, dhe shembuj që…
    Tags: të, për, dhe, ju, që, inkurajime
  • 95
    Një jetë me qëllim unik.Prandaj, vëllezër, përpiquni gjithnjë e më shumë ta përforconi thirrjen dhe zgjedhjen tuaj, sepse, duke bërë këto gjëra, nuk do të pengoheni kurrë. Sepse kështu begatisht do t’ju hapet hyrja në mbretërinë e amshuar të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krisht.- 2 e Pjetrit 1:10-11 Shpesh mendojmë për ” thirrjen” si…
    Tags: të, që, dhe, ju, inkurajime
  • 95
    Si të reagojmë ndaj Komplimentave?A viheni në siklet kur dikush ju bën ndonjë kompliment? Fjalët e Urta 27:2 Mendoni për një rast kur keni marrë ndonjë kompliment nga prindi, mësuesi ose shefi. Si jeni ndjerë? A ju bëri të lumtur apo ishit në siklet? Për shumë njerëz, komplimenti është pothuajse aq i vështirë për…
    Tags: të, për, ju, dhe, që, inkurajime
  • 94
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
Comments