Inkurajime

Kur përballesh me një situatë më të madhe se ti!

Kur Perëndia po i jepte udhëzime Moisiut, Ai e dinte se populli i tij herët a vonë do të luftonte kundër një ushtrie më të fortë se ata vetë. Ndaj, ja çfarë i tha Perëndia Moisiut,

“Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe të shikosh kuaj, qerre dhe njerëz në një numër më të madh se ato që ke ti, mos ki frikë prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, që të bëri të ngjitesh nga vendi i Egjiptit, është me ty.

Kështu, në çastin kur do të jeni duke filluar betejën, prifti do të dalë përpara dhe do t’i flasë popullit dhe do t’i thotë: “Dëgjo, Izrael! Sot jeni gatitur për t’u ndeshur me armiqtë tuaj; zemra juaj të mos ju ligështohet; mos kini frikë, mos e humbni dhe mos u trembni para tyre, sepse Zoti, Perëndia juaj, është ai që ecën me ju për të luftuar për ju kundër armiqve tuaj dhe për t’ju shpëtuar”(Ligji i Përtërirë 20:1-4).

Perëndia i tregoi Moisiut katër fakte inkurajuese kur ata u përballën me një ushtri më të madhe se  ushtria e tyre– fakte që do t’ju ndihmojnë edhe juve.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

1. Mund të përjetoni frikë, madje edhe panik. Kjo është e pritshme, por mos lejoni që frika t’ju mbajë të paralizuar në vend.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

2. Pranoni që nuk keni mjaftueshëm burime për të fituar. Përballuni me faktin se: ushtria që po vjen për të luftuar kundër jush ka më shumë kuaj, më shumë qerre dhe më shumë ushtarë se ju.

Kur problemi juaj është më i madh se vetë ju, kujtoni këtë gjë:

3. Zoti premton të shkojë me ju në betejë.

Dhe së fundi, kur problemi juaj është më i madh se vetë ju:

4. Kujtoni se Ai ju ka mbrojur edhe më parë dhe premton se “do t’ju japë fitoren” (Ligji i Përtërirë 20:4) edhe këtë herë.

Siç thotë Romakëve 8:31, “Nëse Perëndia është me ne, kush mund të jetë kundër nesh?”

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Ndaloni dhe kthehuni tek Zoti për plotësimin e nevojave tuaja.Ndonjëherë janë disa vargje nga Bibla që bëhen aq të njohura, saqë thjesht i kalojmë pa u kushtuar rëndësinë praktike që kanë. Isaia 9:6 është një nga ato vargje. Po e lexoj për ju: Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet…
    Tags: të, dhe, për, është, që, se, ju, juaj, inkurajime
  • 88
    Kalaja më e madhe!Në thellësi të shkretëtirës arabe ndodhet një kështjellë e vogël. Thomas Edward Lawrence, i njohur si Lawrence i Arabisë, shkonte  shpesh atje. Edhe pse jo shumë modeste, ishte më efikase.  Njihej për sigurinë e saj. Kur sulmohej, shpesh nga forcat superiore, Lawrence tërhiqej  dhe shkonte atje për siguri. Gjatë qëndrimit…
    Tags: të, që, dhe, ju, për, se, më, inkurajime
  • 87
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, dhe, për, se, që, më, inkurajime
  • 86
    Mënyra më e mirë për të filluar ditën!Unë zgjohem para agimit dhe bërtas (si fëmijë që lutet); unë kam shpresë te fjala jote. – Psalmeve 119:147 Si e filloni ditën tuaj? A nxitoni të ngriheni nga krevati që mezi dilni nga shtëpia në kohë? A e ndizni televizorin? A bëni stërvitje? Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, pyetja…
    Tags: të, për, që, dhe, është, më, ju, inkurajime
  • 86
    Mënyra më e mirë për të filluar ditën!Unë zgjohem para agimit dhe bërtas (si fëmijë që lutet); unë kam shpresë te fjala jote. – Psalmeve 119:147 Si e filloni ditën tuaj? A nxitoni të ngriheni nga krevati që mezi dilni nga shtëpia në kohë? A e ndizni televizorin? A bëni stërvitje? Cilado qoftë rutina juaj e mëngjesit, pyetja…
    Tags: të, për, që, dhe, është, më, ju, inkurajime
Comments