Mesazh

Kur pritshmëritë e tua për martesën nuk përmbushen!

Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd nė vendin nga ke dalë?” Zanafilla 24:5

Ajo çfarë i shastis më shumë të sapomartuarit, është momenti kur kuptojnë se pritshmëritë e tyre nuk kanë për t’u realizuar të gjitha në martesë.  Përpara se të martohesh, ti ndoshta pret që bashkëshorti yt të vijë hipur mbi kalin e bardhë, të mund të kalojë ndërtesa të larta vetëm me një hap, ose të ecë  mbi ujë.

Shpejt përballesh me realitetin. Kur ndalon së pari partnerin tënd me syze ngjyrë rozë, ëndrrat e tua fillojnë të shemben. Shpejt bota bëhet bardhë e zi. Kam dëgjuar shumë gra të reja që thonë “ Nuk duhet të isha martuar kurrë me të”. Nga ana tjetër burrat thonë, “ Me sa duket, nuk e kam njohur aq mirë sa duhet. Ajo ishte gjithmonë kaq e mirë kuptueshme  përpara se të martoheshim. Gjthmonë thoshte “ Si të duash ti zemër!” Tani që ne jemi të martuar, kam parë se ajo dëshironte shumë gjëra, për të cilat nuk më kishte folur.  Duket se tani e ka nga një opinion të sajin, për gjithçka.”

Ku mendoni se çon kjo përplasje? Shumë martesa marrin për poshtë që nga kjo pikë.  Të shtypësh pritshmëritë e tua bën që të grumbullosh shumë  zemërim brenda teje. Ky është një zemërim që mblidhet për të shpërthyer më vonë.

Debbie Jonson e përshkroi kështu mënyrën se si ndihej “ Ne ishim të ndarë emocionalisht, por jetonim në të njëjtën shtëpi. Kishte shumë kohë që unë ndihesha  e mjerë në martesën time. Doja që edhe ai të ndihej keq. Ne nuk kishim ndjenja për njëri-tjetrin. Nuk kishim shpresë.”

Kush është përgjigja? Të heqësh dorë nga pritshmëritë? T’u japësh zë zhgënjimeve të tua? Ta quash këtë një kompensim?  Kur nuk arrin që të shkosh në thelb të çështjes për ta zgjidhur atë, atëherë pasioni ftohet dhe zemërimi fillon të zërë vend. Një gazetë  mjekësore kishte ngritur pyetjen, “Përse kapesh në pritshmëri që nuk janë realiste?” e pastaj përgjigja ishte “ Sepse ti mendon se ke të “drejtën” që të presësh gjëra të tilla.’’

Edhe pse jam dakord me atë që ka shkruar autori, unë gjithashtu e shoh fajin edhe tek pritshmëritë që nuk përmbushen në martesë.  Kur ti mbahesh tek të “drejtat” e tua ti fillon të gjesh shumë “gabime” në mënyrën se si po trajtohesh. Në një moment,  apo në një tjetër, të duhet të heqësh dorë nga këto të drejta, nga këto ndjesi zemërimi që nuk po merr atë që të takon.

Bashkëshortja ime, është marrë me gratë për dekada me radhë. Ajo beson se pjesa më e madhe e grave kërkojnë që bashkëshortët e tyre të plotësojnë nevojat e ndryshme në jetën e tyre. Këto janë nevoja që vetëm, Jezus Krishti mund të përmbushë.  Në kohët biblike gratë takoheshin bashkë për të larë rrobat apo për të blerë gjërat e nevojshme dhe ndanin përgatitjet që duheshin bërë për ushqimin apo për familjen. Sot, jemi më të izoluar. Shumë pak gra  kanë marrëdhënie me gra më të mëdha në moshë, që mund t’i mentorojnë, që mund t’i inkurajojnë, apo që mund të punojnë me to .

A mund të kemi disa udhëzime të cilat na ndihmojnë? Le të provojmë këto.

Udhëzimi #1  Kur pritshmëritë e tua nuk përmbushen në martesë, përpiqu që ti komunikosh ndjesitë e tua pa u zemëruar apo acaruar.  Nëse  thua “ Kur ti vepron kështu, unë ndihem në këtë mënyrë…” kjo mënyrë është më pak kërcënuese se sa kur e fillon fjalinë “ Ti bën gjithmonë kështu…” dhe e vazhdon atë me një retorikë të zjarrtë.

Udhëzimi #2  Përpiqu që të jesh personi që Zoti do dëshironte që të ishe. Sigurohu që nuk po distancohesh nga partneri yt, sepse preferon që të hakmerresh për gjithçka ai bën apo thotë.

Udhëzimi#3  Nëse është e qartë se kjo pritshmëri nuk do të realizohet, atëherë më mirë lëre të shkojë. Kjo të shërben më shumë se sa të rritësh brenda vetes zemërim dhe hidhërimin.  Debbie Johnson ( gruaja që citova pak minuta më parë) e bashkëshorti i saj, nuk hoqën dorë nga martesa e tyre. Ata u përfshinë në një program që quhej “ Të pajtohesh sipas mënyrës së Perëndisë” , e martesa e tyre u shpëtua. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me martesën tënde. Një mendim për ta mbyllur “ Nëse përpiqesh që ta bësh martesën tënde të funksionojë, mund të jesh i sigurt për ndihmën e Perëndisë, sepse është gjithmonë qëllimi i Tij që të sjellë shërim dhe të ndihmojë jetët tona.  Për këtë shërben shpengimi i Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Urreni të keqen!Fjalët e urta, kapitulli 5, vargjet 16-19, thonë se ka 6 gjëra që Zoti i urren, shtatë që janë të neveritshme për Të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Të kesh të drejtë apo të jesh i lumturLum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. ( Mateu 5:11-12) Shkrimtari…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    DurimiPor në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet. Jakobi 1:5 A je lutur ndonjëherë kështu, “ Perëndi, më jep durim, e ma jep tani”?  Ti ndoshta mund të ndihesh kështu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 100
    Kini frikën e Zotit dhe bëjeni Atë prioritetin tuaj!Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Moisiu i inkurajon njerëzit për herë të fundit. Ai e di që vdekja e tij ishte afër pasi ishte 120 – vjeç. Si gjithmonë,  Moisiu nuk mendon për veten e tij, por për njerëzit që Zoti i besoi udhëheqjes së tij. Ai u…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Lejojeni Zotin t’ju modelojë!Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden  me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin. Interesant është fakti se…
    Tags: të, që, mesazh
Comments