Inkurajime

Kur stuhia ngrihet!

Dallgët u përplasën mbi trupin e varkës ndërsa stuhia dukej sikur do ta përmbyste. Uji i lagu dishepujt. Dhe dridheshin nga frika po ashtu siç trupat e tyre dridheshin nga i ftohti. Ata ishin të tmerruar.

Por Jezusi, në mes të stuhisë, po flinte i qetë. Dishepujt e zgjuan Atë sepse kishin shumë frikë. Por Jezusi i qortoi dishepujt e Tij: “Pse keni frikë o njerëz besimpak?” (Mateu 8:26); pastaj e qetësoi stuhinë me një fjalë.

Jezusi, Princi i Paqes, është autori i shalomit—paqja e plotë, e përsosur. Kur Ai jetoi në tokë, jetoi në shalom, pavarësisht se sa shumë frikë rrotullohej rreth Tij. Ai na ofron të njëjtën paqe në mes të stuhive tona. Edhe pse oqeanet e jetës mund të ngrihen dhe të gjëmojnë, Princi i Paqes na mban të qetë në mes të furtunës.

Si e përjetojmë ne këtë lloj paqeje të pakushtëzuar? Mund ta përjetojmë paqen e Perëndisë vetëm kur besojmë të Vërtetën e Tij. Princi i Paqes, i cili banon në ne nëpërmjet Frymës së Tij, mund të na ndihmojë të prehemi në të Vërtetën e Tij me anë të besimit nëse e kërkojmë prej Tij.

Kur era dhe dallgët tërbohen, a do t’i besoni Princit të Paqes?

Lutje: Princ i Paqes, kur stuhitë e jetës po afrohen rreth meje, më mëso si të prehem në Ty. Në emër të Jezusit, lute. Amen.

“Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen time: unë po jua jap, po jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” (Gjoni 14:27).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 93
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 92
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 92
    Mbështetuni tek BurimiÇdo nevojë është një mundësi për t’i besuar Perëndisë dhe për të zbuluar se Ai siguron me të vërtetë. 1 Mbretërve 17:8-16 Askujt nuk i pëlqen të jetë në nevojë. Por nga këndvështrimi i Zotit, ajo situatë është e dobishme për shpirtin. Kur flluska jonë imagjinare e sigurisë çahet, zbulojmë…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 92
    Si të luftosh luftën e mirë?Jua kam thënë këto gjëra, që ta keni paqen në mua; në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!“.-Gjoni 16 :33 A po “përballeni me të”, në ndonjë fushë të jetës tuaj tani? Të gjithë e përjetojnë jetën si të jemi në një betejë ndonjëherë.…
    Tags: të, në, tij, inkurajime
Comments