Mesazh

Kur të duket se je gati të dorëzohesh

Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. Kur ka thėnė njė gjė, nuk do ta bėjė? Ose kur ka shpallur njė gjė, nuk do ta kryejė? Numrat 23:19

A ndihesh ndonjëherë se je gati të dorëzohesh? Një prej dëgjuesve na thoshte se ishte lutur për diçka, e Perëndia nuk i ishte përgjigjur. Kështu ai po e linte fare këtë gjë. Ndoshta edhe ti, ke qenë duke menduar mbi vlefshmërinë e premtimeve të Zotit.  Gjithsecili ndonjëherë,

ndihet i shkurajuar. Ti mund të jesh duke thënë “ Unë nuk e bëj dot këtë…Mbase funksionon për të tjerët, por jo për mua.” Ki durim!

Tundimi nuk është mëkat. Të besosh tek ajo që e di se nuk është e vërtetë, ky është mëkat. Unë e kam përjetuar këtë gjë, ndaj më lejo që të fokusohem tek disa nga premtimet që gjenden në Fjalën e Perëndisë. Ndoshta kështu mund  të ndihmoj që t’i kuptosh më mirë. Disa prej premtimeve të Perëndisë në Bibël, u janë dhënë disa individëve dhe nuk janë për të gjithë. Më shumë se 32.000 premtime në Bibël u janë dhënë fëmijëve të Perëndisë.

Me përkufizimin “ fëmijët e Perëndisë,”  nënkuptoj të gjithë ata që kanë një marrëdhënie personale me Zotin, përmes Jezus Krishtit.

Një profesor kolegji më tha njëherë, “ Nuk më pëlqen  kur ti i përjashton disa njerëz nga të qenit fëmijët e Perëndisë.”  Nuk isha unë ai që e bëri këtë përjashtim,  ishin shkruesit e shkrimeve ata që  e thanë këtë shumë kohë më parë. Gjoni shkroi se një njeri që beson tek Jezus Krishti,është adoptuar në familjen e Perëndisë. Ndaj, premtimet e Zotit , janë premtime të veçanta ndaj fëmijëve të Tij.

Unë u  hasa në  një vështirësi. Të gjitha premtimet e Zotit nuk kanë një afat të përcaktuar. Por unë, dua përgjigjen e kërkesave të mia menjëherë.  Nëse do t’i kisha dashur këto përgjigje nesër, atëherë do të mund të kisha pritur të nesërmen për t’i kërkuar ato. Unë jam si ai njeri që lutet “ Perëndi, më jep durim dhe ma jep tani…!

Koha e Zotit është e ndryshme nga e jona. Ai është i lirë nga kufizimet e kohës dhe hapësirës. Duke qenë se ne nuk jemi kështu, ne  e urdhërojmë me padurim Perëndinë që të veprojë tani. Ne  kemi frikë se nesër do të jetë shumë vonë. Duhet të vazhdosh të besosh se Perëndia na ka dëgjuar. Ai do t’u përgjigjet lutjeve tona sipas kohës së tij, e jo sipas kohës sonë.

Premtimet e Zotit  bazohen në integritetin e Tij, kështu që mund të jemi të sigurt për vlefshmërinë e tyre.  Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund të gėnjejė, ( Numrat 23:19)

Ne lutemi për diçka dhe pastaj shqetësohemi për të, sikur të mos kishte Perëndi. Kështu ne jemi duke thënë, “ Perëndi, nuk jam i sigurt nëse mund të të zë besë tërësisht!” Apostulli Pal, që e dinte se çdo të thoshte të prisje për Zotin, tha “Nėse jemi tė pabesė, ai mbetet besnik, sepse ai nuk mund tė mohojė vetveten ( 2 e Timoteut 2:13)

Të gjitha premtimet e Perëndisë janë të rrethuara nga besnikëria e tij. Kur Sara ishte 90 vjeç, ajo solli në jetë një bir. Kishin kaluar të paktën 50 vjet nga mosha kur një grua mund të ngelë shtatzënë. Dhjata e Re na tregon “Me anë të besimit edhe vetë Sara, ndonëse e kishte kaluar moshën, mori fuqi të bëhet me barrë dhe të lindë, sepse e konsideroi besnik atë që i kishte bërë premtimin” ( Hebrenjtë 11:11)

Ndryshe nga njerëzit, të cilët bëjnë premtime, e  kontrata të cilave nuk u qëndrojnë, Perëndia do të  nderojë Fjalën e Tij. “Fjala e Perëndisë sonë do të qëndrojnë përgjithmonë” ( Isaia 40:8)  Përgjithmonë, është një kohë vërtetë shumë e gjatë.  Ti mund të qëndrosh në premtimet e Tij, duke besuar se Ai nuk do të lerë e as nuk do të braktisë ( Hebrenjtë 13:5) Mos u dëshpëro, por mbahu tek premtimet e Tij. Perëndia e di se ku je tani.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Pse nuk mund të ndjekim zemrën?Pastaj u tha të gjithëve: “Nëse dikush do të vijë pas meje, le ta mohojë vetveten, ta marrë çdo ditë kryqin e vet dhe të më ndjekë. – Luka 9 : 23 Jezusi ishte i qartë me dishepujt e tij se dishepullizimi nuk është diçka e rastësishme. Ai e dinte që…
    Tags: të, nuk, mesazh
  • 94
    Lumturia E Vërtetë    Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35 Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetraArsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote. Efesianëve 4:17-24 Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Kur të vini…..“Pasi shpëtohemi, pritet të ecim sipas standarteve të Perëndisë në lidhje me shenjtërinë (shenjtërimin)” Kur lexoni premtimet e Zotit, do të zbuloni se mallkimet janë më të shumta se sa bekimet. Pse është kështu? Për të treguar se sa seriozisht e merr Zoti drejtësinë. Qëllimi i pasazheve që flasin për…
    Tags: të, mesazh
  • 94
    Nuk thoni dot “jo”?A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë…
    Tags: të, mesazh
Comments