Kur Zoti dëshiron vëmendjen tonë!
Kur ndiheni të shqetësuar, kaloni më shumë kohë me Perëndinë në lutje; Ai mund t’ju drejtojë në diçka të re.
1 Samuelit 3:1-21
A jeni ndjerë ndonjëherë i shqetësuar, sikur diçka nuk është në rregull? Ndonjëherë Perëndia do ta përdorë atë ndjesi për të tërhequr vëmendjen tonë. Merrni si shembull Samuelin. E thënë me fjalë të thjeshta ai nuk mund të pushonte sepse një zë vazhdonte të thërriste emrin e tij në errësirë dhe ai mendoi se ishte prifti Eli që e thërriste. Më në fund, pas herës së tretë, Eli kuptoi se djali po dëgjonte zërin e Perëndisë.
Për Samuelin, ndjesia e shqetësimit ishte fizike, por mund të shfaqet edhe si një ndjenjë mendore ose emocionale. Kjo mund të jetë diçka që Perëndia përdor për të na udhëhequr drejt njohurive të reja, siç bëri kur zbuloi se Samueli do të bëhej profet. Në fillim, ky informacion e frikësoi Samuelin—saqë kishte frikë t’i tregonte Elit për gjykimin e Perëndisë dhe nuk e zuri gjumi atë natë. Ai madje mund të kishte dashur t’a shmangte atë ndjenjë shqetësimi. Megjithatë, në fund të fundit, ia vlejti vuajtja: Shkrimi na thotë se ” Ndërkaq Samueli rritej; dhe Zoti ishte me të dhe nuk la të shkonin kot asnjë nga fjalët e tij.” (1 Sam. 3:19).
Pavarësisht se si dhe pse Perëndia na lë të ndihemi të shqetësuar, qëllimi i Tij është gjithmonë i mirë. Kështu që mund t’i besojmë Zotit dhe të shqyrtojmë ndjenjat tona të shqetësimit pa frikë. Kërkoni të dëgjoni zërin e Tij dhe binduni. Pastaj, edhe nëse ti, si Samueli, nuk je i sigurt se nga vjen shqetësimi, Perëndia nuk do të të lërë të humbasësh. Ai është në kontroll dhe planet e Tij nuk mund t’i prishë askush.
Related Posts
- 94
- 94
- 94
- 94“Duke qenë se mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia”, thotë Zoti.- Isaia 55:8 Planet e prishura, ndryshimet e orarit dhe vonesat e papritura shpesh shkaktojnë irritim, zhgënjim dhe ankth. Kur planet tona të detajuara prishen, mbani mend se planet e Perëndisë…
- 94Në tre kapitujt e librit të Habakukut shohim një shembull të shkëlqyer të Dhiatës së Vjetër të këmbënguljes në lutje. Të dhënat historike nga libri i Habakukut tregojnë se ai jetoi gjatë mbretërimit të mbretit të Izraelit Jehojakim. Kur Perandoria Babilonase po përparontte shumë. Por ishte përpara se babilonasit të…