LAJMET E FUNDIT

Kush është Petrit Ajeti, shefi i ri i AKI-së?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Biografia e drejtorit të ri të AKI-së, e prezantuar nga Presidenca

Petrit Ajeti ka lindur në Gjilan, më 11 tetor 1981. Shkollën fillore dhe të mesme gjimnazin matematiko-natyror i ka mbaruar në Gjilan. Në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë. Gjithashtu, ka kryer studimet në nivelin Baçelor në Shkencat Politike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ajeti ishte bursist i programit të bursave pasuniversitare të BE-së “Young Cell Scheme”, përmes të cilit mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar.

Ajeti ka ndjekur disa programe ndërkombëtare në kuadër të zhvillimit profesional në fushën e Sigurisë. Në vitin 2016 ka ndjekur “Programin për Studimet e Aplikuara të Sigurisë”, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall” në Gjermani, pastaj programin certifikues për Menaxhim të Mbrojtjes si dhe për Marrëdhëniet Civile – Ushtarake dhe Buxhetim të Mbrojtjes në “Naval Postgraduate School” në SHBA, programin certifikues “Menaxhimi i Bashkëpunimit të Sigurisë” në Institutin e Mbrojtjes për Studime të Bashkëpunimit të Sigurisë në SHBA, si dhe programin PRINCE 2 për Menaxhim të Projekteve. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhim dhe Operim të Emergjencave nga Departamenti i Mbrojtjes së SHBA-së.

Paralelisht me edukimin Ajeti gjithashtu ka qenë aktiv në fushën e sigurisë. Mbi 15 vjet përvojë pune në institucionet publike dhe private në fushën e sigurisë. Nga viti 2013 ka punuar në kapacitete të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës si Zyrtar për koordinim të investimeve të huaja të mbrojtjes dhe ushtrues detyre i shefit të sektorit për integrim euro-atlantik si dhe së fundi Shef i Kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm. Çështjet kryesore ku ai është angazhuar përfshijnë Planifikimin, Programimin, Buxhetimin, dhe Ekzekutimi në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu Ajeti ka qenë anëtar i grupit punues ndërinstitucionale për hartimin e Strategjisë së parë të Mbrojtjes. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 Ajeti ka punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në cilësinë e zyrtarit të lartë në Departamentin për Hartimin e Politikave të Sigurisë së Brendshme si dhe në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion. Ai gjithashtu ka përvojë ndërkombëtare në fushën e sigurisë si kontraktor civil për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në bazat ushtarake në Afganistan dhe Kosovë.

Petrit Ajeti ka përvojë edhe në fusha tjera si: Asistent i angazhuar në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan (viti akademik 2015-2016), si dhe Menaxher i Projektit të Financuar nga Komisioni Evropian për Themelimin e Qendrës Rajonale të Marketingut për Rajonin Ekonomik Lindor.

Ajeti flet rrjedhshëm gjuhën angleze. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ajeti është vëlla i dëshmorit Alban Ajeti.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 99
    Qeveria e Kosovës lehtëson masat anticovidDuke filluar nga sot ndryshon orari i ndalim qarkullimit nga ora 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Krahas saj është vendosur për rihapjen e lokaleve, hoteleve, qendrave tregtare dhe restoranteve. Qeveria e Kosovës vendosi në 7 prill masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve iu ndalua hapja, por…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 97
    Në Kosovë virusi vë në pah humanizminArta Jashari derisa ndihmonte babanë e saj të moshuar që të mposhtte koronavirusin e mësoi se sa fuqia e dikujt mund të jetë shpresë për të tjerët dhe mund t’i ndryshojë gjërat për të mirë. Sopranoja 32-vjeçare vendosi që ta trajtonte vetë të atin e saj, Baki Jashari – drejtor…
    Tags: të, në, ka, për, dhe, lajmet, fundit
  • 93
    Kriza në Jerusalem: Bota lutet për qetësi pas eskalimit të dhunësShtete në gjithë botën kanë bërë lutje për qetësi pasi sulmet mes Izraelit dhe palestinezëve janë përshkallëzuar ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezë të ulin tensionet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhuna ka…
    Tags: të, në, ka, lajmet, fundit
  • 90
    Prishtinë - Komuna sqarohet për mungesën e ndriçimit publikTash e disa muaj shumë lagje të Prishtinës janë duke u përballur me mungesë të ndriçimit publik, e gjitha kjo po përcillet edhe me rrezik nga sulme të mundshme nga qentë endacakë. Disa prej lagjeve që po përballen me këtë probleme janë ‘Dardania’, ‘Kalabria’, ‘Arbëria’, disa pjesë në ‘Rrugën B’,…
    Tags: të, në, ka, dhe, për, lajmet, fundit
  • 89
    Sot, Dita Kombëtare për personat e zhdukur në KosovëRepublika e Kosovës,sot shënon Ditën kombëtare për persona të zhdukur. Institucionet e Kosovës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare thonë se gjatë luftës së Kosovës janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona. Por edhe sot, më shumë se 22 vjet nga përfundimi i luftës së Kosovës, 1.647…
    Tags: për, dhe, të, në, lajmet, fundit
Comments