Mesazh

Lejojeni Zotin t’ju modelojë!

Thuhet se saritë ( veshjet indiane) më të bukura janë ato që enden  me dorë në qytetin e Varanasit, kryeqytetin kulturor të Indisë. Këto fustane të bukura – me ari dhe argjend, të kuq dhe blu – zgjidhen shpesh si fustane nusërie në të gjithë vendin.

Interesant është fakti se këto sari zakonisht bëhen vetëm nga dy persona –

…Babai i cili ulet në një platformë dhe djali që qëndron dy hapa pas tij. Babai ka para tij të gjitha bobinat me fije mëndafshi. Ndërsa fillon të tërheqë fijet, ai tund kokën dhe i biri përgjigjet duke lëvizur tezgjahun nga njëra anë në tjetrën. Më pas proçesi fillon përsëri nga e para, me babain  që zgjedh fijet dhe duke tund kokën dhe djalin që vazhdon punën. Gjithçka bëhet me një tundje të thjeshtë të kokës nga babai. Është një proçes i gjatë dhe i lodhshëm për t’u parë. Por nëse ktheheni pas dy ose tre javësh, do të shihni një model të mrekullueshëm sari.

Sikur ta linim Zotin të ndërthurte jetën tonë  në po të njëjtën mënyrë, të zgjedhë modelin dhe ngjyrat që janë pjesë e planit përfundimtar për të cilin Ai na krijoi. “Ne mund të lëvizim tezgjahun, por dizajni është në mendjen e Atit. Djali nuk e ka idenë se çfarë modeli do të dalë. Ai thjesht i përgjigjet tundjes së kokës së babait.”

Imagjinojeni sa i irrituar do të ishte babai nëse djali i tij refuzonte të ndiqte drejtimin e tij. Ndoshta djali nuk do të përdorte fare fije të errëta por do të përdorte vetëm fije të arta. Megjithatë, kushdo që merret me arte krijuese e di se tonet e errëta janë ato që i bëjnë ngjyrat e ndezura të duken bukur.

Do bëjmë mirë t’ja lëmë drejtimin e jetës sonë Zotit, i cili deklaron: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde, që të udhëheq nëpër rrugën që duhet të ndjekësh.” (Isaia 48:17).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Të kesh të drejtë apo të jesh i lumturLum ju kur do t`ju shajnë dhe do t`ju përndjekin dhe, duke gënjyer, do të thonë të gjitha të zezat kundër jush, për shkakun tim. Gëzohuni dhe ngazëllohuni, sepse shpërblimi juaj është i madh në qiej, sepse kështu i kanë përndjekur profetët që qenë para jush. ( Mateu 5:11-12) Shkrimtari…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Kur pritshmëritë e tua për martesën nuk përmbushen!Shërbëtori iu përgjegj: “Ndofta ajo grua nuk dëshiron të më ndjekë në këtë vend; a duhet ta çoj atëherë përsëri birin tënd nė vendin nga ke dalë?” Zanafilla 24:5 Ajo çfarë i shastis më shumë të sapomartuarit, është momenti kur kuptojnë se pritshmëritë e tyre nuk kanë për t’u realizuar të…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Urreni të keqen!Fjalët e urta, kapitulli 5, vargjet 16-19, thonë se ka 6 gjëra që Zoti i urren, shtatë që janë të neveritshme për Të: sytë krenare, gjuha gënjeshtare, duart që derdhin gjak të pafajshëm, zemra që kurdis plane të këqija, këmbët që turren shpejt drejt së keqes, dëshmitari i rremë që…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    DurimiPor në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia, që u jep të gjithëve pa kursim, pa qortuar, dhe atij do t`i jepet. Jakobi 1:5 A je lutur ndonjëherë kështu, “ Perëndi, më jep durim, e ma jep tani”?  Ti ndoshta mund të ndihesh kështu…
    Tags: të, që, mesazh
  • 98
    Kini frikën e Zotit dhe bëjeni Atë prioritetin tuaj!Në pjesën e Torahut të kësaj jave, Moisiu i inkurajon njerëzit për herë të fundit. Ai e di që vdekja e tij ishte afër pasi ishte 120 – vjeç. Si gjithmonë,  Moisiu nuk mendon për veten e tij, por për njerëzit që Zoti i besoi udhëheqjes së tij. Ai u…
    Tags: të, që, mesazh
Comments