Mesazh

Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetra

Arsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote.

Efesianëve 4:17-24

Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka kaq shumë njerëz të pakënaqur, të shqetësuar dhe të dërmmuar?

Arsyeja kryesore është se shumica e botës nuk e njeh Jezu Krishtin si Shpëtimtar dhe Zot, kështu që ata nuk mund të kenë paqen dhe gëzimin e Tij. Por ka edhe të krishterë që janë të pakënaqur sepse kanë veshur “rroba” të vjetra nga e kaluara e tyre. Këto veshje mund të jenë, emocione dhe qëndrime të mbetura që nga fëmijëria, ose ka të ngjarë  që këta besimtarë po përpiqen të mbartin sjellje nga jeta e tyre, para Krishtit.

Zgjidhja është të ndërrojmë rrobat e vjetra me ato të rejat që Jezusi ka siguruar për ne (Isa. 61:10). Le  të lëmë mënjanë zakonet e vjetra dhe mënyrat e të të menduarit, ashtu siç do të bënim një veshje të grisur. Kjo do të thotë që ne nuk duhet t’i kujtojmë më vetes gabimet që na kanë bërë të tjerët. As nuk duhet t’i vlerësojmë zakonet mëkatare, të vazhdojmë praktikat e kësaj bote ose të mendojmë ashtu siç kemi menduar më parë.

Si krijesa  të reja në Krishtin, nuk kemi më punë të veshim rrobat e pista të mishit. Në vend të kësaj, le të ushtrojmë mendjen tonë të përtërirë dhe të veshim rrobat e reja që na janë dhënë nga Perëndia. Do të jemi të kënaqur vetëm kur të heqim dorë nga e vjetra dhe të veshim të renë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Lumturia E Vërtetë    Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35 Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Nuk thoni dot “jo”?A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Të ecësh përmes kohëve të errëtaA keni shkuar ndonjëherë gjatë leximit në faqen e fundit të librit sepse thjesht nuk mund të prisnit për përfundimin? Kjo është shpesh ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në jetën tonë, veçanërisht në sezone të vështira. Ne duam të dimë kur do të marrë fund vuajtja jonë. Por vetëm…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuajaSepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6 Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    6 Mënyra Si Të Praktikojmë PaqenDhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. – Filipianëve 4:7 Të jetojmë në paqen e Perëndisë, është jetike, për të shijuar jetën. Unë besoj se një nga çelësat e të jetuarit në paqe është ndërmarrja e disa hapave…
    Tags: të, mesazh
Comments