Kulturë

“Lira dhe Titi” – thirrje për respektimin e të drejtës së fëmijëve për shkollim

“Lira dhe Titi” do të shfaqet edhe të martën, më 1 qershor. Hyrja për ta parë këtë shfaqje është falas.

Kur fëmijët e tjerë janë duke pikturuar në shtëpi, ose duke përfunduar detyrat e shtëpisë, Lira dhe Titi janë duke u endur rrugëve të qytetit. “Kikirikë, kikirikë për 50 centë”, thërret Lira. “Cigare, axhë a dëshiron cigare”, dëgjohet zëri i Titit. Fjala cigare tingëllon 100-fish më e rëndë, sidomos brenda sallës së Teatrit “Dodona”, ku është dhënë shfaqja “Lira dhe Titi”. Shitësit e vegjël (Armend Ballazhi dhe Vjosë Tasholli) janë dy fëmijë të cilët kanë lënë bankat shkolle për të fituar të holla rrugëve. Për ta është mënyrë e vetme për ta ndihmuar familjen.

Drenusha, shoqja e Titit, e cila e ka ndarë bankën me të, nuk e di se ku është miku i tij i çmuar. Nga mësuesja e ka kuptuar se për shkak të pandemisë babai i Titi ka mbetur pa punë. Por, kjo nuk i duhet arsye që miku i saj ta lërë shkollën. Një ditë kur e takon Titin, ia bën 100 pyetje. Është e interesuar të dijë se në cilën shkollë po mëson, madje dyshon se ka bërë miq të rinj dhe prandaj e ka harruar miken e vjetër. Titi mundohet ta fshehë të vërtetën. Kështu nis rrëfimi i shfaqjes nën regji të Bashkim Ramadanit e tekst të Alba Loxhës.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 89
    Thënie të urta nga aforisti amerikan Mason CooleyMason Cooley (1927 – 2002) ishte një akademik letrar amerikan dhe aforist. Për lexuesit tanë kemi përzgjedhur disa nga thëniet e tij më të njohura:Nëse jeton vetëm, e ke më të vështirë të gjesh dikë për t’i hedhur fajin.Ruajtja e traditave është kthyer në një pasion simpatik, si koleksionimi i…
    Tags: të, për, kulturë
  • 87
    Dymbëdhjetë kandidatë për katër pozitat udhëheqëse në institucionet kulturorePër katër pozita udhëheqëse në institucionet qendrore të kulturës garës i kanë hyrë dymbëdhjetë kandidatë. Në konkurset për drejtor të përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Kosovës, udhëheqës artistik të këtij institucioni dhe drejtor të Galerisë Kombëtare të Kosovës, si dhe të Baletit Kombëtar të Kosovës nuk ka pasur shumë të…
    Tags: të, për, dhe, kulturë
  • 86
    Komuna dhe Teatri i Ferizajt synojnë repertor vjetor në kundërshtim me Ligjin për teatroMe veprimet e Komunës dhe institucionit teatror është zbehur edhe roli i organeve udhëheqëse të teatrit të qytetit “Adriana Abdullahu”. Përderisa kanë vendosur që shfaqjet e repertorit vjetor të zgjidhen nëpërmjet një thirrjeje publike, Ligji për teatro këtë barrë ia ngarkon menaxhmentit. E hisen më të madhe e ka udhëheqësi…
    Tags: të, për, dhe, kulturë
  • 85
    Sanremo 2021 shtyhet për në prillSanremo, 23 nëntor – Pas shtyrjes nga shkurti në mars, Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet përsëri për në fillim të prillit, shkruan faqja e internetit vanityfair.it. Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, do të lidheshin gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do…
    Tags: të, për, kulturë
  • 84
    Kurajo!“Të tri të katërtat e gjithë të ligave që ngjajnë në botë kanë ardhur nga frika”, Nietzche Si qëllim të përfundëshmë të përpjekjevet kombëtare-shoqërore të Tendencës Neo-Shqiptare, që përkrahim ne, mundemi të pranojmë këtë princip: Krijimi i një Shqipërie brenda të pa-kufishme, jashtë të kufizuar. Krijimi i një Shqipërie! Është…
    Tags: të, dhe, kulturë
Comments