Mesazh

Lumturia E Vërtetë

    Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: “Më lum është të japësh sesa të marrësh!” – Veprat 20:35

Vite më parë unë nuk e kisha idenë sa fuqishëm mund të ndjejmë praninë e Perëndisë kur u japim të tjerëve. Më parë unë isha egoiste, vija veten të parën. Kisha vështirësi dhe përpiqesha vazhdimisht të gjeja lumturi për veten, por gjithmonë e ndjeja veten time të lodhur, të stresuar dhe pa dyshim të palumtur.

Megjithatë, Perëndia më mësoi disa gjëra për lumturinë e vërtetë. Sapo e zbulova që lumturia është prodhim i veprave të mira për njerëzit e tjerë, fillova të përvetësoja këtë stil jetese duke kërkuar qëllimisht mënyra për të ndihmuar të tjerët çdo ditë.

Bibla thotë tek Veprat e Apostujve 20:35“Dhe në çdo gjë ju kam treguar se, duke u munduar në këtë mënyrë, duhet të ndihmohen të sëmurët dhe të kujtohen fjalët e Zotit Jezus, i cili tha: ‘Më lum është të japësh sesa të zarrësh!’”. Është e mrekullueshme. Të japësh sjell më tepër lumturi sesa të marrësh? Në dukje nuk ka shumë kuptim. Jetojmë në një botë dhe kulturë që është e dhënë pas të marrit. Sa herë ne shohim njerëz që kanë shumë gjëra dhe mendojmë: “Ata duhet të jenë vërtet të lumtur.”

Por lumturia e vërtetë vjen nga një mënyrë jetese e bazuar te të dhënit të tjerëve. Tani, kjo nuk do të thotë që duhet të japim miliona. Gjithë sa Perëndia kërkon, është që të japim atë që kemi.

Unë asnjëherë nuk dua të bëhem si një person që thotë: “Epo, po bëj mjaftueshëm. Jam kënaqur.” Në të vërtetë, kjo nuk do të më sjellë asnjëherë kënaqësi. Jo, unë dua të ndihmoj sa më shumë njerëz që mundem. Sot, gjeni dikë dhe jepini diçka. Pavarësisht se sa e madhe apo e vogël mund të jetë dhurata apo inkurajimi juaj, jepni aq sa mundeni,
çfarë keni. Përjetoni lumturinë e vërtetë, që vjen nga të dhënit.

Lutje

Perëndi, unë e di që lumturia e vërtetë vjen kur japim dhe jo kur marrim. Unë dua të jetoj një jetë të mbushur me lumturi të vërtetë që vjen nga të harruarit e dëshirave të mia dhe të kërkoj t’u jap atyre rreth meje.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Nuk thoni dot “jo”?A e keni të vështirë të thoni “jo” kur ju kërkojnë të bëni diçka? Nëse është kështu, mbase e gjeni veten shumë të zënë duke bërë diçka të mirë për veten ose për dikë tjetër. Meri Bajërs na jep një ide që do të na ndihmojë. Teknika quhet: “Pesë herë…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    ndiqni urtësinë e Perëndisë jo ndjenjat tuajaSepse Zoti jep urtësi; nga goja e tij rrjedhin njohuri dhe arsye. – Fjalët e Urta 2:6 Jeta nuk është më një aventurë kur lejojmë ndjenjat të udhëheqin. Ndjenjat ndryshojnë nga dita në ditë, nga ora në orë, nga momenti në moment. Ndjenjat na gënjejnë. Pra, nuk mund t’u besojmë…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    6 Mënyra Si Të Praktikojmë PaqenDhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus. – Filipianëve 4:7 Të jetojmë në paqen e Perëndisë, është jetike, për të shijuar jetën. Unë besoj se një nga çelësat e të jetuarit në paqe është ndërmarrja e disa hapave…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Lërini mënjanë rrugët tuaja të vjetraArsyeja që disa të krishterë nuk e ndiejnë paqen dhe gëzimin e Zotit është se ata jetojnë ende në mënyrat e tyre të vjetra të kësaj bote. Efesianëve 4:17-24 Duket se në një botë me prosperitet dhe bollëk, do të kishte kënaqësi të madhe, por  ndodh e kundërta. Pse ka…
    Tags: të, mesazh
  • 100
    Të ecësh përmes kohëve të errëtaA keni shkuar ndonjëherë gjatë leximit në faqen e fundit të librit sepse thjesht nuk mund të prisnit për përfundimin? Kjo është shpesh ajo që ne dëshirojmë të bëjmë në jetën tonë, veçanërisht në sezone të vështira. Ne duam të dimë kur do të marrë fund vuajtja jonë. Por vetëm…
    Tags: të, mesazh
Comments