Mesazh

Lutu për vullnetin e Zotit!

Jozefi kaloi vite i mbyllur në një birucë egjiptiane. Ndërsa ai nuk kishte bërë asgjë për të merituar burgimin, Perëndia e dinte se besimi i Jozefit duhej të vihej në provë. Perëndia do t’i përmbushte premtimet e Tij, por së pari Ai donte të rriste besimin e Jozefit—duke e forcuar atë me praninë e Tij në çdo rrethanë. Jozefi nuk iu shmang dorëzimit personal. Ai e dinte se nëse do ta bënte, do të rrezikonte të humbiste vullnetin dhe qëllimin e Perëndisë për jetën e tij—kështu që iu drejtua Zotit.

Nëse Zoti ju ka lejuar të gjendeni në një vend të vështirë – lutuni. Por mos u lutni vetëm për një rrugë shpëtimi. Në vend të kësaj, lutuni që të gjeni kënaqësi në Zotin pavarësisht nga rrethanat. Nëse ka nevojë për disiplinë, jini të gatshëm të mësoni në mënyrë që të përjetoni bekimet e Perëndisë.

Përpjekja për të manipuluar vullnetin e Zotit nëpërmjet lutjes nuk funksionon kurrë. Në vend të zgjidhjes së problemit, kjo mund të çojë në zhgënjim. Prandaj, le të zgjedhim t’i besojmë Perëndisë dhe të presim përgjigjen e Tij.

Do të ketë raste kur mendojmë se nuk mund të përballemi me një gjyq tjetër ose edhe me një minutë më shumë persekutimi. Jezusi i kupton dobësitë tona. Natën e arrestimit të Tij, Ai u lut: “Ati im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!“. (Mateu 26:42). Më parë, Ai i kishte mësuar dishepujt e Tij të luteshin, “U bëftë vullneti [Yt]”, në mënyrë që ata të dinin se si t’ia dorëzonin vullnetin e tyre Perëndisë, ashtu siç Ai ia kishte nënshtruar të Tijat .

Perëndia i di dhembjet, lëndimet dhe zhgënjimet me të cilat po përballeni, por Ai dëshiron t’ju dëgjojë të luteni atë që Krishti u lut në kopsht natën e arrestimit të Tij: “Megjithatë, jo si dua unë, por si do ti” (Mateu 26:39).  A është kjo lutja e zemrës suaj?

Lutje: Zot, vij para Teje edhe pse jam në një situatë të vështirë. Lutem që vullneti Yt të realizohet në këtë stinë të jetës sime. Më ndihmo të të besoj dhe të të pres. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Por ndërsa Jozefi ishte atje në burg, Zoti ishte me të” (Zanafilla 39:20-21).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Krenaria para rëniesMohimi i Krishtit nga Pjetri ishte një dështim shumë I madh. Vetëm disa orë më parë, ai kishte rrëfyer se Jezusi ishte Biri i Perëndisë. Dhe më pas pretendoi se nuk e njihte Zotin. Në një moment apo në një tjetër, secili prej nesh ka rënë në tundim. Kjo është…
    Tags: të, në, mesazh
  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Ndalu së shpëtuari veten!Zoti është i mirë, është një fortesë në ditën e fatkeqësisë; ai i njeh ata që kërkojnë strehë tek ai.- Nahumi 1:7 Kur jeni në ankth të thellë, pjesa më e keqe është kur nuk jeni të sigurt se si të dilni prej asaj situate. Në këtë pikë shumë njerëz i…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, mesazh
  • 97
    Përgatituni që vetë Perëndia të jetë Mësuesi juaj dhe t’u tregojë të vërtetën!Në pjesën e Torahut të kësaj jave do të fillojmë të studiojmë enët e ndryshme që ndodheshin në Tabernakull. Në këtë artikull të shkurtër do të flasim për tryezën. Tryezë e cila kishte një bukë të veçantë të vendosur mbi të, e njohur fjalë për fjalë si “buka e paraqitjes”.…
    Tags: të, në, mesazh
Comments