Inkurajime

Lutuni për brezin e ardhshëm!

Çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më shumë ndikime të paperëndishme që konkurrojnë për vëmendjen e të rinjve të kombit tonë. Vlerat biblike perceptohen si të çuditshme dhe të vjetruara. Familjet e krishtera janë nën sulm nga të gjitha anët. Si do ta gjejë ndonjëherë brezi në i ri forcën për të ndjekur rrugët e Perëndisë dhe për të qenë luftëtarë për Krishtin?

Mijëra vjet më parë, psalmisti bëri të njëjtën pyetje: “Si mundet një i ri të bëjë rrugën e tij të pastër?” Ai iu përgjigj: “Duke e ruajtur me fjalën tënde[të Perëndisë]” (Psalmi 119:9).

Lexoni Psalmin 127. Vargu 3 thotë: “Ja bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti,…”. Trashëgimia është një dhuratë dhe ne duhet ta ruajmë mirë atë që na është dhënë. Kjo vlen jo vetëm për prindërit, por edhe për çdo anëtar të kishës së Perëndisë. Secili prej nesh është thirrur për të ngritur lart brezin e ardhshëm në lutje, për të trajnuar të rinjtë në jetën tonë në gjërat e Zotit dhe për të qenë një shembull i perëndishmërisë.

Çdo gusht, pak para fillimit të vitit të ri shkollor, ne lutemi për studentët ndërsa ata kthehen në shkollë. I lutemi Perëndisë që të kujdeset për të vegjlit tanë që fillojnë kopshtin ose kthehen në shkollën e mesme dhe lutemi që Ai të jetë me nxënësit e shkollave të mesme dhe të kolegjit ndërsa ata përballen me një sërë presionesh akademike dhe sociale. Por çfarë ndodh me pjesën tjetër të vitit?

Nëse vërtet dëshirojmë që Zoti të punojë në jetën e fëmijëve tanë, ne duhet ta bëjmë lutjen për ta një përparësi në jetën tonë. Pavarësisht se sa e ngarkuar bëhet jeta, nuk duhet të jemi kurrë shumë të zënë për lutje. Kur bëhet fjalë për të rinjtë tanë, ai duhet të jetë prioriteti ynë i parë.

Lutje: Zot, faleminderit për “trashëgiminë” që më ke dhënë nëpërmjet të rinjve që ke vendosur në jetën time. Më ndihmo të marr kohë për t’u lutur për ta. Faleminderit për privilegjin për të ndikuar brezin e ardhshëm për Krishtin. Lutem në emër të Jezusit. Amen.

“Pastaj u tha atyre edhe një shëmbëlltyrë, për të treguar se duhet të lutemi vazhdimisht pa u lodhur,” (Luka 18:1).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Jezusi po ndërmjetëson për ne!Veprat e Apostujve, kapitulli 7, vargu 55: “Por ai,” Stefani, “mbushur me Frymë të Shenjtë, i nguli sytë nga qielli, pa lavdinë e Perëndisë dhe Jezusin që rrinte në këmbë në të djathtën e Perëndisë.” Cfarë skene e mrekullueshme. Ne shohim përgjatë shkrimeve, se Jezusi paraqitet i ulur në të djathtë të…
    Tags: të, në, për, që, inkurajime
  • 98
    Përballuni me krenarinë!Mëkati vjen në shumë forma dhe përmasa, por thellë brenda, çdo mëkat mbin nga e njëjta farë: krenaria. Nën çdo dështim moral është një dëshirë për të lartësuar veten. Askush nuk është i imunizuar nga kjo thyerje. Edhe njerëzit që kanë parë shenja të mrekullueshme dhe kanë përjetuar dorën e…
    Tags: të, për, në, që, inkurajime
  • 97
    Si e përdor Perëndia vuajtjen për mirë?Në kohën e Jezusit zakonisht mësohej se vuajtja është gjykim. Për shembull, kur dishepujt e Jezusit takuan një burrë të lindur të verbër, ata e pyetën Atë: “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e tij, që ai ka lindur i verbër?” (Gjoni 9:2). Dhe Jezusi mori kohë për të korrigjuar këtë…
    Tags: të, për, që, inkurajime
  • 97
    Ndaluni dhe sodisni bukurinë e Zotit!Mjekja misionare Margaret Brand shkroi për kohën kur djali i saj i vogël, Kristoferi, kishte shkuar të luante lart në kodër në Indi, kur dielli po perëndonte. “Erdhi me vrap shumë  i emocionuar. [Ai] më kapi dorën, – tregon ajo, – dhe u përpoq të më tërhiqte jashtë ndërsa më…
    Tags: të, për, në, inkurajime
  • 97
    Të ndihesh e pavlerëUnë mahnitem nga dashuria e madhe e Perëndisë. Në fakt, jam e mahnitur nga dashuria e madhe që Ai ka për mua, veçanërisht në ato ditë kur nuk duket se mund t’i bëj gjërat mirë dhe ndihem e padashur, në ato mëngjese kur mbaj veshur pizhamet deri në drekë, në…
    Tags: të, që, në, për, inkurajime
Comments