Inkurajime

Madhështia e Perëndisë: Një burim ngushëllimi!

Zoti është më i madh se çdo problem me të cilin përballeni sot.

Psalmi 145:1-21

Asnjëherë mos e merrni si të mirëqenë madhështinë e Perëndisë, pasi Zoti është një burim ngushëllimi për të gjithë ata që strehohen tek Ai. Zoti është përtej nesh në çdo gjë, megjithatë Ai thotë: “Unë banoj në vendin e lartë dhe të shenjtë dhe bashkë me atë që është i penduar dhe i përulur nga fryma.” (Isaia 57:15). Nëse je i krishterë, Ai është streha, mbështetësi dhe mbrojtësi yt.

Ngushëllimi dhe forca për jetën vijnë ndërsa qëndroni në atributet mahnitëse të Perëndisë.

Ai është i kudondodhur (Psalmi 139:7-12). Edhe kur ndiheni të izoluar ose pa miq, nuk jeni vetëm. Në fakt, pasi keni besuar tek Jezusi, nuk keni qenë kurrë larg Perëndisë qoftë edhe për një moment të vetëm.

Kuptimi i Perëndisë është i pafund (Psalmi 147:5). Ai di gjithçka, duke përfshirë ndjenjat dhe nevojat tuaja. Ju mund të mos e kuptoni se çfarë po ndodh në jetën tuaj, por Zoti e di dhe do të japë forcën dhe drejtimin që ju nevojitet.

Zoti nuk ndryshon kurrë (Malakia 3:6). Meqenëse karakteri i Tij është konstant, ju gjithmonë mund të besoni se Ai do të jetë besnik, i dhembshur  dhe i mëshirshëm me ju në çdo situatë.

Kur kujtojmë madhështinë e Perëndisë dhe meditojmë për cilësitë e Tij, problemet tona zvogëlohen, ndërsa Zoti zmadhohet dhe gjejmë prehje në ngushëllimin e Tij.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 93
    Udhëheqje frymërore!Gratë më pyesin vazhdimisht “ Si t’ia bëj që burri im të kuptojë përgjegjësinë për të udhëhequr frymërisht familjen tonë?  Tani dua t’u flas pak burrave. Të udhëheqësh nuk do të thotë vetëm t’u lexosh fëmijëve historitë e Biblës. Mësimi dhe lutja bashkë me ta është një pjesë e rëndësishme,…
    Tags: të, për, se, është, në, nuk, dhe, që, mesazh, inkurajime
  • 92
    Kur nuk dini cila rrugë ju çon te Zoti!Ju jeni përballur me një vendim të rëndësishëm dhe nuk dini cilën rrugë të ndiqni. E lexoni Biblën tuaj, luteni, kërkoni drejtimin e Perëndisë, por nuk duket se gjeni përgjigje. Ndaj thërrisni: “Perëndi, unë po të ndjek Ty. Ku ke shkuar? Ku të shkoj unë tani?”. Kriza me të cilën…
    Tags: të, nuk, ju, në, që, dhe, një, mesazh, inkurajime
  • 92
    EtiketimetJa, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim-  Psalmi 127:3 Philip Yancey, na tregon se si njëherë ai vizitoi një burg dhe pa se njerëzit e burgosur ishin mbyllur nëpër  kafaze njësoj si kafshët. Ata qëndronin pas dyerve të hekurta. Ajo çfarë i…
    Tags: të, një, që, në, dhe, ai, se, nuk, mesazh, inkurajime
  • 92
    Cilësitë e një gruaje të perëndishmeNjë grua e perëndishme është një grua e përkushtuar.Një grua e tillë është e paçmueshme – vlera e saj është shumë më e madhe se ajo e margaritarëve, thuhet në Fjalën e Zotit. Burri që gjen një grua të tillë në të vërtetë nuk e meriton një nderim të tillë,…
    Tags: të, një, që, në, është, mesazh, inkurajime
  • 92
    Duke ecur në druajtje dhe ngushëllim!Veprat e Apostujve 9:31: “Kështu në mbarë Judenë, në Galile dhe në Samari kishat kishin paqe dhe ndërtoheshin. Dhe duke ecur në druajtjen e Zotit dhe në ngushëllimin e Frymës së Shenjtë, shumoheshin.” C’pamje e mrekullueshme e kishës! Ajo po ndërtohet, ajo po rritet, apo po shumohet, por dëgjoni këtë përshkrim:…
    Tags: të, në, dhe, tij, që, mesazh, inkurajime
Comments