Kulturë

Masat kundër pandemisë pezullojnë edhe aktivitetet e muzeve dhe galerive

Pa u bërë dy muaj prej hapjes së muzeve dhe galerive, Qeveria ka marrë vendim për pezullim të serishëm të aktivitetit të këtyre institucioneve. Kthimi i kësaj mase është bërë shkaku i shpërndarjes enorme të koronavirusit. Qeveria të martën ka nxjerrë vendimin, përmes të cilit edhe muzetë e galeritë llogariten si hapësira me rrezik për shpërndarjen e virusit. Këto institucione kishin nisur aktivitetin më 18 maj në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Por rritja e numrit të të infektuarve i ka kthyer në gjendje të mëparshme.

“Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës (përfshirë fitneset, pishinat, shkollat e futbollit dhe sporteve e tjera, trajnimet e kësaj lëmie etj.). Të gjitha aktivitet e lartcekura që zhvillohen në ambiente të hapura detyrohen të zbatojnë në përpikëri kushtet e parapara në Manualin për mbrojtje nga COVID-19”, shkruhet në vendimin e Qeverisë.

Kësisoj, muzetë dhe galeritë janë kthyer në kohën e vendimit të parë për pezullimin e aktiviteteve të tyre. Ishin mbyllur më 13 mars në kuadër të masave të para të Qeverisë për të parandaluar shpërndarjen e koronavirusit. Galeria Kombëtare e Kosovës muajin e kaluar ishte prekur nga COVID-19. Një punonjëse e administratës së këtij institucioni kishte rezultuar pozitive. Aktiviteti ishte pezulluar për disa ditë derisa ishin testuar edhe punonjësit e tjerë.

Pas nxjerrjes së vendimit të ri të Qeverisë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Veton Firzi, ka thënës e sot (e martë) do të kërkohet mbyllja e këtyre institucioneve që janë nën vartësi të MKRS-së.

“Të martën do t’i lajmërojmë që konform vendimit të Qeverisë duhet të ndërmerrni masa për mbyllje të përkohshme deri në një vendim tjetër të Qeverisë”, ka thënë ai.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, sikurse institucionet tjera publike, ka punuar vetëm me staf esencial shkaku i pandemisë. Kësisoj kishin respektuar rregullat e vendosura për institucionet private dhe publike. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ilire Vinca në Akademinë Evropiane të Filmit synon ta fuqizojë zërin e KosovësAktorja Ilire Vinca është anëtarja më e re e Kosovës me të drejtë vote në Akademinë Evropiane të Filmit e cila, ndër të tjera, ndan edhe një nga çmimet më të rëndësishme kinematografike, e që konsiderohet “Oscari” evropian. Përzgjedhja e saj si anëtare do të bëjë që edhe një zë…
    Tags: të, në
  • 100
    “Posterët e së kaluarës!” për një kapitull të “Jusuf Gërvallës”Kinemaja “Jusuf Gërvalla” në Pejë ka hapur të hënën virtualisht dyert e saj. Përmes turit virtual “Posterët e së kaluarës!” ofron një udhëtim nëpër historinë 65-vjeçare të kinemasë së parë dhe të vetme në Pejë. Këtë e bën nëpërmjet posterëve të filmave që ndezën projektorët në të kaluarën. Një kujtim…
    Tags: të, në
  • 100
    Në kohën e pandemisë, qendra ku mbahet festivali i Kanës i ka hapur dyert për të pastrehëtQendra e kongresit “The Palais des Festivals” në Kanë, do të duhej të ishte duke u bërë gati t’i mirëpres disa prej emrave më të mëdhenj të showbizit mbi qilim të kuq. Por në vend të kësaj, objekti ku mbahet festivali prestigjioz i filmit i ka hapur dyert për të…
    Tags: të, në
  • 100
    Hapet ekspozita “Flakadanët e lirisë”Në ditën e parë të Epopesë së UÇK-së është hapur ekspozita “Flakadanët e lirisë” e autorit Besart Gashi, e cila paraqet portrete të dëshmorëve të gdhendura në dru. Autori Besart Gashi, tha se e veçanta e kësaj ekspozite është se do të punojë portretin e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem…
    Tags: të, në
  • 100
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
Comments