Inkurajime

Mbështetuni tek Burimi

Çdo nevojë është një mundësi për t’i besuar Perëndisë dhe për të zbuluar se Ai siguron me të vërtetë.

1 Mbretërve 17:8-16

Askujt nuk i pëlqen të jetë në nevojë. Por nga këndvështrimi i Zotit, ajo situatë është e dobishme për shpirtin. Kur flluska jonë imagjinare e sigurisë çahet, zbulojmë realitetin se i gjithë sigurimi vjen nga Ai. Zoti përdor instrumente të ndryshme për të plotësuar nevojat, por vetëm Ai është burimi i gjithçkaje.

Elia kishte mësuar të jetonte me anë të besimit me mënyrat e pazakonta të Zotit: ai ishte ushqyer nga korbat. Tani Perëndia e dërgoi në Zarefath, te një e ve e uritur, e cila nuk mund ta ushqente. Çdo nevojë financiare është një mundësi për të mësuar të ecim me anë të besimit te Zoti, duke i besuar Atij që të jetë burimi ynë. Prosperiteti mund të na japë një ndjesi pavarësie që na verbon të kuptojmë se nuk mundemi të sigurojmë  për veten tonë. Por në realitet, jemi plotësisht të varur nga Ati, pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm apo jo.

Duke besuar se Perëndia do të siguronte, Elia ishte në gjendje të dëshmonte ndërhyrjen e mrekullueshme hyjnore. Ndoshta mund të mos e shohim Zotin të kryejë ndonjë mrekulli në financat tona. Megjithatë, Fjala e Tij na thotë: “Dhe Perëndia im do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja sipas pasurisë së tij në lavdi, në Jezu Krisht.” (Filipianëve 4:19).

A jeni duke u fokusuar te instrumenti apo burimi i ofrimit tuaj? Mjetet që përdor Perëndia mund të ndryshojnë, por besnikëria e Tij vazhdon përjetë. Zoti po ju fton t’i besoni Atij dhe të jetoni si në aventurën ashtu edhe në sigurinë e një jete me besim.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    Ndriçoni dritën tuaj!Tek Mateu 24:35 Krishti thotë: “Qielli dhe toka do të kalojnë, por fjalët e mia nuk do të kalojnë”. Me këto fjalë, kemi sigurinë se çdo premtim që Ai na ka dhënë në Fjalën e Tij do të realizohet. Ashtu siç erdhi për herë të parë në Krishtlindje, Ai do të vijë përsëri.…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të jesh shembull për të tjerët!Filipianëve kapitulli 4 vargu 9. Pali u thotë kështu të krishterëve: “Ato gjëra që keni mësuar, marrë dhe dëgjuar nga mua dhe patë në mua, i bëni, dhe Perëndia i paqes do të jetë me ju.” Kjo është një deklaratë e guximshme. Ai po u thotë të krishterëve të tjerë:…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Hapa drejt vetë-disiplinimit!Prandaj unë kënaqem në dobësi, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në ngushtica për shkak të Krishtit, sepse, kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2 Korintasve 12:10 Kur ai ishte fëmijë, nuk ishte disiplinuar kurrë. “Dashuria është gjithçka për të cilën ka nevojë një fëmijë,” thoshte nëna e…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    Të jesh i drejtë në një botë të padrejtë!Fjalët e urta 2:6-11 janë vargje shumë të pasur. Ata na tregojnë se si Perëndia jep dituri dhe se cfarë ndodh në jetën tonë, si rezultat i kësaj. Kështu, unë dua t’u lexoj këto vargje dhe pastaj, të lutemi përmes këtyre vargjeve, për jetën tonë. Pra, Fjalët e urta 2:6-11. “Sepse…
    Tags: të, në, inkurajime
  • 100
    BESIM I SPROVUARNë Bibël lexojmë se Abrahami më në fund iu bind Perëndisë dhe arriti në Kanaan. Por bindja e Abrahamit nuk do të thoshte se çdo gjë në jetën  e tij do të bëhej papritur më e lehtë. Kur arriti në vendin që i tregoi Perëndia, gjeti atje kananitët. Pas një…
    Tags: të, në, inkurajime
Comments