Inkurajime

Mburrja jonë!

Galatasve kapitulli 6, vargu 14. Pali tha: “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.” Cfarë deklarate! Pali po thotë se ai ka vetëm një mburrje në jetën e tij dhe nuk asgjë që ka lidhje me këtë botë, por është në Krisht dhe në vecanti, në kryqin e Krishtit. Sepse në kryq unë jam i vdekur për botën dhe bota është e vdekur për mua. Kjo botë nuk ka asgjë për mua. Krishti është cdo gjë për mua. Kryqi është cdo gjë për mua, sepse ai më pajton me Perëndinë dhe kjo është nevoja ime më e madhe dhe kështu, kjo është mburrja ime e vetme. Dhe përsëri, kur unë mendoj për këtë, a është cdo gjë në botë, e keqe? Dua të them se ka gjëra të mira në botë, për shembull familjet. Jo keq. Miqtë. Jo keq. Kështu, jo cdo gjë është e keqe dhe madje edhe kur mendoj për mburrjen, unë jam krenar për fëmijët e mi. Sot në mengjes, pashë djalin tim katërvjecar, në një mësim noti. Dhe u ndjeva krenar për të.

Apo kur shoh që gruaja ime vlerësohet nga njerëzit për dhuntitë dhe aftësitë e saj. Kam prirjen të mburrem për këtë. A është kjo dicka e keqe? Por në këto raste, ne kuptojmë bukurinë e asaj që thotë Pali këtu dhe bukurinë e kryqit. Sepse të ndarë nga kryqi, të ndarë nga vdekja e Krishtit në vendin tonë, ne nuk meritojmë asgjë, përvec dënimit nga Perëndia. Nëse për mëkatin tonë nuk do të ishte paguar, atëherë cfarë do të merrnim para Perëndisë? Do të merrnim gjykimin dhe dënimin. Dhe për pasojë, cdo gjë e mirë që ne marrim, vjen nga kryqi. Cdo gjë e mirë. Ne supozojmë që e meritojmë bekimin e Perëndisë, apo se Perëndia na detyrohet dhe duhet të na bekojë. Por e vërteta është se ne mund t’i përjetojmë bekimet e Perëndisë, vetëm me anë të hirit të Tij. Dhe kryqi i Krishtit, është kulmi i hirit të Perëndisë. Kryqi është vendi ku Jezusi mori mbi vete mëkatin tonë dhe bëri të mundur pajtimin tonë me Perëndinë dhe marrjen e gjithë këtyre gjërave të mira nga Perëndia.

Unë shoh jetën time dhe gjërat e mira në jetën time. Shoh familjen time, miqtë e mi, cdo gjë të mirë përreth, që janë të mundura vetëm për shkak të hirit të Perëndisë ndaj meje. Cdo gjë e mirë që ne përjetojmë në botë, është provë e hirit të Perëndisë ndaj si mëkatarë. Dhe kështu, ne mburremi në kryq, sepse kryqi është vendi ku Krishti mori mbi vete mëkatin tonë dhe bëri të mundur që ne të njohim dhe të përjetojmë, dhe të shijojmë mirësine dhe bekimet e Perëndisë.

Jezus, ne të lavdërojmë Ty sot për kryqin. Ne të lavdërojmë Ty. Ne mburremi në vdekjen Tënde. dridhemi kur mendojmë, se ku do të ishim të ndarë nga vdekja Jote për ne, të ndarë nga pagesa për mëkatet tona, prej teje. Ne të lavdërojmë Ty, Jezus, për kryqin dhe mburremi në të, sot. Ne e dimë se cdo gjë e mirë në jetën tonë, kur hedhim sytë përreth, cdo gjë e mirë, është provë e hirit Tënd ndaj nesh, perëndi. Dhe ne e dimë se ai hir, është i mundur ngaqë Jezusi pagoi cmimin për mëkatet tona.

Ne e dimë se mund të shijojmë dhe do të shijojmë Ty përgjithmonë dhe gjithë dhurata e mira, për shkak të kryqit të Jezus Krishtit. Kështu, ne mburremi sot dhe cdo ditë në kryqin, në vendin ku jemi kryqëzuar për botën dhe bota është kryqëzuar për ne. Në mburremi në Ty dhe në vdekjen Tënde, dhe në jetën që kemi gjetur si rezultat i kësaj. Në emër të Jezusit ne lutemi, Amen.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 88
    Thesaret e sprovave!Lutja e një personi që është duke kaluar kohë shumë të vështira është përdorur nga Margaret Becker dhe Keith Getty ,si tekst kënge. Ja dhe refreni: Jezus, pranë  më qëndro Kur eci nëpër stuhi; Në këtë rrugë më ke thirrur, Të të ndjek, dhe kur forca më ka braktisur. Shumica…
    Tags: të, në, dhe, është, për, inkurajime
  • 87
    Besimtarët janë shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit!Le të lexojmë pjesën e fundit të Torës të kësaj jave ku Kohanimët u shenjtëruan për të shërbyer. Një përkushtim i ngjashëm ndodh me çdo besimtar kur ai ose ajo pranon Yeshua-n dhe merr Frymën e Shenjtë – sepse edhe ai është i shenjtëruar për t’i shërbyer Zotit. Në kapitullin…
    Tags: të, për, dhe, në, inkurajime
  • 87
    Të luftosh në gjunjë!Në këtë epokë në të cilën emocionet kanë më shumë peshë se faktet, Perëndia i ka thirrur bijtë e Tij që të qëndrojnë në të Vërtetën e Tij. Por nuk mund të luftojmë për të Vërtetën me forcën – ose me urtësinë tonë. Lexoni Juda 1:20-25. A njihni dikë që beson…
    Tags: të, dhe, për, në, inkurajime
  • 87
    I DENJË PËR FALENDERIM!Çfarë thoptë Bibla për falënderimin? Perëndia bekohet dhe nderohet, sepse një jetë falënderuese është shenjë e një besimtari që njeh karakterin e Perëndisë, veçantinë dhe madhështinë e Tij. Zoti është dhënësi i çdo gjëje të mirë dhe Ai është i denjë për falënderim. Meqenëse cilësitë e Perëndisë nuk janë të…
    Tags: të, dhe, është, për, në, inkurajime
  • 87
    E vërteta që ju bën të lirë!Çelësi për të qënë i lirë nga mëkati është rinovimi i mendjes me Fjalën e Perëndisë. Gjoni 8:12-34 Farisenjtë e refuzuan Jezusin edhe pse Ai po thoshte të vërtetën. Por të njerëzit e tjerë e dëgjuan dhe besuan, siç e shohim në pasazhin e sotëm. Zoti u tha atyre: “Nëse…
    Tags: të, dhe, në, për, është, inkurajime
Comments