Informacione

Më shumë se njeri!

Në shumë kisha sot, priremi të theksojmë anën njerëzore të Jezusit. E pse jo? Kjo e bën Atë kaq të të afërt me ne. Por nuk duhet të lëmë pas dore pse mishërimi i Tij – fakti që Ai erdhi në trajtë njeriu – është kaq i mrekullueshëm: Jezusi është plotësisht Perëndi.

Krishti është pikërisht ai që pretendoi se ishte: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30); “Në të vërtetë, në të vërtetë….para se të kishte lindur Abrahami, unë jam.” (8:58); “Kush  më ka parë mua, ka parë Atin… Më besoni se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua; në mos, më besoni për shkak të vet veprave.” (14:9b, 11 ).

Dishepujt e Jezusit u mrekulluan me fuqinë e Tij: “Vallë, kush është ky, që po i binden edhe era edhe deti?!” (Marku 4:41). Kjo është arsyeja pse ata i atribuan Atij tituj dhe role hyjnore: “I pari dhe i fundit” (Zbulesa 1:17, 2:8, 22:13); “drita e vërtetë” (Gjoni 1:9); falës i mëkateve (shihni Kolosianëve 3:13); shkëmbi dhe guri i qoshes (shihni 1 Pjetrit 2:6-8; 1 Korintasve 10:1-4). Edhe dyshimi i Thomait u shua pas ringjalljes së Tij dhe ai e quajti Jezusin, “Zoti im dhe Perëndia im!” (Gjoni 20:28).

Jezusi është shëmbëllimi i plotë i Perëndisë—sundimtari sovran i universit, kreu i kishës. Ai është Perëndia i shenjtë, i pafundëm, i plotfuqishëm, i gjithëdijshëm, i cili u bë mish për të shlyer mëkatet tona. Besimtar, mos e harro madhështinë e Tij, por përpiqu ” Të kesh frikë nga Zoti, Perëndia yt, të ecësh në tërë rrugët e tij, ta duash dhe t’i shërbesh Zotit, Perëndisë tënd, ,…”. (Ligji i përtërirë 10:12).

Lutje: Zot, ti je pafundësisht i plotfuqishëm – i drejtë dhe  plot zell për emrin Tënd – dhe prapë së prapë  më do mua. Çfarë bekimi të të kem përkrah meje – Mbreti im. Unë të adhuroj Ty. Në emër të Jezusi, lutemt. Amen.

 Sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë. Dhe ju keni marrë plotësinë në të.” (Kolosianëve 2:9-10a).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 91
    Zbulime të reja në IzraelDalin në pah të tjera zbulime arkeologjike në muret rrethuese të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Bëhet fjalë për një Kanal rrethues më shumë se një mijë vjeçar që mbushej me ujë dhe përdorej si mbrojtje për muret e qytetit. Së bashku më të janë gjetur edhe shenja duarsh. Drejtuesi…
    Tags: të, në, dhe, më, informacione
  • 90
    Komplikacionet e gripit tek fëmijëtKomplikacionet e gripit tek fëmijët, mjekja ndan këshilla të rëndësishme për prindërit Gripi paraqet një sëmundje akute të rrugëve të frymëmarrjes të cilën e shkakton virusi i influencës të tipit A dhe B, që zakonisht paraqitet në numër të madh ose në formë epidemie gjatë periudhës së dimrit. Në këtë…
    Tags: të, në, informacione
  • 90
    Shenjat që ju paralajmërojnë për kancerin në mushkëri!Kanceri i mushkërive renditet i dyti për nga shpeshtësia dhe i pari ndër sëmundjet kanceroze që shkaktojnë vdekshmëri. Alketa Pere,  mjeke onkologe pranë Qëndrës Onkologjike në QSUT në Tiranë shpjegon për TV7 Albania se si formohet kjo sëmundje, shkaqet dhe shenjat tek pacientët. Sipas mjekes Pere, kjo sëmundje përmbledh një grup sëmundjesh…
    Tags: të, në, dhe, është, më, informacione
  • 90
    Këshilla për ata që vuajnë nga sëmundjet e kockave!Osteoartriti cilësohet si sëmundja reumatizmale më e shpeshtë që prek artikulacionet dhe shkakton vështirësi në lëvizje. Diagnostikimi në kohë dhe trajtimi i duhur janë  të rëndësishme për të parandaluar ndërlikimet që mund të çojnë drejt invaliditetit. Në një intervistë për TV7 Albania, Jorida Kuçaj, mjeke reumatologe jep shpjegime rreth kësaj patologjie,…
    Tags: të, në, dhe, është, informacione
  • 89
    Kur Zoti dëshiron vëmendjen tonë!Kur ndiheni të shqetësuar, kaloni më shumë kohë me Perëndinë në lutje; Ai mund t’ju drejtojë në diçka të re. 1 Samuelit 3:1-21 A jeni ndjerë ndonjëherë i shqetësuar, sikur diçka nuk është në rregull? Ndonjëherë Perëndia do ta përdorë atë ndjesi për të tërhequr vëmendjen tonë. Merrni si shembull…
    Tags: të, dhe, në, se, informacione
Comments