Kulturë

Meliza Krasniqi promovon veprën për Musine Kokalarin, shkrimtaren e parë shqiptare

“Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju po më dënoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoj falje, sepse unë nuk kam bërë asnjë faj!”. Pas këtyre fjalëve, Musine Kokalari nuk mund t’i shpëtonte dënimit të sistemit të Enver Hoxhës.

Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit, e gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

As torturat e vazhdueshme gjatë kohës së burgut, nuk ia ndryshuan pikëpamjet.

Musine Kokalari ishte njëra ndër themelueset e Partisë Socialdemokrate.

Në vitin 1961, e nxorën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur nga kanceri dhe më vonë vdiq.

Historia e disidentes së burgosur, e internuar nga diktatura, është një histori e dhimbjes së një shpirti të pamposhtur rilindës që sfidonte vdekjen, raporton “Express” i KTV-së.

Sot në 103-vjetorin e lindjes së saj, Meliza Krasniqi në pesë kapituj ka studiuar jetën e veprimtarinë letrare të Musine Kokalarit.

Aty janë përmbledhur elemente letrare dhe etnografike të shkrimtares, ndërsa paraqet edhe dimensionin politik që shpërfaq qasjen e saj antikomuniste.

Ky libër nga recensentët u vlerësua si një kontribut i çmuar i letërsisë shqipe, ku autorja shtron pyetje dhe jep përgjigje.

Tituj të veprave të Musine Kokalarit janë “Seç më thotë nëna plakë”, “Rreth vatrës”, “Sa u tund jeta” .

Në 1993, Kokalari u shpall pas vdekjes “Martir i Demokracisë” nga Presidenti Sali Berisha dhe një shkollë në Tiranë tani mban emrin e saj. © KOHA.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 80
    95 vjet nga vrasja e Luigj GurakuqitLuigj Gurakuqi ishte veprimtar i çështjes kombëtare, hartues dhe nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, poet, arsimtar, tekstolog, gjuhëtar, diplomat, deputet dhe Hero i Popullit shqiptar. Ai shkroi deklaratën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dora e tij shkroi alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit. Është një nga personalitetet më…
    Tags: të, në
  • 79
    Çfarë po i thotë Zoti botës përmes Coronavirusit?Kjo ishte tema e tre programeve që u regjistruan kësaj jave në valët e Radio 7. Këtu janë disa pyetje dhe përgjigje nga programet. Ju lutemi merrni kohë për të shikuar këto vargje dhe t'i lexoni ato me zë të lartë për të përfituar për veten dhe familjen tuaj. Zoti…
    Tags: të, dhe, në
  • 76
    Sot në Madrid ekspozita e artistit nga Kosova Petrit HalilajEkspozita e Petrit Halilajt, me titull: Një korbi dhe uraganët që nga vendet e panjohura rikthejnë erëra të njerëzve të dashuruar, hapet sot në Madrid për publikun. Artisti kosovar Petrit Halilaj ka paraqitur ekspozitën e tij të parë personale në Spanjë, me titull: Një korbi dhe uraganët që nga vendet…
    Tags: të, dhe, në, që, për, nga, një
  • 72
    MSh pranon nga UNICEF-i 3.6 tonelata furnizime mbrojtëse për personelin shëndetësorNjë dërgesë me furnizime profesionale mbrojtëse dhe mjekësore të siguruara nga UNICEF-i arritën sot në Prishtinë, si pjesë e mbështetjes së UNICEF-it në Kosovë për sistemin shëndetësor në kuadër të reagimit ndaj krizës aktuale të koronavirusit. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat…
    Tags: në, të, dhe, për, së, nga, që
  • 69
    Lule Elezi bashkon dy botë muzikore në albumin e sajPianistja Lule Elezi, e cila njihet veçanërisht për interpretimin e repertorit të periudhës së klasicizmit dhe romantizmit, ka publikuar albumin “Beethoven & Chopin: Piano Works”. Për të ka përzgjedhur dy kompozitorë, të cilët s’mund t’i anashkalojë askush kurdo që periudhat në fjalë përmenden. Janë emra të njohur e mjeshtër të…
    Tags: të, në, që, për, dhe, më, një
Comments