Inkurajime

Mënyra më e mirë si mund t’a filloni dhe mbyllni ditën.

Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. – Isaia 50: 4

Cila ishte gjëja e parë që bëtë këtë mëngjes? A e latë telefonin mënjanë, larg vetes? Po natën e kaluar? A ishte i fortë tundimi për të parë edhe pak më shumë, dhe përfunduat duke parë gjëra të pakuptimta derisa tu mbyllën sytë?

Në këto kohë pasigurie dhe trazirash, nuk është çudi që ndihemi të shqetësuar dhe të sëmurë. Në vend që t’i drejtohemi Atij të kujdeset për brendësinë e qënies sonë, sillemi rrotull të së njëjtës vorbulle. Ja diçka ndryshe.

“E fillojmë ditën në heshtje,” shkroi Dietrich Bonhoeffer, “sepse Zoti duhet ta ketë fjalën e parë. Dhe e mbyllim ditën në heshtje sepse Zoti duhet të ketë fjalën e fundit.” Zoti e thotë fjalën parë në mëngjes dhe të fundit natën kur ecim sipas Shkrimit.  Mendoni se është pak? “Njeriu nuk do të jetojë vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndisë”, tha vetë Jezusi (Mateu 4:4). Fryma e Shenjtë vepron përmes Shkrimit për të rifreskuar shpirtrat tanë dhe për të transformuar karakteret, zakonet dhe marrëdhëniet tona.

Më lejoni t’ju sfidoj pak: lereni Perëndinë të thotë  fjalën e parë dhe të fundit për dy javët e ardhshme. Bëjeni Shkrimin të parin dhe të fundit që shohin sytë tuaj dhe më pas dëgjoni. Ja çfarë premton Ai për vetë fjalët e Tij: “Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova. (Mesazhi Isaia 55:11).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 96
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 96
    Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21 A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë.…
    Tags: të, dhe, për, që, më, inkurajime
  • 95
    Shqyrtoni mendimet tuaja!Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24 Nëse jeni një besimtar, me siguri keni…
    Tags: të, që, më, për, dhe, inkurajime
  • 94
    Këmbëngulja shpërblenDhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, ose vëllezër, ose motra, ose atë, ose nënë, ose grua, ose bij, ose ara, do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të përjetshme. – Mateu 19:29 Në fillimet e shërbesës tonë, Dejv dhe unë kaluam përmes disa provash…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 94
    Sidoqoftë“Për fjalën tënde, do ta hedh rrjetën .”  Luka 5:5 Të bësh përpjekje kur e di se çdo gjë është e kotë, është shumë e lodhshme. Apo jo? Për  këtë mund  të flasë më mirë një peshkatar që ka peshkuar për orë të tëra. Ndoshta ai ka provuar edhe  takëmet më…
    Tags: të, dhe, që, inkurajime
Comments