Mesazh

Merr zemër dhe ji i fortë!

Megjithëse kemi besim se Zoti ka fuqinë të na çlirojë nga çdo situatë apo rrethanë në jetë, ne shpesh humbasim shpresën ndërsa përpiqemi të gjejmë zgjidhje për problemet tona. Fakti mbetet që pavarësisht përpjekjeve më të vendosura për ta bërë jetën të funksionojë në mënyrë harmonike, ne kemi nevojë për Jezusin.

Kur nuk ka shpresë në jetën tonë, ne bëhemi të dëshpëruar dhe fillojmë dhe shqetësohemi sesi do dalim nga situata. Krejt papritur e gjejmë veten të zhytur në keqardhje dhe dëshpërim.

Davidi, i cili e përjetoi gropën e dëshpërimit në më shumë se një rast, e urdhëroi shpirtin e tij të lëvdonte Perëndinë, edhe pse nuk ndihej plot shpresë ose i inkurajuar. Ai shkroi: Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brenda trupit tim? Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.(Psalmi 40:5)

Davidi jetoi sikur lavdërimi dhe shpresa të ishin sinonim. Për të, shpresa nuk ishte e mundur pa lavdëruar Zotin. Ai shkroi: “Por unë do të kem shpresë gjithnjë dhe do të të lëvdoj gjithnjë e më tepër.(Psalmi 71:14)

Kur lavdërojmë Zotin, shpresa do të ngrihet brenda nesh. Ne e kuptojmë se, megjithëse situata jonë mund të duket e zymtë, ne nuk jemi pa një Shpëtimtar. Çfarë ndjenje inkurajuese të dish që dikush është i gatshëm jo vetëm për të rregulluar ditën, por edhe për të ndryshuar rrethanat tona.

Ndërsa hapim gojën, fjalët tona le të flasin atë që dimë se është e vërtetë në zemrat tona. Zoti do të dëgjojë lutjet dhe fjalët tona të lavdërimit dhe një ditë do të përmbush premtimin e Tij për të restauruar të gjitha gjërat.

 

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 100
    mbani tempullin e Perëndisë në formë të mirëA nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? – 1 Korintasve 6:19 Deri në moshën gjashtëdhjetë e katër vjeçare, nuk isha stërvitur vazhdimisht apo ta kisha marrë seriozisht. Kisha…
    Tags: të, në, për, dhe, mesazh
  • 97
    I lirë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi për të qenë...“Të shfrytëzosh në maksimum kohën” mund të jetë një moto tepër e keqkuptuar! Menaxhimi i mirë i kohës nuk do të thotë të ecësh me ritmin e ndonjë regjimi rigoroz e strikt në rrugën e prodhimtarisë, por që të gjesh lirinë për të qenë gjithçka që Perëndia të krijoi, duke…
    Tags: të, për, në, dhe, mesazh
  • 97
    përballja me zhgënjiminNënshtrojuni, pra, Perëndisë, kundërshtoni djallin dhe ai do të arratiset prej jush! – Jakobi 4:7 Shumë të krishterë po ndihen të shkurajuar dhe të dëshpëruar sepse nuk kanë mësuar si të përballen me zhgënjimin. Nuk është vullneti i Perëndisë për të jetuar në zhgënjim, dëshpërim apo shkurajim, për asnjë ditë.…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 97
    Ktheji vështirësitë në mundësiÇdo dhimbje zemre, çdo zhgënjim dhe çdo dështim përdoret nga Zoti për të na afruar me Të. Ne mund të mos e kuptojmë pse duhet të përballemi me kundërshtime në shtëpi, në punët tona, apo edhe në shërbimin tonë ndaj Krishtit, por Zoti e di dhe e kupton. Ndërsa i…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
  • 96
    Pse të jesh mirënjohës është një mënyrë e fuqishme për të jetuar i lirë?Tek Psalmi 28:7, fjala e Zotit thotë: Zoti është forca ime dhe mburoja ime; zemra ime ka pasur besim tek ai dhe unë u ndihmova; prandaj zemra ime ngazëllen dhe unë do ta kremtoj këtë me këngën time. Kemi kaq shumë për të qenë mirënjohës në këtë jetë, çdo ditë. Por…
    Tags: të, dhe, mesazh
Comments