Mesazh

Mesia dëshiron që besimtarët të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e Gjallë!

Ekziston një parim i përgjithshëm në Bibël që thotë: “…asnjeri nuk mund të më shikojë mua (Perëndinë) dhe të jetojë” Eksodi 33:20. Megjithatë, Zoti është i mëshirshëm dhe bën disa përjashtime nga ky rregull. Një përjashtim i tillë ndodh në pjesën e Torahut të kësaj jave. Në kapitullin 24, Moisiu ratifikon Besëlidhjen e Sinait me gjak dhe më pas Moisiu, Aaroni, Nadabi dhe Abihu me shtatëdhjetë pleqtë ngjiten në mal. Dy vargjet që do  lexojmë janë,

“Dhe panë Perëndinë e Izraelit . Nën këmbët e tij (ishte) si një dysheme e punuar me safir e qartë si qielli vetë. Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit, dhe ata e panë Perëndinë , dhe hëngrën dhe pinë.” Eksodi 24:10-11

Pyetja që do të dëshiroja të shqyrtojmë në këtë artikull të shkurtër është pse? Pse Zoti e lejoi Moisiun, Aaronin dhe bijtë e tij, së bashku me pleqtë, ta shihnin Atë në këtë kohë? Përgjigja gjendet në arsyen pse Zoti hyn në një marrëdhënie besëlidhjeje me njeriun. Është më e rëndësishme të kujtohet se kjo ngjarje ndodhi me ratifikimin e besëlidhjes. Një besëlidhje biblike nuk është thjesht një marrëveshje, por ka një qëllim kryesor. Ky qëllim është ruajtja e marrëdhënieve ndërmjet palëve. Nuk mjafton që u vendos një besëlidhje, por kjo besëlidhje u përqendrua në fjalën e Zotit. Është nëpërmjet Shkrimit që identiteti dhe karakteri i Perëndisë i bëhet i njohur njeriut. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të kujtojmë se Zoti mund t’i bëjë të njohur njeriut me anë të zbulesës së drejtpërdrejtë të vërtetën e Tij. Kur është koha e duhur që dikush të marrë zbulesë të këtij lloji? Përgjigja gjendet në bindjen e atij personi. Prandaj, në këtë pjesë të Shkrimit, Zoti po i mëson lexuesit se bindja biblike e afron njeriun me Perëndinë dhe pas kësaj vjen zbulesa.

Në Besëlidhjen e Re, kur Pali flet për dhuntitë frymërore, ai përmend njohurinë. Dhe nuk po i referohet njohurisë akademike, por i referohet fjalëve të njohurisë që Zoti u jep besimtarëve me anë të Frymës së Shenjtë. Në mënyrë të ngjashme  ashtu si grupi që u ngjit në malin Sinai dhe mori zbulesën e Perëndisë, besimtarit të bindur mund t’i jepet zbulesë në një sërë çështjesh që lidhen me të vërtetën e Perëndisë. Është e qartë se kjo zbulesë do të pajtohet gjithmonë me Shkrimin. Pika që duhet mbajtur mend është se Zoti ende dëshiron të mësojë / zbulojë njohuri frymërore edhe sot e kësaj dite. Udhëheqësve iu zbulua më shumë për shkak të rolit të tyre për të drejtuar njerëzit. Duhet të kujtojmë një parim të rëndësishëm se atij që  Fryma e Shenjtë i jep zbulesë, duhet të jetë një kujdestar i mirë i asaj që mori dhe ta përdorë për të mirën e komunitetit.

Në pasazhin e sotëm, bijve të Izraelit iu dha një listë e ligjeve për të rregulluar shoqërinë. Kur udhëheqësit u frymëzuan në mënyrë hyjnore, i drejtuan njerëzit duke qenë të ndikuar nga zbulesa e Zotit, dhe si rezultat shoqëria do të pasqyrojë karakterin e Zotit dhe njerëzit do të afrohen më shumë me Yeshua-n. Vargu 11 përfundoi me fjalët se udhëheqësit “hëngrën dhe pinë”. Ngrënia dhe pirja në Bibël shpesh herë është referencë për shoqërimin. Kjo është dëshira e Mesisë, që ndjekësit e Tij të tërhiqen në një shoqëri më të madhe me Perëndinë e gjallë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Gjeni kënaqësi në bollëk!Vetëm Zoti mund të mbushë boshllëkun e zemrës njerëzore. Isaia 55:1-3 Imagjinoni se ju ka marrë uria por keni vetëm disa monedha në xhep. Aq monedha sa mund të blini vetëm pak bukë , një kafe dhe një tas supe. Kjo do t’ju mjaftonte të mos vdisnit nga uria, por…
    Tags: të, një, dhe, në, që, mesazh
  • 97
    Lavdia e Prezencës së Zotit!Moisiu filloi të udhëzojë Izraelin në lidhje me sakrificat dhe ofertat e ndryshme. Mund të thuhet shumë për këto, por në këtë artikull do të diskutohet vetëm një fjalë. Në vargjet e para  të Levitikut lexojmë: “Në rast se oferta e tij është një olokaust i një koke bagëtie nga…
    Tags: të, në, një, dhe, që, mesazh
  • 96
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, një, është, mesazh
  • 95
    Sekreti i një jetë të transformuar.Por që gjen kënaqësinë e tij në ligjin e Zotit, dhe që mendon thellë ditë e natë mbi ligjin e tij.- Psalmi 1:2 Kalimi i kohës, çdo ditë, me Jezusin është  një praktikë shpirtërore që na jep një shije të asaj që do të vijë. Ashtu siç ka thënë  Agustini nga…
    Tags: të, në, është, që, një, mesazh
  • 95
    Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16 Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën. A.Phillips, një studiues në Universitetin…
    Tags: të, dhe, në, që, një, është, mesazh
Comments