Inkurajime

Mesia- drita e botës!

Leximi profetik i kësaj jave hapet me fjalët: “Çohu dhe Shkëlqe! Sepse drita jote ka ardhur.” Ky pasazh duhet parë nga këndvështrimi i ardhjes së Mesias. Nuk është vetëm Lavdia e Perëndisë që do kthehet, por ardhja e Vetë Mesisë për të vendosur Mbretërinë. Është e rëndësishme të vërehet se shkëlqimi i Mbretërisë jo vetëm që do të ndikojë në kombin hebre, por do të sjellë një ndryshim radikal ndër të gjithë kombet,

“Kombet do të ecin në dritën tënde…” Isaia 60:3

Ka një debat mes studiuesve se kujt i referohet shprehja “në dritën tënde”. Disa besojnë se është populli hebre që do të ndikohet aq shumë nga shpengimi që do të sjellë Mesia, saqë Izraeli do të përmbushë thirrjen e tij për të qenë “dritë për kombet”. Studiues të tjerë besojnë se i referohet vetë Mesias. Konfuzioni në lidhje me këtë varg mund të bazohet në faktin e thjeshtë se ekziston një marrëdhënie kaq e ngushtë midis Yeshua-s dhe Izraelit, saqë është e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave.

Ne besimtarët e sotëm, quhemi Trupi i Mesisë, që si rezultat i shpengimit të Mesias, duhet të kemi një marrëdhënie aq të ngushtë me Jezusin  saqë jeta jonë të fshihet në Mesian. Në mënyrë profetike shumë nga gjërat që Zoti e urdhëroi Izraelin të bënte, i përmbushi Mesia. Në librin e Isaias ekziston koncepti i “Shërbëtorit të vuajtur”. Shumë nga këto pasazhe tregojnë për Yeshuan, por ka disa të tjerë që tregojnë për hebrenjtë. Shpesh herë nuk është një gjë apo një situatë sepse interpretimi i duhur lidhet me të dyja. Në rastet kur i referohemi konceptit “Shërbëtori i vuajtur” një personi të vetëm ka të ngjarë jemi të influencuar nga doktrina. Nëse dikush studion kontekstin dhe u kushton vëmendje të dhënave brenda fragmentit të dhënë, nuk është e vështirë të dallosh qëllimin e profecisë.

Duke iu rikthyer studimit tonë mbi Dritën, njeriu duhet të kujtojë ato fjalë të bukura të Mesisë Yeshua i cili tha:

“Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.” Gjoni 9:5

Dhe fakti që Jeshua u tha dishepujve të Tij,

“Ju jeni drita e botës…” Mateu 5:14

Cili është përfundimi? Përfundimi është se kur besimtari ecën në të njëjtën rrugë si Yeshua duke dëshiruar t’i shërbejë Atij, ai do të vuajë. Dhe pikërisht kur besimtari vuan për shkak se i shërben Jezusit, do të jetë drita, e cila do t’u ndriçojë të tjerëve Lavdinë e Zotit dhe do t’i tërheqë të tjerët drejt Mesisë.

Çohu dhe shkëlqe sepse drita jote ka ardhur!

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Lëreni Stuhinë Të QetësohetPerëndia është për ne një strehë dhe një forcë [i fuqishëm dhe i padepërtueshëm për tundimin], një ndihmë gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit…- Psalmeve 46:1-2 Kam kaluar shumë stuhi në jetën…
    Tags: të, në, mesazh, inkurajime
  • 97
    Çfarë do të thotë që Shkrimi është i gjallë?Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.-Psalmi 119 : 105 Që të jetojmë sipas Biblës, duhet të dimë se Fryma e Shenjtë na flet përmes shkrimit.  Hebrenjve 4:12 na tregon se Fjala e Perëndisë është e gjallë dhe vepruese. Kjo ndodh sepse Fryma e Shenjtë…
    Tags: të, në, mesazh, inkurajime
  • 96
    Të sjellësh ndryshimin!Personi që zgjedh t’i bindet Perëndisë mund të ketë një impakt  të madh në jetën e të tjerëve. Ezekieli 13:1-16 Në librin e Ezekielit, Perëndia thotë: ” Unë kërkova midis tyre një burrë që të ndërtonte një mur dhe t’i dilte për zot vendit, që unë të mos e shkatërroja,…
    Tags: të, në, mesazh, inkurajime
  • 96
    Fuqia e lutjes në zgjidhjen e problemit!Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni``.-Mateu 21 :22 Natyrshëm njerëzit  kërkojnë ti zgjidhin problemet vetë. Si fillim bëjmë planet tona dhe më pas ja themi Perëndisë dhe i kërkojmë të na ndihmojë t’i realizojmë ato plane. Shumë shpesh, zgjidhjet tona rezultojnë të mos jenë…
    Tags: të, mesazh, inkurajime
  • 96
    Kush është Mjeshtri juaj?Nëse mendoni se mund të jetoni një jetë të perëndishme me forcën tuaj, e keni shumë gabim. Edhe pse luajmë një rol të rëndësishëm në proçesin e shenjtërimit dhe jemi të urdhëruar t’i bindemi Zotit, ne nuk mund të bëhemi si Krishti pa u varur plotësisht në Vetë Krishtin. Prandaj,…
    Tags: të, në, mesazh, inkurajime
Comments