LAJMET E FUNDIT

Ministria e Jashtme e Izraelit falënderon Kosovën

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Yacov Livne të Izraelit e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas.

Livne ka shkruar “Faleminderit Kosovë!”, ndërsa e ka shpërndarë qëndrimin e Prishtinës zyrtare të shprehur në rrjetin social, Twitter.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, dje përmes një postimi në Twitter deklaroi se si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vetë kundër raketave nga Hamasi.

“Si çdo shtet, edhe Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për ta mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të hedhura mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne jemi të pikëlluar për të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, ta ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Qeveria e Kosovës lehtëson masat anticovidDuke filluar nga sot ndryshon orari i ndalim qarkullimit nga ora 22:30 deri në orën 5 të mëngjesit. Krahas saj është vendosur për rihapjen e lokaleve, hoteleve, qendrave tregtare dhe restoranteve. Qeveria e Kosovës vendosi në 7 prill masat e reja shtrënguese ku disa prej subjekteve iu ndalua hapja, por…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 98
    Kush është Petrit Ajeti, shefi i ri i AKI-së?Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë emëruar Petrit Ajetin, Drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.“Ky emërim është bërë në përputhje me kompetencat kushtetuese të Presidentes dhe Kryeministrit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës. Biografia e drejtorit të ri…
    Tags: në, të, dhe, për, ka, lajmet, fundit
  • 96
    BE dhe UNDP ndihmojnë Kosovën në përballjen me Covid-19, ofrohet mbështetje për 7 mijë e 500 familje të varfraZyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë dh Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë zyrtarisht veprimin e përbashkët për të ndihmuar qytetarët veçanërisht të prekur nga pandemia COVID-19. Ngjarja do të mbahet të hënën më 24 maj, në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës me…
    Tags: të, në, dhe, për, lajmet, fundit
  • 95
    Biblioteka Presidenciale – trashëgimi kujtese për brezat e ardhshëmSi e para e llojit të saj, biblioteka presidenciale “Dr. Ibrahim Rugova” – për të cilën ka dhënë mbështetje edhe Departamenti amerikan i Shtetit – synon të afirmojë historinë e përpjekjeve dhe sakrificave për shtetin e Kosovës.Trashëgimia e letrave dhe dekreteve presidenciale në Amerikë nuk do të mbetet e mbyllur…
    Tags: të, për, lajmet, fundit
  • 95
    Kriza në Jerusalem: Bota lutet për qetësi pas eskalimit të dhunësShtete në gjithë botën kanë bërë lutje për qetësi pasi sulmet mes Izraelit dhe palestinezëve janë përshkallëzuar ditëve të fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kanë kërkuar nga Izraeli dhe palestinezë të ulin tensionet sa më shpejt që të jetë e mundur. Dhuna ka…
    Tags: të, në, ka, lajmet, fundit
Comments