Mesazh

Mirënjohje dhe Falenderim!

Njerëzit janë krijuar në një mënyrë të tillë që të jenë mirënjohës. Menjëherë ndihemi të vlerësuar, sa herë që  ndonjë nga nipërit apo mbesat na përqafon fort, kur ndonjë i panjohur na komplimenton, ose kur na bëjnë ndonjë dhuratë plot me dashuri. Po sigurisht që ka kohë kur mirënjohja është më e vështirë për t’u shprehur. Por Fjala e Zotit na udhëzon: “ Për çdo gjë falënderoni sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jezus për ju.” – 1 e Thesalonikasve 4:18

Kohët e veshtira na nxisin të vlerësojmë thellësinë e mirënjohjes. Nuk kemi pse ta falenderojmë Zotin për gjërat e vështira  që na kanë ndodhur por duhet të jemi mirënjohës për mbrojtjen e Tij. Nuk ka kohë më të mirë se sa  Koha e Falenderimeve  për të reflektuar mbi mirësinë e Zotit, të kemi një marrëdhënie sa më intime me Të dhe të vlerësojmë Zotin e Plotfuqishëm për çdo bekim që na ka dhënë.

4 mënyra  për të qënë Falenderues në çdo situate:

  1. Përforconi ndjenjën e reflektimit
  2. Përforconi marrëdhëniet
  3. Përforconi kujtimet
  4. Përforconi zakonin e të reaguarit

Ndjenja e reflektimit

Kur është festuar për herë të parë Dita e Falenderimeve? Amerikanët do të thoshin në vitin 1621, dhe është pothuajse e saktë. Sepse ai ishte viti i parë që pelegrinët festuan por koncepti i shprehjes së falenderimeve është më i vjetër.  Populli i Zotit e ka shprehur mirënjohjen e Tij që në Festën e  Tabernakullit e cila lindi në kohën e Moisiut.

Çarë është festa e Tabernakullit?

Festa e Tabernakullit,festohej  pas 7 javësh, pas fillimit të të korrave. Festa e Tabernakullit , njihet edhe si Festa e Kasolleve,sepse izraelitët duhet të qëndronin në kasolle për 7 ditë. ( Numrtat 29:12-40, Ligji I Përtërirë 16:13-17).  Kasollet e bëra nga degë peme dhe gjethe shërbenin për t’u kujtuar popullit, sigurimin dhe kujdesin e Perëndisë  kur ishin në shkretëtirë.

Perëndia e  urdhëroi këtë javë  qëndrimi në kasolle, gjatë kohës që izraelitët ecnin përmes shkretëtirës për të shkuar në Tokën e Premtuar. Ishte një ndër ritualet që Perëndia u krijoi për t’i afruar ata sa më afër vetes  dhe  t’u mësonte atyre se çfarë do të thoshte të jetojë në prezencën e Zotit.  Kjo vlen edhe për ne sot. Kemi nevojë të qëndrojmë sa më afër Zotit për të  jetuar në prezencën e Tij.  Është diçka për të cilën duhet ta praktikojmë çdo ditë, por java e Falenderimeve është një mundësi e veçantë.

Përforconi marrëdhëniet.

Një ndër bekimet më të mëdha të Falenderimeve është mundësia për të kaluar më shumë kohë me të tjerët. Kur Perëndia urdhëroi të festohej Festa e Javëve dhe Festa e Tabernakullit , qëllimi i Tij ishte që të ishte një kohë bashkësie.  Ligji i Përtërirë 16:14 thotë:  “dhe do të gëzohesh në festën tënde, ti, biri yt dhe bija jote, shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote, dhe Leviti, i huaji, jetimi dhe e veja që ndodhen brenda portave të tua.”

Çfarë është Festa e Javëve?

Festa e Javëve, festimi i të korrave, ( Eksodi 34:22, Numrat 28:26-31, Ligji i Përtërirë 16:9-10 ) ishte një ndër tre Festivalet  që hebrenjtë kanë  festuar dhe festojnë në Jeruzalem.

Bibla është manuali më i mirë për të ndërtuar marrëdhëniet personale. Izraelitët jo vetëm që u udhëzuan të festonin bashkë me familjet e tyre, por supozohej që të ftonin këdo që ishte i vetëm. Si në Dhiatën e Vjetër ashtu dhe në Dhiatën e Re, Perëndia i vlerëson shumë marrëdhëniet familjare dhe shoqërore. Në letrat e apostullit Pal, gjejmë një përkushtim të thellë  ndaj marrëdhënieve. Ndërsa u shkruante Kishave, Pali ndërthuri, përshëndetjen, prezantimin, lavdërimet dhe fjalët paralajmëruese ndaj njerëzve të ndryshëm. Pali ishte një ndër njerëzit më të zënë dhe dinamik në tokë, por ai gjeti kohën për njerëzit – ashtu si Zoti na udhëzon.

Ndërsa festojmë Ditën e Falenderimeve, le të gjejmë kohë për njerëzit që Zoti i ka sjellë në jetën tonë.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    Izraeli dhe UngjilliNë pjesën e Torahut të kësaj jave, Jakobi merr zbulesë në lidhje me shpengimin. Shkalla e mbështetur mbi tokë, maja e së cilës prekte qiellin I referohet Mesias, siç mësoi dhe  Yeshua ( Jezusi) tek Gjoni 1:51. Ishte menjëherë pas ëndrrës kur, “Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e…
    Tags: të, në, që, dhe, për, mesazh
  • 97
    Rruga e JetësJeta është e pasigurt, por nëse dëgjojmë zërin e Zotit, Ai do të na udhëheqë dhe do të na japë forcë për të vazhduar të ecim përpara. Psalmi 25:1-22 E ardhmja është një shteg i panjohur me kthesa të ngatërruara. Aktivitetet tërheqëse mund të jenë rrugë të tërthorta që të…
    Tags: të, që, dhe, në, për, mesazh
  • 97
    Kur përballeni me një lëvizje!Disa nga ne i përballim mirë ndryshimet, por disa të tjerë jo. Për disa njerëz lëvizja është një sfidë emocionuese. Ata mezi presin që të shohin se çfarë i pret më tej. Për të tjerë, lëvizja në një vend të ri është një përvojë frikësuese që i largon nga gjithçka…
    Tags: të, në, që, dhe, për, është, mesazh
  • 96
    Jo sakrificë tjetërNë thelb të shumicës së feve në botë është dëshira për ti sjellë kënaqësi një zoti apo  perëndie për të përfituar jetën e përtejme. Ndjekësit jetojnë me frikën se mos shqetësojnë perënditë e tyre, kështu që ditë pas dite punojnë për të fituar shpëtimin e tyre përmes veprave të mira…
    Tags: të, në, për, dhe, që, mesazh
  • 95
    Çfarë e bën Biblën kaq të veçantë?I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje, ndreqje dhe për edukim me drejtësi. – 2 Timoteut  3:16 Çfarë e bën Biblën  kaq të veçantë? Për 2000 vjet rresht njerëzit  kanë shpallur se leximi i Biblës u ka ndryshuar jetën. A.Phillips, një studiues në Universitetin…
    Tags: të, dhe, në, që, është, për, mesazh
Comments