Mesazh

Mjerim dhe çlirim!

E mbani mend kur ishit fëmijë dhe kishit bërë diçka të gabuar? Ju e dinit që kur të shkonit në shtëpi, do të përballeshit me prindërit dhe do të vuanit pasojat, ndaj edhe keni marrë rrugën më të gjatë për t’u kthyer në shtëpi, duke i tërhequr këmbët zvarrë. Keni qenë të mjerë.

Në fakt, kjo nuk ndodh vetëm kur jeni fëmijë. Kur bëjmë diçka të gabuar që e dimë se nuk e kënaq Perëndinë, ne jemi të mjerë, derisa kthehemi në shtëpi dhe i rregullojmë gjërat me Të.

Davidi i përjetoi të gjitha këto. Për këtë mund të lexoni te Psalmi 32. Ai e dinte që kishte gabuar, dhe për ditë të tëra refuzoi që të merrej me gabimin. Ishte sikur duke mos folur për atë gjë, problemi do të zhdukej vetë. Ai e përshkruan mjerimin e tij me këto fjalë poetike: “Ndërsa po heshtja, kockat e mia treteshin midis rënkimeve që kisha tërë ditën. Sepse ditë e natë dora jote rëndonte mbi mua, fuqia ime i përngjante thatësisë së verës.” (Psalmi 32:3-4). Po, të gjithë ne e njohim këtë ndjesi. Është një ndërgjegje e rënduar, dhe një mjerim i vërtetë!

Por falë Zotit nuk është ky fundi i historisë. Davidi vendosi të merrej me gabimin e tij. Ai na thotë: “Para teje pranova mëkatin tim, nuk e fsheha paudhësinë time. Thashë: ‘Do t’ia rrëfej shkeljet e mia Zotit’, dhe ti e ke falur paudhësinë e mëkatit tim.”. Më në fund çlirim.

Mbase tani ju jeni po aq të mjerë sa Davidi. Ju nuk keni një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë sepse ekziston një çështje e pazgjidhur midis jush, një mëkat që ka vendosur barriera midis jush dhe Atij. Po ju çfarë po prisni? Mjaft i tërhoqët zvarrë këmbët tuaja. Pikërisht tani, ejani në shtëpi te Ati, rrëfejeni mëkatin tuaj dhe merrni faljen dhe restaurimin e Tij, ngushëllimin dhe afrimitetin me Të. Më pas me Davidin edhe ju mund të thoni: “Lum ai të cilit i kanë falur shkeljen, ai të cilit i kanë mbaruar mëkatin! Lum ai të cilin Zoti nuk e padit për paudhësi dhe në frymën e të cilit nuk ka vend mashtrimi.” (Psalmi 32:1-2).

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 98
    PaqebërësitEdhe pse mëkatet dhe shkeljet tona u paguan në kryq, mëkati ynë ende e trishton Frymën e Shenjtë, prandaj duhet të kujtojmë vazhdimisht varfërinë tonë shpirtërore dhe të pikëllohemi për mëkatin tonë. Le të kërkojmë të qëndrojmë të pastër në zemër dhe tërësisht të përkushtuar ndaj Zotit, në mënyrë që…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 98
    A është e gabuar të jesh i botës?Ai që thotë se është në dritë dhe urren vëllanë e vet, është ende në errësirë. – 1 e Gjonit 2 :9 “Kur isha fëmijë,” shkruan blogerja Karen Keegan, “të rriturit e përkufizonin botën si të bërit e diçkaje që përshtatej me ose përqafonte kulturën “. Për Karen, “bota” përfshinte stilin…
    Tags: të, në, dhe, mesazh
  • 98
    Fokusi në jetëKur të kuptojmë se armiku është dinak dhe se ai na sulmon nga shumë këndvështrime të ndryshme, do të jemi në gjendje të mbrohemi më mirë. Ndoshta martesa juaj është bërë e vështirë ose po përballeni me probleme financiare. Ndoshta  keni ndaluar së shkuari në kishë sepse jeni lënduar nga…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 98
    U bëftë vullneti i Tij!Çdo ditë, miliona njerëz luten me lutjen e Zotit pa e kuptuar se çfarë do të thotë të lutesh: “Ardhtë mbretëria jote, u bëftë vullneti yt në tokë ashtu si në qiell” (Mateu 6:10). Kur i lutesh në këtë mënyrë Zotit, po i thua: “Ti sundon mbi jetën time”. Si ndjekës…
    Tags: të, dhe, në, mesazh
  • 95
    Kuptoni thirrjen tuaj!Të mendosh se disa fakte rreth Jezusit janë të vërteta nuk është njësoj si t’i besosh Atij. 1 Pjetrit 2:9-12 Cili term përshkruan jetën tuaj të krishterë: besimtar apo ndjekës i Krishtit? Një besimtar mund të jetë i sigurt për gjërat pa i vënë domosdoshmërisht ato në praktikë. Por një…
    Tags: të, dhe, në, nuk, mesazh
Comments