Inkurajime

Mos e bëni fjalën “Më fal” si fjalën më të vështirë.

Ja, kam vepruar si një budalla dhe kam gabuar rëndë”. – 1 e Samuelit 26 : 21

A jeni përfshirë në ndonjë diskutim të nxehtë, dhe më pas keni kuptuar se e keni keqkuptuar atë që po thoshte personi tjetër? Të duket vetja shumë e ulët që gabuat në këtë mënyrë. Mund edhe të keni vite të tëra  që i mëshoni fort një ideje ose besimi egoist, sa marrëzi. Ndoshta e ke të vështirë t’a pranosh se sa gabim ke qenë për një kohë kaq të gjatë, për të mos përmendur dhimbjen e të kuptuarit se sa shumë dëm ke shkaktuar me marrëzinë tënde.

Mbreti Saul në Bibël ishte i familjarizuar me këtë ndjesi. Me ndihmën e Perëndisë, Davidi i zbuloi Saulit se sa pak mund të mbështetej te forca e tij. Sauli e pranoi se kishte qenë budalla. Por ky nuk është fundi i historisë! Pasi e pranoi fajin, Sauli u pendua dhe ndaloi së ndjekuri padrejtësisht Davidin. Të kërkosh falje për marrëzinë tënde është hapi i parë, kurse pendimi  është hapi final pasi  ndryshojmë drejtimin nga trajektorja jonë e mëparshme.

Kur pranojmë fajin dhe ndryshojmë mënyrat tona, hapim dyert për një të ardhme më të mirë. Por kur refuzojmë të korrigjohemi, do të zhytemi më thellë ne tërësinë e gabimeve tona. Zoti u jep falje dhe dhembshuri atyre që e kërkojnë. Ai thotë: “Unë do të shëroj shthurjen e tyre, do t`i dua shumëė, sepse zemërimi im u tërhoq prej tyre. (Osea 14:4) Për të pasur marrëdhënie e të shëndosha me njerëzit dhe me Perëndinë duhet përulësi dhe pendim  për restaurim. I vetmi budalla i përhershëm është ai që refuzon të kërkojë falje.

Facebook Comments

Share This:

Related Posts

  • 97
    Perëndia i bën gjërat të ndodhin në kohën e duhur!Sepse vegimi është për një kohë të caktuar, por në fund ai do të flasë dhe nuk do të gënjejë; nëse vonon, prite, sepse me siguri do të vijë dhe nuk do të vonojë. – Habakuk 2:3 A po prisni që dëshirat e zemrës suaj të manifestohen? A po luteni…
    Tags: të, dhe, që, për, inkurajime
  • 96
    Mënyra më e mirë si mund t’a filloni dhe mbyllni ditën.Zoti, Zoti, më ka dhënë gjuhën e dishepujve që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurin; ai më zgjon çdo mëngjes; zgjon veshin tim, që unë të dëgjoj si veprojnë dishepujt. – Isaia 50: 4 Cila ishte gjëja e parë që bëtë këtë mëngjes? A e latë telefonin mënjanë, larg…
    Tags: të, dhe, që, për, më, inkurajime
  • 95
    Shpresë në mes të yjeve që bien!“Tani, fill pas pikëllimit të atyre ditëve, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë dritën e vet, yjet do të bien nga qielli dhe fuqitë e qiejve do të tronditen.-Mateu 24 :29 Përgjatë historisë, ka pasur disa ngjarje të pabesueshme qiellore. Në 1833 dhe 1966, pati shira…
    Tags: të, që, dhe, inkurajime
  • 95
    Të thirrur veçmas për të pushuar!“Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak.” – Marku 6: 31 A e mbani mend gjumin  e drekës kur ishit në kopësht? Pas drekës, secili  nga fëmijët e kopshtit kishte me vete një batanije, të cilën e shtronim  me kujdes në dysheme; dhe më pas pritej të flinim për…
    Tags: të, për, dhe, inkurajime
  • 95
    Shqyrtoni mendimet tuaja!Dhe u tha atyre: “Vini re atë që dëgjoni. Me atë masë (mendimi dhe studimi që bëni) që matni (për të vërtetën që dëgjoni), do t’ju matet juve (virtyti dhe njohuria); edhe juve që dëgjoni do t’ju jepet edhe më (përtej).” – Marku 4:24 Nëse jeni një besimtar, me siguri keni…
    Tags: të, që, më, për, dhe, inkurajime
Comments